Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Iku Dritëroi

| E hene, 06.02.2017, 07:33 PM |


IKU DRITËRORI

 

Elegji me lot det për Dritëro Agollin

 

Nga ALBERT HABAZAJ

 

Shqiptarëve u iku Shkrimtari,

Shkrimtarëve u iku Pishtari.

Pishtari i pashuar u fik,

Dritëroi na dritëron me dritë.

Pikëllimi ma gufosi fjalën

Dhe deti ma nxiu valën.

Dhe mali, ulliri dhe lumi

Tronditen për Uratën që humbi.

Ai s’humbi, e zuri gjumi

Në krahë të bardhë pëllumbi…

 

Në hidhëroi ikja e Dritërorit

Mu në ujëvarë të kraharorit,

Ujëvara  merr shije të kripur

Për Uratën e letrave që ka ikur.

Nga Vlora, në trishtim Alberti

Dritërorin kujton me lot deti…

 

Vlorë, e premte, 03. 02. 2017