Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevahir Cirongu: Dritëro Agollit

| E hene, 06.02.2017, 07:22 PM |


Xhevahir Cirongu

 

Devolli heshti!? ...Por... Dritëroi jep dritë ,sepse ai na la fjalën e shkruar të bukur shqipe!

 

Dritëro Agollit

 

E ndali rrjedhën Devolli plak

Në plisin e  dheut derdhi lot,

Thinjave të flokëve u dha hak

Te vargu ylldritë të poetit

Me dhimbje  ato i puthën atë çast.

 

Devolli heshti, heshti , heshti!

Dhe vala s’tha dot një fjalë,

Lirikut të fjalës  iu drodh dora

E ndjehu edhe pena dhimbjen

Nga ky çast ajo zuri të qajë!

 

Devolli heshti,  s’kishte  më valë

Gjithë lulet e shkurtit atë çast qanë,

Ikonës së fjalës    bukur  shqipe

Dritëro Agollit  lamtumirë i thanë!

 

Durrës , e premte, 3 shkurt 2017