Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vahit Nasufi: Dueti legjendar

| E hene, 06.02.2017, 07:32 PM |


Vahit Nasufi

 

DUETI  LEGJENDAR

 

Është i pasur populli shqiptarë,

Me artistë dhe këngëtarë,

Me humoristë dhe valltarë,

Që na bënë të jemi krenarë!

 

Këngëtarë t`mirë dhe këngëtare,

Gjithmonë ka pasë estrada shqiptare,

Secili këndoi n`stilin e vet,

Disa solo, disa n`duet.

 

Një duet i mrekullueshëm,

Që është shumë i adhurueshëm,

Një duet i famshëm shumë,

Prej tij kënga rrodhi si lum!...

 

Demir Krasniqi, Shaip Berisha,

Estrada, thotë – lum që i kisha,

Dy yje këngësh si dy bilbila,

Shkëlqyen n`estradë si dy kandila!...

 

Ky duet legjendar,

Na dhuroi këngë plot një thesarë,

Bashkë kënduan për shumë vite,

Këngë të bukura, të këthyera n`hite!...

 

Ky duet i pandarë,

Me këngë mbushi një hambarë,

Që do t`vjetrohen por, kurrë nuk vdesin,

Në zemër të popullit do të mbesin.

 

Këngët e tyre popullore,

Kënaqin ndjenjat shpirtërore,

Këngët e tyre folklorike,

Kanë vlerë të madhe artistike.

 

Këta këngëtarë kantautorë,

Me çifteli dhe sharki n`dorë,

Oh, sa mirë ky duet këndonte,

Zëri i bukur, shumë larg jehonte

 

Nëpër koncerte kur kanë kënduar,

Duartrokitjet s`kanë pushuar,

N`festivale pjesë kur kanë marrë,

Janë kurorëzuar me vënd të parë.

 

N`shumë dasma kanë kënduar,

Nuk ka vënd ku s`janë ftuar,

Dasmorëve u lishin përshtypje t`mirë,

Për të varfërit kanë pasë mëshirë!..

 

Kariera e tyre gjysmë shekullore,

Hark e pendë s`i lëshuan prej dore,

Jetën këngës ia kanë kushtuar,

Këtë me vepër e kanë dëshmuar!...

 

Nëpèrmjet pllakave të gramofonit,

Nëpërmjet valëve të radio – stacionit,

Me klikime, disqe, kaseta dhe televizore,

Këngët e tyre dëgjohen prore.

 

Në çdo vënd ku shqip flitet,

Emri i tyre do t`skalitet,

Këta rapsodë të vërtetetë,

S`do t`harrohen kurrë për jetë.