Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Çumani: Cilin të besojmë...

| E diele, 05.02.2017, 11:06 AM |


CILIN TË BESOJMË, SHEFIN E (PA)DREJTËSISË TË REPUBLIKËS,

APO DONALD LU - në E AMERIKËS...!?

NGA ILIR ÇUMANI

Kur kapen gafil disa gjyqtarë, prokurorë dhe avokatë të korruptuar, shpesh herë, për t'u mbrojtur nën petkun e “imunitetit”, ata përdorin si “argument” dhe kazus mbrojtjeje përballë paligjshmërisë së tyre shprehjen:

“...po më shantazhojnë për shkak të detyrës...”

Në fakt, zotëruesit potencial dhe mjeshtërit më profesionistë të shantazhit janë pikërisht ata, kategoria e një pjese të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve të korruptuar dhe pa integritet në sistemin tonë të drejtësisë!

Sot, dëgjova kryeprokurorin e republikës z. Adriatik Llalla i cili, në përgjigje të akuzave të bëra nga ambasadori amerikan Donald Lu, ndër të tjera tha:

“....Sulmi i ambasadorit Lu mbi mua dhe prokurorinë shqiptare është një SHANTAZH....!”

Mu kujtua se dikur, kështu i bënte thirrje popullit shqiptar "udhëheqësi ynë i Lavdishëm" komunist Enver Hoxha, kur thoshte se:

“Ne hedhim valle në gojë të ujkut, ndërsa kapitalizmi amerikan po i bën shantazh dhe kërcënon Shqipërsë tonë Socialiste....”

Mos vallë, ajo që po dëgjojmë sot na kujton se po na ç’faqet sërish fantazma e kohëve të shkuara...!?

Cilin të besojmë për këtë, shefin e (pa)drejtësisë të Republikës, apo Donald Lu – në e Amerikës...!?

Zot, na ruaj nga e keqja, por "na ruaj" më parë nga Amerika...!!!!