| E diele, 05.02.2017, 12:36 PM |
Bedri TAHIRI
Përtej vdekjes...
(Dritëro Agollit)
Thanë si përqartë: Iku e na la Dritëroi!
Mua bëftë, seç më theri thellë në zemër
Edhe pse nga urtësia e Njeriut të mirë
Kisha mësuar se kurrë nuk vdes poeti!
Flokëthinjuri nga Menkulasi i Devollit
Qe poet, gazetar, prozator, dramaturg...
Ishte edhe në politikë e në Akademi
Por, para së gjithash, ishte NJERI!
Mato Gruda e plaku i sertë Mere
Rrëfeheshin para Komisarit Memo:
Për gruan e tokën, lëmë kokën!
Amanet, trashëguar nga Baballarët!
Prit edhe pak!- i thoshte vdekjes poeti
Duke tymosur duhan e ngritur dolli
Jeta e mësoi të mos ia ha qeni shkopin
Ashtu, në heshtje, mbylli sytë, si Hyjni!