| E diele, 05.02.2017, 11:18 AM |
Jusuf Zenunaj
OPOZITA
Sikur kënga n'letër,
opozita jonë e vjetër.
Zëri iu shtor
në dimrin e ftohët
me shi e me borë,
prej gjumit do të zgjohet
bashkë me ariun,
në pranverë,
kur qeveria
nga pazari del......
J.Z. 5 shkurt 2017
MARRËVESHJA
Thonë se u moren vesh
për murin n'veri.
popullit s'i bëhet vonë për pite
shijen ia njohin
përmes rreshkeve n' tepsi,
se gatimin e bënë
Rakiqi,, Be
me tonën qeveri.......
J.Z. 4 shkurt 2017
KUR BIE NJË YLL
Kur bie një yll,
një yll i rrallë ;
të gjithë thonë:
e kam njohur
kudo e kam parë...
J.Z. 4 shkurt 2017
DRITËFJALA
Edhe një dritëfjale
u këput në shkurt,
Emrin do t' ia ruajë
Njeriu me top
me aromën
e Trëndafilit në gotë....
I MADHI YNË NDRENIKA
(Robert Ndrenikës)
I pasurove shpirtërat tanë me art,
në film e n' skenë ditë e natë,
si hija mbas dritëstë t'erdhi pleqëria,
pos sëmundjes, n'spital
të lodhi vetmia,
"s'ka kohë ",
"s'ka kohë",
të mendojë për ty,
q e v e r i a ...!
REZOLUTA E MURIT
Rezoluta e nxjerr në kuvend,
as në kujtesë nuk zë vend,
Pa vizën e marrë në Bruksel,
si petullë n' ujë
e topi i letrës në erë.....
J.Z. 2 janar 2017