| E shtune, 04.02.2017, 08:43 AM |
Ulëset e qiellit
View on Nebeske stolice (Cellestial chairs) archaeological site below Pan?i?s peak on Kopaonik,Serbia.
“ Ulëset qiellore ‘” aty ku pushonin shpirtrat e të parëve tanë , aty ku vrojtoheshin yjet , aty ku mbrohej nga armiku (një lartësi 1913 m ( lmd )), nga aty ku shihet lugina e lumit Ibër dhe aty ku shihet Kosova janë rrënoja e një qëndreje të lashtë dardane . Aty ishte Dardania .
Dikur jo shumë larg në kohë flitej se në atë maje ishte edhe Kisha e Shën Prokopit , dhe aty shkohej çdo tetë korrik për të nderuar të shenjtin e krishterimit i cili u vra nga Diokleciani me 07.o7.3o3 pas Kr.
Në mënyrë eksplozive lindë pyetja ; A nuk është mëkat natyror që këto vende historike dardane dhe para dardane ( pellazge ) i takojnë një pronari të ardhur 400 vjet pas vdekjes së St,Prokopit ?
Celestial chairs ( Ulëset e qiellit ) janë një lokalitet arkeologjik që i takon Antikuitetit të vonë (shek.3-4 ) dhe kohës së hershme të krishterimit. (Nebeske stolice (Celestial chairs) or Crkvina locality is the archaeological site from the Late Antiquity (3rd / 4th century) and the early Christian period (end of the 5th / 6th century), located at an altitude of 1800 meters, just beneath the Pan?i? peak on Kopaonik Mountain (2017 meters)in central Serbia, at the administrative point with Kosovo- burimet serbe )
Është një fakt arkeologjik që zbulimet e tregojnë se këtu flejnë shtresat shekullore njëra pas tjetrës dhe e tregojnë të vërtetën e kaluar . Por ne nuk e njohim ,nuk kemi mundësi të dimë se çka gjendet e çka nuk tregohet )
Gjatë gërmimeve të cilat kishin filluar në vitin 1998 , arkeologët kishin gjetur mbetjet e strukturave të një Bazilike të hershme të krishterë. U gjetën fragmente mozaikësh në një gjendje të mjerë , me figura zoo-morfike të kohës. Të ju rikujtoj se këto janë malet e Kopaonikut shumë afër Kosovës.
Me interes të madh janë gjetjeve të monedhave metalike që e vërtetojnë kohën për të cilën po flasim, 96 sish.
Janë gjetur 16 monedha të shek. të tretë. 17 monedha të kohës së Perandorit Konstantin ((306-337) , 16 të tjera nga koha e Constantius-it II (337-361),, 17 nga koha e ValentiniatI (364 – 375), 8 monedha nga koha e Gratianit (378-379), 8 të tilla nga koha e pushtimi të Gotëve(378-379) dhe deri në kohën e pushtimit të Hunëve (rreth viteve 441 ) dhe nja 21 monedha të “paidentifikueme” për shkak të gjendjes së tyre të keqe.
Si mundemi të jemi indiferent ndaj zbulimeve që qartas e provojnë kohën tonë , vendin tonë dhe historinë tonë?
Ishim këndej pari më herët se ç`mendohet , ishim këndej pari dhe jemi dëshmitarët e vetëm trashëgimtar të historisë në fjalë .
Fahri Xharra, 01.02.17
Gjakovë