| E merkure, 01.02.2017, 08:33 PM |
HANKO
HALLA E ZEMËRUAR
Ç'ka Hanko Hallë që dukesh e zemëruar,
për motin e lig, a për moshë të shkuar ?
S'mê ngushton ngrica, aq më pak pleqëria
dimra të vështirë pashë n'vjet e mia.
Zemrën ma pëlcasin djelmnia me mjekra
vashat me shamia
si këpurdhat mbas shiut
kudo me xhamia.
Hoxhallarët e shitur,
s'janë si hoxhë Kadriu,
arabisht luten
prej jugut e n'skaj t'veriut.
Na janë mbyllur sytë
n'këtë shekullin e ri,
në kala nuk ndërtohet
as kishë as xhami.
Ne i shtojmë " lutjet"
n'gjuhën që s'e kuptojmë ,
Erdoganët në Serbi,
fabrika ndërtojnë....