Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bruksel: Prostestë për ndalimin e Haradinajt

| E merkure, 01.02.2017, 08:00 PM |


NË NJËMUJORIN E NDALIMIT TË PADREJTË TË RAMUSH HARADINAJT

TË SHTUNËN, MË  4 SHKURT 2017, NË ORA 14h30

TË GJITHË NË PROTESTË NË BRUKSEL

PËR LIRIMIN E RAMUSH HARADINAJT

Të dashur shqiptarë,

Më 4 shkurt bëhen një muaj që kur autoritetet e Republikës së Francës ndaluan z. Ramush Haradinajt mbi bazën e një fletë-arresti të konstruktuar nga regjimi terrorist i Serbisë. Mbajtja e kushtëzuar e tij të qëndrojë në Francë është sinjal se PADREJTËSIA TROKET NË DYERT E KOSOVËS!

Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e z. Ramush Haradinaj fton të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që në një njëmujorin e kësaj padrejtësie të mobilizohen si asnjëherë më parë dhe me pjesëmarrjen masive të dëshmojmë se kur janë në pyetje interesat tona kombëtare SHQIPTARËT JANË NJË!

Ftojmë të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera demokratike të mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit.

Është moment historik që shqiptarët e Kosovë, Maqedonisë, Luginës së Preshevës, Malit të Zi dhe të Shqipërisë të dëshmojmë se JEMI NJË!

Lirimi i PAKUSHT dhe i MENJËHERSHËM i z.Ramush Haradinajt është mesazhi që presim nga demokracitë perëndimore.

Protesta do të mbahet  në këtë adresë;

PLACE SCHUMAN- 1000 BRUXELLES