| E marte, 31.01.2017, 08:33 PM |
Mos
lakmoni token time
Mallkuar qofsha që të bëra më shtëpi
Or grek i zi
Edhe ty or Mal i zi
Që spate as dije e as mundësi
Të kesh shtëpi, të bëra me shtetësi,
Dhe tash më shet trimëri
Mallkuar qofsha që të krijova
Shtet e dinasti
Or shka i zi
Kur gjithë fqinjët tu të shikonin më neveri
Sepse ishe vetëm një skllav
Në skllavëri
Edhe ty toka ilire Maqedoni
Që ishe Iliri e Thraki
Të mbajta në gji
Sepse shqiptare ishe edhe ti
Por, por tash ma kthen më dredhi,
duhi e poshtërsi.
Nuk ua kam friken jo
Oj sllavëri
Sepse jam asht i moçëm unë
Këtë e di ti
Jam ilir, e më thonë Iliri
Që shuhem i tëri për liri e Shqipëri
Nuk ua kam friken jo
Sepse do të ju zë gjaku i fëmijëve të mi
Kur i ngulnit në hangjar
Dhe mi digjnit të gjallë në shtëpi
Për këtë tokë timen
Që e lakmon ti
Kanë perënduar ato kohëra
Kur më shtypje dhe më vraje ti
Sepse tash mu rritën djemtë e mi
Dhe kurrë më ajo kohë nën tirani
Çamëria do të jetë prap Çamëri
Or grek, faqezi
Tashmë po vjen koha jonë
Prandaj, çdo ditë po na sulmon
Por dije, dhe ta dish gjithmonë
Që po u shova unë
Do të shuhesh edhe ti
Or, grek, sllav, e shka i zi
Stockholm 30 janar 2017
Hasan dhe Lajde Blakaj