| E diele, 29.01.2017, 10:15 AM |
ALI PASHË TEPELENA në vargjet e mia
(cikël me poezi me rastin e 195-vjetorit të vrasjes)*
Nga Përparim Hysi
ALI PASHË TEPELENËS
(Në 175-vjetorin e vdekjes)
Nëpër gryka, nëpër thepa
Ndër shkëmmbinj e nëpër shkrepa
Zije prita e pusi
Djali i HANKOS,ALI!
Dhe lëshoheshe suferinë
Mu si ujku mbi bagëtinë
Mbi karvan të trokoshake
Mbi bejlerë e mbi oxhaqe!
E, kështu, kjo fama jote
Nisej mu si britmë shqote
Në Stamboll tek rrij Sulltani:
Çakallos- Arnautstani!
Ca nga ca e pak nga pak
Herë komit e herë kaçak
Zë e ngjita shkallët la...
Shpalle veten si PASHA!
80-vjeç lufon në këmbë
Pallën seç e mban ndër dhëmbë
Si luan në ballë sule
Tunde, ALI PASHA, tunde!
Ti, Pasha, me famë... dinak
Befas seç re në lak
Të gënjeu një trukferman
Si e humbe, KAPEDAN?!!!
Të mori në qafë tradhtia
Vate dëm trimëria
S'të harron SHqipëria
Ndaj për ty flet historia.
23 janar 1997
Turpi i ALI PASHËS
Ç'i hipe doriut që nga Tepelena
Pse Pasha e le, kalanë me bedena?
Të kish zënë sevdaja për gratë suljote
Bobo, sa turp! Ç'u err fama jote!
Tabori i ushtrisë të mbeti mbi shkëmb
Nga një grusht me gra, Pasha po lë mëndtë!
Turfullon mbi kalë, i egër, tufanb
-Hiqu, rrënjëdalë se do gjeshë belanë!
Turren gratë suljote, me thika sëpata
Ik Pasha ALI! Më të ardhtë mandata
Por ti, kryeneç, ngulmon si rrufjan
Jarg lëshon nga goja (do të shuash sevdanë)
Sorkadhet e Sulit, hidhen në humnerë
Ty s'të mbeti erz as të mbeti nder
Dhe në majë të shkëmbit, si rrufjan, dështak
Rreh me grushte gjoksin, PASHA DHELPARAK!
Për në Tepelenë, u ktheve revan
Vet lavdisë sate, i hodhe katran!
21 prill 1987
A ngjaj pak me ALI PASHË TEPLENËN?!
Ja që ngjaj pak me ALI PASHË TEPELENËN
(A nuk ka ai dy varre?)
Tani dëgjoni për mua të vrtetën
Dhe gjykomni drejt dhe ashiqare.
Unë vërtet që jam me trup në Amerikë
Por me shpirt jam në SHQIPËRI
Hë, ngjaj me ALI PASHANË ndonjë çikë?!
Mos thoni që po trilloj tani.
Florida, 21 prill 2004
* është vrarë në janar 1822.
Tiranë, 25 janar 2017