| E diele, 29.01.2017, 10:33 AM |
Luan Kalana
SHQIPETAR -Ball fisnikerie
-Rudhat e ballit fytyrë fisnikrie,
shenjë oroskopi ,moshë pjekurie,
brazda hallesh, lumenj djerse,
vija pentagrami,nota simfonie.
Rudhat e shqiptarit,epitaf jete,
plagë ,vuajtje e halle,dhimbje,
libra paqeje,jetë enciklopedi,
dramë pavdekësi ,luftra për liri.
Balli me rudha,qëndresë burërie
shqipe e shkruar në kuq e zi,
njolla gjaku rrathëve të trunjgjeve ,
pllakë gramafoni, himn për Shqiperi.
Balli me rradha skalitur si në gur,
trimave luftëtarëve një shekull,
rreshta me fjalë,libra, amaneti,
qëndisur si shqipja në flamur.
Lermë t’i ledhatoj rudhat në ballë,
reliev kështjellash,stoli Atdheu im,
male istikame , lumenj gjaku për liri,
hartë e shenjtë e Nënës Shqipëri.