| E diele, 29.01.2017, 10:01 AM |
Shyqyri Fejzo
Berberët në kokën e qerozit
Shitëm naftën e minierat
Premë pyjet, i bëmë zap
Botës do i blejmë plehrat
Fabrikat i bëmë skrap
Inflacionin e bëmë zap
Bujqësia eci përpara
I hoqëm vëndit goxha skrap
Plot blloqe lajthi e arra
Në shkencë s’kemi të sharë
Arsim a bujqësi më do
Batalione me shkencëtarë
Kontribojnë vec ne bordero
Janë si shumë, jemi pataksur
C’na duhen të tyret mendime
Disa duket, janë fandaksur
I gënjejmë me dy thërrime
Sa pak njerëz të aftë e shumë kopukë
Në vendin tonë të varfër e të mjerë
Njëmbëdhjetë pleq e dymbëdhjetë cibukë
Në kokën e qerosit të gjithë berberë.
Deri kur do shkruajmë për dashurinë?
Mjaft u shkrojt për dashurinë
Deri kur kështu, amani
Rusi e të tjerë në ballë rrinë
Si “Esenini nga Elbasani”
Ju cfarë do shkruani më shumë?
Ngado të lexosh vec dashuri
Nuk sheh në strofa fjalën “punë”
Ku hanë këta njerëz, asnjë se di
Harruat kryesoren, u ka xhaxhaj
Me të merret gjith rruzullimi
Puna, puna është babaj
Me atë rron njerëzimi
Pika e djersës e mërgon pikën e lotit
Kjo dihet në gjithë rruzullimin
Ndaj ka formën e peshën e globit
Ti sjellë njerëzimit gëzimin
Ne, fukarenjtë-
Fukarenj jemi, për bela
Kërkon punë e nuk gjen dot
Fukarenj po, nuk kemi as para
Klubet gjith ditën rrinë plot.
Ah! Kjo mjegull
Kjo mjegull armike e pyllit
Mike e mocme e ujkut
Maskë bastarde e yllit
Armike e zakontë e bujkut
Kur hyn në pyje nuk tretet
Zullumet e saj të gjithë i dinë
Sa largohet i tregon sekretet
Pabesinë mban mbi shpinë
Kësaj xanxarje të pabesë
Mos i shkoftë kurrë në mend
Që një të enjte heret me vesë
Të bëjë zgjimin në parlament
Shosha e kohës
Shosha e kohës, pa bujë
E ndan shapin nga sheqeri
Gozhutat i nxori mbi ujë
Në këndar turpi dhe nderi
Inflacioni i fjalës gjëmon
Trupi dhe mendja aty më bie
Stresant, agresiv informacioni
Në mjegull të dëndur cudie
Mëngjesi, ushqim pasqyra e shtypit
Mbesa do të dijë për xhentilin
Nipi mbrapsht i ka hipur qypit
“Gjysh, s’më the gjë për servilin”
Dialog “bashkëkohor” me nipin.
Gjysh, do merremi vesh ne të dy?
Më ke rrahur mua “me pambuk”
Kyce derën e banjës kur je aty
Se do ta nxjerr foto në facebuk
Tetori dinak
Të kam inat ty dimraku prag
Gërmoj për vargje të të shaj
Na ndez zjarr e oxhaku bubulak
Brymën e bardhë shtie pastaj
I mblodhe, mollë rrush e fiq
Festivale e hite te ti këndojnë
Gëzon konak të shtunat me miq
Të djelat dasmat nuk vonojnë
Emrin tënd o miku im
Në flet fletoresh shpesh e le
Në Korcë u bëka një promovim
Me miq e shokë do jem atje
Me erë, diell, shpesh me shi
Dinak, krijimet na i zbulove
Nuk të mbajta njëherë mëri
Ti i bie këmbës po nuk më fole
Era, vëlla, era!
Në degët e kumullës ne të dy
Dukej se ajo nuk do të zbresë
Dëshira i lexohej qart në sy
Për faj rinie unë kisha shpresë
Era na i afroi degët shumë
Këtë cast fatlum prita unë
Symbyllur afrohen dy palë buzë
Prap era e marrë na prishi punë
Era e ka fajin, vetëm era
Shqeu degët tona në behar
Faji mbetet jetim si ngahera
Ne ramë të përqafuar mbi bar
Trill djaloshar
Dy brirët e hënës, brenda ke
Që nuk fle dot bardhoku gji
Të mendoj shtrirë aty ku je
Përgjumësh a zgjuar, nuk e di
Nuk zveshim zana për herë të parë
Për trille a teka djaloshare
Shpikja e shpirit ka të ngjarë
Kësaj rradhe i zhgënjyer fare
Në derë të shurdhit paskam trokitur
Skifterët kurrë nuk ndajnë gjë
Nga gjumi sot kur jam ngritur
Dhoma ime ish si gjithnjë.
Kam vënë re
Nuk kam pare ende kurrë
Për një të keqe a brengë
Të qajë me zë një burrë
Hidhërimi del me këngë
Kënga e vaji këtu nuk ndahen
Si Shqiptari nuk gjen të dytë
Fatkeqësitë me zë nuk qahen
Qan zemra kur s’ lotojnë sytë
Gratë me zë e ligje qajnë
Porsi zonja të mëdha
Kështu më të bukura mu panë
Shumë të ndjeshme, si gra.
Cukash, kodrash e honeve të thellë
Simfoni që nuk përshkruhet dot
Kënga vajtuese e burrave si shpellë
Ëmbëlton iso e grave me lot