| E shtune, 28.01.2017, 09:33 AM |
NEBI DRAGOTI
POEMA E PRESIDENTIT
President?!...
Behem dhe unë,
dhe ti bëhesh,
bëhet dhe ajo,
bëhet dhe ai
president…
Presidenti
thjesht njeri:
bëhet një bujk,
bëhet një bari,
por… kurrsesi,
nuk pranohet një ujk,
nuk pranohet një dallkauk,
një dallkauk delenxhi !
President
për karrike,
president
për rrogë;
Kryetar kukull
i Atdheut?!
Është e kotë.
President
bëhet gjithkush
që ka horizont,
që ka kulturë,
që nuk është skuth,
që nuk është ogiç,
që nuk është bythëpambuk…
Presidenti
duhet të dijë:
për grigjën me dhenë,
për tufën me dhi,
si punohet në fabrikë,
në minierë,
si hapet një kanal,
si kullohet një fushë
për prodhim sa më të mbarë.
Presidenti
duhet i thjeshtë,
babaxhan,
bir nëne të jetë,
të jetë si ushtar
në shërbim të Atdheut
vigjilent,
vigjilent të jetë
dhe më i thekuri
Atdhetar…
Jo president
për hije,
dordolec are
të kthehet nga fryn era.
Jo, jo, jo
qesharak dordolec!...
Presidentët
për popull s’i kemi pasë adap,
se kanë qënë partiak.
Partia – nënë
kapistall
u kish vënë.
( E tërhiqnin nga pas):
uuush, uuush,
presidenti “gomar”!...
President
bëhem dhe unë,
bëhesh dhe ti…
Bëhet ajo,
bëhet ai
president…
Sigurisht
të sigurtë
ta mbajmë Atdheun
mbi shpatulla,
në pëllëmbë të dorës
si nëna të vetmin fëmijë,
ta mbajmë paqësisht,
bukur
ta drejtojmë politikisht.
Presidenti
me fytyrën e popullit,
me sytë e popullit,
me zgjuarsinë,
me zemrën dhe mendjen,
dhe forcën
e popullitm tim.
Kështu të jetë
presidenti im,
dhe i yti,
dhe i të gjithëve.
Atdheu të qëndrojë
fuqishëm,
shtatlart,
flamur në tramundanë,
shqiponjë
drejt kaltërsisë;
ne sytë e Botës
lart e më lart
EKONOMIKISHT!