| E shtune, 28.01.2017, 10:57 AM |
NJE
FSHATAR QE MERITON TE NDEROHET
(TUSH PALOKAJ BURRE BURRASH)
Nga Lush Palokaj
Patriotët më të mdhenjë të një kombi kanë dalë gjithmonë nga shtresat e uleta të një populli dhe kurrë nga klasat shoqrore të previlegjuara, thot Mark Twain. Historija, mesuesja e jetës e ka deshmuar së shtylla e kombit gjithmonë ka qenë fshatari.
Gjurakovci nga qendra e ka edhe fshatin e tij në të dyten kilometër rrugës për Klinë. I shtrirë në gjiun e një natyre fort të bukur, e në drejtim të veriut në dukje Bjeshkët e Nemuna me një pamje të mahnitshme që t'a kenaqin syrin e shpirtin me bukurite e tyre. Ketu në këtë fshat ka lindë babai i im Tush Ukë Palokaj me 1898, në kishe i pagzuar me emrin Gjon, me i vjetri në mesin e vellazërve dhe të motrave. Ka qenë dashtë të shkruaj ndonjë historian e jo unë i biri i tij, por dua që t'ju perkujtuar nese e meriton të hyj në analet e historisë dhe deshira e ime ma e madhe për çdo gënjeshtër të me kundervihet dikush i asaj ane.
Shtatgjatë, thatanik, me një fytyrë pak zeshkan, me qendrim të pelqyeshem, tipik rracë ilire. Edhe sot vuaj sepse kam qenë 17 vjeqar kur ka vdekur e nuk e kam njohur vleftën dhe meritat e tij. Me autoritet aq të lartë në terë rrethinen ku jetonte dhe me nje shikim të nënshtronte për t'u pajtuar me mendimin e tij sepse gjithmonë e verteta ka dominuar në shpirtin e tij. Në vitin 1992 kur Kosova ka qenë e rrethuar me një perde të hekurt tanksash, policë e ushtarë me qiti puna në qender të Istogut. I ndaluar para një shitoreje shof një burrë pak i shtyer në moshë duke ardhur në drejtim timin. - Mos je ti i biri i Tushit? Me pyeti ai. - Po më i riu në mesin e fëmijeve të tij. - A din ti për babain tend? Di pak por dua të degjoj prej teje. U ndal duke me shikuar me sytë e tij të përlotur. Ka qenë udheheqës i Ballit Kombëtar për terë teritorin e Gjurakovcit e Istogut. Një ndjenjë krenarije për mua dhe sipas tij shenjë mugese per ate burrë në ato ditët më të veshtira nën kthetrat serbe. -Jam tha Ali Rugova dhe mburru çfar babe ke pasë!
Nga viti 1941 gjithmonë aktiv në luftë kunder qetnikeve dhe komunizmit për katër vite me radhë. Me kujtohet në atë rini të hershme kur vinte ndonjë musafir në odën tonë të burrave bisedonin për pjesmarrjën e tyre në luftë dhe nuk e dija së për cilën luftë behej fjalë. - Njëherë me rrethuan dhe të vetmen rrugdalje e kisha livadhin e hapur. Pallton e kisha të shperthekuar dhe pelumbat e shponin në të majtë e në të djathtë por fati asnjë në trupin tim, thoshte babai. Kishte luftuar në Qafën e Diellit (Plavë), Smilevicë, Kaquberr, Turjakë, Rozhajë dhe Sanxhak kunder qetnikëve dhe komunistëve dhe Kolashin si udheheqës i Gjurakovcit. Kosova ka qenë mirë e organizuar për të mos e lejuar komunuzmin për të depertuar në Kosove dhe secila familje ka dhënë një apo dy ushtarë, trgonte babai. Komunizmi nuk do të kishte depertuar në Kosovë mos të kishin ardhe Brigadat Shqiptare në ndihmë, tradhti e pastër që ja solli Kosovës që Sanxhaku mos të bashkohen me Shqiperinë. Dhe aty e tutje me terë qenjen e tij e ka urrejtë Enver Hoxhen me shokë si tradhtarë me te mëdhenjë të kombit shqiptar. Erdhen për të e perkrah komunizmin i cili më vonë depertoj edhe në Kosovë - thoshte babai. Por perçudi për shumicën simbol kombëtar e në familjën tonë kurrë kush nuk ka guxuar t;ja permend emrin. Më vonë disa herë e kishin marrë në burg si udheheqës të Ballit Kombetar. Ja kishin marrë edhe të drejtën e votës, tregojnë deshmitarët. Shpetoj duke i falenderuar shqiptarët që dhanë karakteristika të mira për te,thoshte axha Pjeter, tani i ndjerë. E kishin shpallë si armik të komunizmit dhe kjo arsyeja që ja morën të drejtën e votës me 1945.
Ne sistemin komunist atë botë pasoj edhe kolektivizmi i tokave me Ko-operativat bujqësore e cila bëhej me deshirë por në Kosovë me dhunë. Babai kishte qenë i pari që e ka kundershtuar. Për këto qendrime kryetari i komitetit Perko Pejoviq apo Qorri siç e quanin e thirri në zyrën e tij sepse në mbledhje e cila mbahej nuk kishte të drejt pjesmarreje në mungesë të votës dhe e liron për një kohë. Në mbledhje Perku i kishte detyruar disa shqiptarë që të nënshkruhën duke e perdorur forcën fizike. Por në mbledhje i kishin thënë Perkut nese deshiron të jetë i suksesshem në kolektivizimim e tokave duhet detyruar Tushin të parin e ateherë të gjithë të tjerët nga Gjurakovci dhe nga fshtrat tjera do ti bashkangjitën. Perku prap dergon policinë natën dhe me dhunë e dergojne në atë takim. - Pse nuk ke ardhur në mbledhj i drejtohet Perku - kryetar komiteti dhe një femer e quajtur Bosa apo Ruzha Llutovac - sekretare e komitetit? - Pse me keni detyrue me ardhë pasiqe ma keni marrë të drejtën e votës. Por edhe me pas ardhë në mbledhje, ashper do ta kundershtoja kolektivizimin e tokave, e të tjerët nuk mund ti ndali. Babain, Prenken dhe Hajdinin me 7-8 të tjerë i urdherojnë që të rrijnë në koridor deri në perfundim të mbeledhjës. Kryehet mbledhja dhe i dergojnë në një dhome të komitetit. Me radhë një nga një por babain të fundit. Del i pari Prenk Gegaj nga ajo zyre dhe babait në korodor i thot: - ku, ku Tush me kanë mbytë dajak. A pate duar ti. A ke sakat i i thot babai? Kundershtoje ti n'ta mait dhe largohet nga koridori. I vie radha si i fundit dhe drejt ne zyre. - Ti je ai që nuk e pranon kolektivizimin i drejtohet Bosa. - Po unë jam. E kundershtoj sepse asnjë mashkull nuk e kam të punesuar dhe të tjerët janë në ushtri. E si me jetu ateherë? Sa di unë kolektivizimi asht me deshirë e jo me dhune. - I keni dermuar njerëzit dajak tue perdor dhunën. Ky koka komunizmi? E mesyen Ruzha por babai me karrikën që e kishte afer ta pret Bosen në sut të kresë. Ah, kurva e thiut ti me i ra shqiptarit. Ajo rrexohet e karrika copa-copa. E pastaj mesynë Perku, e babai me një kambëz karrike ta pret mbas qafe e palos për tokë. Të gjithë i nxjerre nga zyra dhe jasht ja drejtojnë revolën: - qit e të pshursha në te, i thot Perkut. Ndonse me revole në dorë të gjithe marrin iken por arrijnë policija dhe e arrestojnë. E dergojnë në stacion e policisë në Gjurakovc dhe aty burgu me famekeq i Rankoviqit në pesë gjashtë vitet e mëvonshme. Burgu ka qenë ndertesë dy kateshe. Kati i parë për të burgosur me podrum kurse kati i dyte për administratë policore.
Ato kanë qenë ditët e para te komunizmit dhe sipas deshmitarëve një drejtesi bukur e madhe atë bote Serbija ende e pa mbushur nacionalizem ekstrem. Duhet permendur se gjate asaj kohe pothuajse secila familje është detyruar t'a mbaj nga një të deleguar në çdo familje pa merrë parasysh së cfare kombësije. Fati në fomiljën tonë babai me vellazër kishte qenë i caktuar një malazez. Edhe mua fort mire me kujtohet. Petko Bozheviq jurist me profesion. E ka pasë edhe banesën në Gjurakovc por shumë rrallë shkonte atje. Kenaqësija e tij ma e madhe ka qenë kur gjendej në mesin tonë dhe kurrë urrejtje në sytë e tij nuk kam vrejtur. Nga ana tjetër vertete kenaqësi të gjendesh aty. Një jetë tipike fshatareske me plot molla, dardha, pjeshka, rrush, dy vneshtije, vere e raki. Për Shenkolle nga katër berre pjekshin në helli. Një jetë idilike e njejt sukurse në Iliaden e Homerit Në Trojen e Priamit të pasur. Krejt e arritur me punë e djersë të ballit.
Petku në ditën e parë kur eshte burgose babai e paska dergue ankesën në Federatën Jugosllave pa i tregue askujt dhe dikush tjetër nenshkrues dhe Zefi vëllai i babait caktuar për të shkuar edhe të Titoja në Beograd. Atje në ndertesën e federatës i ka parë disa sportela dhe në secilën i ulur nga një, nga çdo republikë. Nuk e kanë lejuar të hyj por Petku e kishte lajmeruar të bijën e tij që të takohet me Zefin. Nuk e ka njoftë por kur e largojnë e kupton, e kthen prapa dhe me te kerkon takim me Titon. Kesaj radhe askush i sigurt e ka pritë Titoja apo dikush tjetër në kabinetin e tij. Por me premtime të forta nese ka të verteta në atë ngjarje që e ka tregue Zefi do të dergohen persona zyrtar federativ për tu bindur në saktësinë e ngjarjës.
Pas shtatë muajve burg në një qeli afer shkallëve paska shkuar Petku dhe lajmrua babain për komisionin federativ dhe treguar ditën dhe orën e ardhjës se tyre për t'a vizituar burgun. I kishte thënë të ketë kujdes kur degjon se dikush ngjitet shkallëve me sa fuqi ka t'a grushtoj derën. Komisioni federativ një serb, një malazez, një sllovën, një maqedon, një i vojvodinës dhe një shqiptar duke u ngjitur shkallëve degjojnë krismen e derës dhe udherojnë që i burgosuri të dergohët para tyre - Eureka. I thonë babait drejtesia është në anën e tij e pason gjykimi.
Gjykimi i parë i rregullt pas çlirimit i përbërë nga tre gjukatës, Vidak Petroviq kryetar i gjyqit në Pejë, Isa Omeragiqi dhe Mirko Popoviqi. Në fillim kerkojnë nga babai që të pajtohët me Perkon. Kurse Tom Zhariqi kërkon që babai t'a terhjekë aktpadinë. Nese lirohet pergjithmonë dhe pa pasoja nga burgu babai e pranon kushtin. Por i thone se nuk mund ta lirojne nga gjyqi i popullit. E nese është gjyqi i popullit për të denuar të pafajshëm ateherë mua as mendja nuk me shkon për t'a terhjekë padine, pergjigjet babai. Vetem gjykimin e pranoj për me u bindë se a ka drejtesi këtë shtet. Caktohet senca gjyqsore pas një jave.
Seanca gjyqesore për të sjelle aktvendim me të njejtin trup gjykues: Perko Pejoviq, kryetar komiteti denohët me pesë vjet burg të rëndë dhe largohet nga detyra. Bosa apo Ruzha Llutovac - sekretare komiteti denohët me tre vite burg dhe largim nga detyra. Udbashi nga Tersteniku i Serbisë denohet me tre vite burg. Tush Uke Palokaj shpallët i pafajshëm dhe lirohët nga burgu dhe nga ajo ditë ua hoqi qafe kolektivizmin e tokave të gjithe shqiptarëve të anës se Pejës dhe Istogut ndoshta edhe më gjerë.
Pra babai i im, një fshatar burrë burrash siç e thot At Zef Pllumi me një qendrim dinjitoz,nuk perkulet para stuhive të ashpra jetsore - dheu i Kosovës vendlindja e tij më e vlefshme se ari. Eh, po të kishim pasë shumë burra të tillë ?!!!!!.........