| E marte, 24.01.2017, 08:22 PM |
Unë
biri yt
Sa të jem gjallë,
e frymë unë t´kam
Shqip mendoj,
e shqiptar unë jam
Në skaj të botës ,
e në çdo vend
Ty Shqipëri ,
kam më t ‘ përmend
Me dy ngjyra
kuq e zi
Do t´ mbajë në zemër
e, do të kem në gji
Kam më u djegë,
Si zjarr nga malli
Kam më u shu,
Si prush prej stralli
Por, kurrë nga zemra,
s´do të largoj
Gjithë t´ jem pranë,
kur të kesh nevojë
Si atëherë
në ditë t ‘rinisë,
Edhe sot,
më rrudha të pleqërisë
Asnjëherë s´ pushoj të dua,
se je lum e je krua
Lule e bukur fletë em fletë,
qiell i kaltër përmbi det
Por, për ty mori Nënë
e jap diell, e jap hënë
E jap veten me katandi
se je nënë, e lumja ti
Moj SH Q I P Ë R I
Hasan dhe Lajde Blakaj
Stockholm 23 janar 2017