Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lush Palokaj: Mark Krasniqi - Mos hiqni dorë nga bashkimi

| E hene, 23.01.2017, 08:30 PM |


MARK KRASNIQI: "MOS HIQNI DORE KURRE NGA BASHKIMI KOMBETAR"!

(Deri kurë me sjelljet e shtetit ëmë në këtë menyrë)

Nga Lush Palokaj

Titulli i këtij shkrimi është vepër e akademik Mark Krasniqi e perfunduar pak para vdekjës dhe e finanncuar nga patrioti i njohur Hajdar Bajraktari me vendbanim dhe neshtetsi amerikane. E mora këtë vepër si amanet për gjeneratat e arshme që një ditë kur të bashkohën trojët tona të shenohët si epitaf shtesë pranë simbolit që e ka të varri i tij në varrezat e Prishtinës . Eshtë i vetmi akademik me një mori veprash të dalluara nga të gjithë tjerët që u ka ba ballë pa kurrfar frike akademikeve të shkencave dhe artëve të Serbisë dhe gënjeshtrave të tyre sa u perket lashtësisë së shqiptarëve në trevat ku jetojnë. Me këto probleme  është ballafaquar sa ka qenë antarë i akademisë se shkencave dhe arteve të Serbisë. Një akademiku të quajtur Glisha Elezoviq nacionalist i qartur kunder shqiptareve i thot: - shok, hulumto mbiemri tend Glisha - (ELEZ)-oviq, a duhet të kenë serbet kësi mbiemri? Sipas fjalëve të profesorit ai mbet i shtanguar. Pos tjerash një ditë në Prishtinë kur e pa një shkrim të një akademiku tjetër serb me tha: - kjo është një gënjeshtër e këtij akademiku dhe nese askush nuk i kundervihët, gënjeshtra bëhët e vertetë. Nga ajo ditë me ka mbetur si vyrtyt dhe kushdo që gënjën dhe "trupi i gjallë brenda të cilit komandon mendja, drejton arsya, kontrollon vetdija dhe korigjon ndregjegjeja që udhehiqet nga morali dhe principet e tij" duhet të reagoi sidomos kohëve të fundit kur e verteta në terësi e ka humbur kuptimin në mesin e shqiptarëve në cilendo trevë që jetojnë. Këtë vyrtyt e mora nga këshilla e akademikut tonë të madh, shumë i madh -  Mark Krasniqit.

Në gazetën "Koha"lexova një shkrim të Vlladimir Dodikut president i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë i cili propozon bashkimin e katër komunave serbe në veri të Kosovës me Serbinë. Referedumin për pavarësi nga Bosnja e Hercegovina e ka organizuar në republiken e tij Srpska dhe ka dale fitues. Shtrohet pyetja a ekziston kjo ide në shtetin tonë ëmë - Shqiperinë?

Sa i perket Enver Hoxhes qysh në moshë të re e kam kuptue së të ai kombi e ka pas humbur kuptimin por vetëm ideologjia më e poshtër ka qenë e ngulitur në trunin e tij. Kurrë nuk kam shpresue që pas deshtimit të komunizmit të gjithe elitat tjera shteterore në Shqiperi të mbesin me mentalitet tipik enverist. Në Sali Berishen në fillim e kam pasë njefar shprese por me doli gacë e mbuluar. Shumë shpejt dhe shumë keq u zhgenjeva në te. Pas tij Fatos Nanoja mu në një takim diplomatësh në Lisbonë të Portugalisë deklaron se kryeqyteti i Kosovës është Beogradi. Thikë me dy teha pas shpine për kosovarët në ato ditë të veshtira të rrethuar nga forcat sebe. Shteti i" jonë ëmë deshton edhe në qarqet diplomatike - vallë a janë të racës tonë andej kufiri?

Me se shumti me kanë interesuar maskaradat dhe gënjeshtrat e Edi Ramës sot kryeminister i shtetit "tonë ëmë" dhe disa gazetareve të tipit të Baton Haxhiut që e arsyetonin se gjeja ai ka të drejtë të flet edhe për Kosovën, dhe në emër të Kosoves me Serbinë ndaj armikut tonë shekullor dhe sjelljët e Ramës me një naivitet të patolerueshëm.

Me kujtohet qysh më parë, pa ardhë kryeministër e pat marrë lejën që t'a vizitoi Preshevën dhe Bujanovcin. Jam i sigurtë së Sali Berishën edhe pse e ka furnizuar Serbinë me naftë gjatë luftës në Kosovë nuk e kishin lejuar që të shkoi atje. Por Rama arriti të depertoi dhe i kishte marrë disa flamuj dhe i pyeste popullatën për ta zgjedhe më të mirin flamur shqiptar - sa qesharak. I bindur jam se atij fare nuk i interesonte flamuri por mundohej për t'i bindur ata pak shqiptarë të shkretë, të pa mbrojtur as nga Shqiperia e as nga Kosova së ky na qenka një patriot i dalluar që lufton për të drejtat e tyre. Por populli në Preshevë e Bujanovc shpejt i kuptoj prfiditetin e tij. Këta shqiptarë trima të cilët ja kthyen edhe pushkën serbit për të drejtat e tyre njerezore, kanë mbete edhe pa babë edhe pa nënë. Me mirë nuk janë sjelle as elita Kosovare - këta mos i pastë kombi, nuk e trajtuan çeshtjën e tyre në bisedime me Serbinë. Por bazohëm në atë së Shqiperija është shteti i jonë ëmë që njeqind e më shumë vite. Ajo e ka fjalën kryesore për mbrojtjën e popullatës që i ka jasht kufive të saj ashtu siç bënë Serbia . Por jo, popullata shqiptare si në Serbi ashtu edhe në Maqedoni besimin më te madh e kanë të kosovarët e cila ende nuk është shtet në kuptimin e plotë te fjalës. Edhepse popullata shqiptare jasht kufive  nuk i kan as të drejtat elementare, shteti i jonë "ëmë" pa kurrfar kushti i plotëson kërkesat e serbeve dhe të grekeve në dy tre katundeve në Shqiperi me të gjitha tekstet shkollore të botuara sipas planprogramit shkollor serb dhe greke. Madje serbi sillet aty edhe me aeroplanët e tij(ish JAT-i) që i bartë popullatën shqiptare në shtete të ndryshme dhe sipas Edi Ramës ata nuk kanë asgje të keqe me Serbinë sikurse në kohën e fillimit të komunizmit në krye me Enverin. Dihet se edhe vellazerit e tyre, sllovenët, boshnjakët dhe kroatët ende janë shumë të rezevuar me ta nga luftimet që kanë pasë mes veti. Bazuar në këto sjellje  Serbia dehej të luftonte me Shqiprinë që Edi Rama t'i prish maredhenjet me ta - sa per luftën e saj me Kosovën - punë e madhe.

Shkon në Beograd e takohet me Vuqiqin me një pamje e gjestikulime të pahijshme dhe na del shume qesharak gjeja së i njef edhe shkrimtarët e tyre dhe i lavdron ata që ja kanë kajtë nënën shqiptarit. Flet për Trepçen dhe i thot Vuqiqit së ajo është pronë kosovare gjeja së ai nuk e paska ditur. Ajo shka me nxiti për këtë shkrim është së i deklaron agjensisë së lajmeve "Al Jazeera" të shteteve arabe së nuk ka bashkim kombetar as Shqiperi etnike. Shtrohet pyetja shka është me këtë njeri? Eshtë shqiptar apo jo? Sipas bindjeve të mija ky njeri një ditë Shqiperinë do t'a bashkoi me Serbinë e kurrë me Kosovën. Një  mentalitet i çorodditur që nuk i takon ambientit europian. Franqezi e do franqezin, gjermani e do gjermanin, çeku e do çekun, serbi e do sebin dhe vdes për të sepse janë të nje etnie. Perqudi Rama nuk e do shqipatarin vetem sepse e humb pozitën që e ka, e humb interesin personal. Jo vetem ky por edhe politikanët tjerë, dreqi e i biri në atë shtet janë me të njejti mentalitet. Dodiku i Bosnjës mban referendumin dhe Republika Srpska pavaresohët nga Federata boshnjake dhe shumë shpejt do ta shofim të bashkuar me Sebinë. Madje Dodiku thot se edhe komunat në veri të Kosovës duhet ti bashkohën Serbisë dhe i jep të drejt Kosovës që të bashkohët me Shqiperinë që Rama kurrë s'do ta pranonte.

Dalim kendej Kufinit në Kosoven e posa liruar nga Serbia. Synim, ëndërr,shpresë, ideal kenaqësija me e madhe shpirtrore e kosovareve për tu bashkuar me shtetin ëmë - gjithmonë ka qenë.

Profesor, doktor, akademik Mark Krasniqi pak para vdekjes e ka lënë një vepër të titulluar: "MOS HIQNI DORE KURRE NGA BASHKIMI KOMBETAR".  Ky hero i letrave shqipe, hero në qendrimin e tij dinjitoz, i pa thyeshem në kohët e turbullta të jetës së shqiptarëve në ish Jugosllavi ballafaqohet me akademikët serb që planifikojshin zhdukjën e shqiptarëve. Me kujtohet kur me pat thënë se kryetari Akademisë së shkencave i Beogradit jo serb me kombesi, i paska thënë kur i ka shkuar pranë - ke kujdes se keta mund edhe t'a merrin jetën. Shtrohet pyetja se a gjendet ndonje akademik në Shqiperi që i perket shembeltyrës së Mark Krasniqit me këtë ide ? Personalisht nuk njof të tillë. Kam lexuar se dy akademitë, ajo serbe dhe kjo e shtetit ëmë seshpejti do të takohën. Nese politika sipas filozofisë cilsohët si art i mundësis për t'i arritur qellimët e një kombi, kjo në shtetin ëmë e ka humbur kuptimin qysh nga fillimi i komunizmit - ëshë zhberë shqiptari në terësi atje.

Profesor doktor Ibrahim Rugova qelsi i pavarësisë së Kosovës. Si president i posazgjedhur pati takimin e parë me qarqët më të larta evropiane me qendër në Bruksel. Në konferencën e parë për shtyp pas luftës pat thënë: - vetem një ndryshim sado i vogël kufiri bëhët në ish Federaten Jugosllave, nuk ka kush që na ndalon bashkimin e Kosovës me shtetin tonë ëmë. Të dy këto ikona të medha kombëtare kanë qenë shenjestër e falangave enveriste në Kosove edhe Shqiperi. Rugova qysh nga fillimi si lider i LDK-es , kurr nuk ua ka shkelë derën socialisteve as PD-es të Sali Berishes. Para ca ditësh lexova një shkrim se si e paskan pasë planin për zhdukjën e tij e sot mu ata i shkojnë të varri - sa servil të mjerë.

VETVENDOSJA si parti me antarë revolucionarë të vertetë, djem e vajza krah për krah në burg e në liri - rroftë Shqiperia mëmë e cila është bërë shurdhër e nuk degjon. E vetmja si parti për bashkimin e trojeve. A ka ma kenaqesi kur në Kosovën tonë kemi djelmosha e vajza që tilla sot në një shtet të kapur sakrifikohën e janë bërë roje kufish kudër atyre që deshën t'i shesin? Me mish e me shpirte të interesuar që të gjithë shqiparët të jetojnë në një shtet etnik të racës tonë. Eshtë kjo VETVENDOSJA që e kundrshtuan bashkimin e komunave serbe por u malltretuan e u burgasën e nuk hoqen dorë dhe ajo pikë u hoq nga rendi i ditës dhe shpetoj Kosova që serbet mos të kenë te drejt që ata  vet të vendosin për fatin e tyr në një shtet të huaj. Por kjo parti nuk mund ta arrij atë qellim  pa qenë në pushtet. Shteti duhët të organizoj bashkimin kombëtar dhe shpresoj së shumë shpejt do ta mearrin pushtetin për t'i arritur qellimet. Eshtë tjetër çeshtje nese shteti ëmë nuk pajtohët. Me randësi është që ne kendej kufirit të organizojmë referendumin dhe e kryejm detyrën tonë më madhore. Kurse andej kufirit shpresat kanë humbur por me bindje qe seshpejti një gjeneratë e re do t'ja kthej dinjitetin shtetit tonë ëmë.

Se shka ka ndodhë në shtetin ëmë është mjerim, papegjegjsi, si të kishte qenë serbi duke sunduar aty. Vritet ministri i mbrojtjës Ahmet krasniqi dhe sot e asaj dite nuk është pergjegj kush. Fakt që askush nga kosovaret nuk kanë kërkuar zyrtarisht zbulimin e vrasjës së tij. Ka qenë e diture se falangat enveriste kosovare sot në pushtet nuk e kërkojnë zbulimin sepse ata janë bashkpuntorë në vrasjën e tij bashk me shtetin ëmë. Kjo ka ndodhë kur Fatos Klosi që e shanë Rugovën ka qenë në pushtet, shef i SHIKUT në Shqiperi. Vritët Ilir Konushevci ku pjesmarrës janë pjestarët e shikut në bashkpunim me falangat enveriste në Kosovë. Fajtor kryesor në këte çeshtje është Isa Mustafa i cili kurrë nuk ka kërkuar nga shteti ëmë zyrtarisht që të zbulohën vrasesit e tyre që kanë humbë jetën atje. Shqiperia dhe elita e asj kohe bashkpunon vetem me njerën anë, me ata që ua kanë mbushur gushën me para dhe Gjelozi në Ibrahim Rugovën dhe në PAVARESINE E KOSOVES.