Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mercedes Gega: Rrezja e parë

| E shtune, 21.01.2017, 07:50 PM |


Mercedes Gega

 

Rrezja e parë

 

Nga dritarja e shpirtit vjen

Ngrohtësia e puthjes së saj

Dhe zgjon

Një ëndërr të fjetur.

Në ditën time të re

Çelet

Një gonxhe premtimi!

 

 

Edhe në stinën e rënieve lindin ëndrra!

 

Vjeshtë…

Retë shëtisin të qeta

Me varkën e erës lozonjare

Drurët kanë vendosur të qepin

Veshje të re, mondane…

Është stina e dasmave!

Ndërkohë…gjethet që bien

Janë lotët e mallit të verës së shkuar

Apo dëshira e tokës për një tapet të praruar?

Po zogjtë, a ndiejnë keqardhje

Kur braktisin në ikje foletë

Apo shpresa e kthimit të ri

I mbart në krahët e saj të lehtë?

Kush tha që vjeshta është e trishtë?!

Ka nxituar, paksa, në gjykim

Dhe pse thyen tablonë ngjyra e nostalgjisë

Dhe në stinën e rënieve lindin ëndrra…

Padyshim!

 

 

Psherëtima

 

Të ka ndodhur të mos thuash

Ndonjëherë atë që do?!

Mos u përgjigj! E di që po!

Mos keqkuptohesh a mos lëndon

Kërkon një zgjidhje…Ajo vonon!

Të kap një brengë e një trishtim

Nis kërcet gishtat si për shpëtim

E sheh, e ndjen se ngusht je zënë

Dorën mbi flokë kot e kalon

Aty çdo fije është në rregull

Problem yt tjetërkund qëndron!

Ti skuqesh, zverdhesh, madje djersin

Ç’situata e kapin ndonjëherë njerinë!

Sytë i largon nga i tjetrit shikim

Dhe gjithçka e mbyll me një…psherëtimë!

 

 

Liri

 

Në sa vargje këngësh të kërkova

Shtegtova në sa maja poezish

Në sa thellësi legjendash notova

Të prita në çdo agim të ri.

 

Me ngjyrat e gëzimit pikturova

Në tablonë e shpresës me durim

Në kufijtë e imagjinatës vrapova

Strehuar të gjeta në shpirtin tim.

 

 

Dimër

 

Dimri i kërrusur nën pallton e vet

Acar tështin e psherëtin furtunë

Si pikëpyetje duken atje lart retë

Nga lutjet e diellit për një ditë më shumë.

 

i kërrusur nën pallton e vet

Acar tështin e psherëtin furtunë

Si pikëpyetje duken atje lart retë

Nga lutjet e diellit për një ditë më shumë.

 

 

Një buzëqeshje

 

Dhuromë një buzëqeshje të sinqertë

E mantelin e shpresës të thur me të

  verën e gëzimeve të më mbaj freskë.

Dimrat e grindjeve t’i përzë.