Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Si vajte president

| E diele, 15.01.2017, 11:17 AM |


Jusuf Zenunaj

 

SI VAJTE PRESIDENT

 

Si vajte n' Amerikë president ?

Të riut as plakut s'i zihet vendi-vend,

për heroin e gjallë që ra n'kurthë

më keq se dje kur qe n'luftë !?

E ti do ngresh gotën

si udhëtari në sofër me argatë,

i ftuar a i paftuar

ndenja është e gjatë....

9 janar 2017