Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mehmetali Rexhepi: Zgorreve të mendimit

| E diele, 08.01.2017, 10:20 AM |


Zgorreve të mendimit

Mehmetali Rexhepi

gurrave të mendimit

koha kodoi motin

hyri shiu i vakët

i  mallëngjimit

*

zgorreve të mendimit

gëlojnë grerëzat e bezdisë

*

nga thika e frikës

lakoju si toreadori

bishës së dykëmbëshit

*

godinës së dashurisë

i ngeli murana

nga epshi i zilisë

*

zgorreve të mendimit

arkeologët gërmuan

lashtësinë e korubes

dhe koruben e lashtësisë

*

zgotit të lisit

bezdiste

fija e merimangës

qëndiste

strategjinë e grackës

*

vëri pikë të zezë

mëshirës së flluskuar

zgorreve të popëve

asnjë anatemë

e shqiptuar  mbi  lëkurë

të mos  (sh)kruhet

të mos vishet

as si këmishë

as si lutje në kishë

pos oxhaku

i mbeti shtëpisë

*

mos të ta dyllos

mos të ta vulos

dorë e mendjes

letrën që zgjebos

*

gurrë e fijeve të lidhura

nuk do të ndërrosh udhë

se intuita

shpie drejt pikës

së bardhë të lajthitjes

*

le  t`i këputen kumtimit

gjymtyrët e territ

në shenjat e bardha

të pikësimit

Gjilan, korrik 2012