Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Gëzuar Vitin e Ri

| E shtune, 31.12.2016, 05:20 PM |


TUNGJATJETA NGA BUZËDETI VLONJAT!

DYMIJË E SHTATËMBËDHJETA QOFTË LULE DHE MJALTË!

Uroj një vit të ri të mbarë për njerëzit e mi, për miqtë e mi, për të mirët e Letrave Shqipe dhe Shqipëridashësit! 2017 - a qoftë fatbukur për fisnikë si Ju!

 

GËZUAR VITIN E RI 2017!

 

nga Albert HABAZAJ

 

Gonxhes, pa çelur, i vola freskinë,

Ëmbëlsinë ia preva nga hojet mjaltit,

Zemra qesh e më bëhet mandolinë,

Urimi bëhet notë e pentagramit…

Adhurueshëm spërkat me dritë Vlore

Romantikën e ndritshme me flatra lulebore.

Vala, si pulëbardhë, Adriatikut e Jonit

I merr me vete dëshirëmirat e Vitit,

Të vesuara freskët me aromën e limonit,

I zbukuron hijshëm gjelbërorja e ullirit.

Në buzë të detit bëhem lirikë për ju

E nis me mikun e kaltër mesazh të ylbertë,

Rezonancë bën diellin urimi im kështu,

I Vitit të Ri Dymijë e shtatëmbëdhjetë.

Vlorë, e premte, 30.12. 2016, ora 11:11’