| E shtune, 31.12.2016, 05:14 PM |
P o e z i
Sejdi BERISHA:
E, SI TA PËRFUNDOJMË...
E, SI T’IA FILLOJMË...
E, si ta përfundojmë
Se kurrë nuk kthehet
E, si të përqafohemi
Se pelin janë njerëzit
Me shoqi-shoqin
E, si të duhemi
Me kaq shumë hile e të liga
Deri sa përqafova mendjen
Ikur kishte treni
E, kurrë më nuk mund ta zëmë
Por, hajt...
Gëzuar Viti i Ri
Që nga etja jonë për dashuri
Duke u dridhur po vjen...
Por
Ecim e ecim
Se nuk i dihet
Ndoshta dielli nesër
Ose na ngrohë
Ose fare na përcëllon
Urime tokë e qiell
Urime pelegrinazhi im...
E, si ta përfundojmë...
E, si t’ia fillojmë...
(E enjte, 29 dhjetor 2016)