| E enjte, 01.12.2016, 09:55 PM |
Zhdukja e planifikuar e shqiptarëve të Maqedonisë
Nga Fahri Xharra
“Vdekje për shqiptarët” është porosia e lënë në derën e Shtëpisë së Alfabetit. Ky demolim ka ndodhur sot kur edhe pritej të mbahet manifestimi për shënimin e 22 nëntorit- Ditës së Alfabetit. Dhe , nuk është hera e parë që demolohet i njëjti objekt dhe gjithmonë anti shqiptarët kanë mbetur të panjohur për policinë. Dhe ne shqiptarët heshtim ,ose i shkruajmë disa rreshta dhe presim thyerjen e rradhës aty -këtu ne qendrat shqiptare. Asgjë turke nuk thyhet ! Çudi !
Ne e “ presim vdekjen ‘ tonë , pas sa e sa këngëve patriotike kushtuar “ trimave “ të luftës së vitit 2001.
U këndojmë atre që nuk iu ha palla se pse luftuan.
Dhimbje dhe nderim vetëm për ata që kanë rënë në frontin e çlirimit ! .(fxh )
Iu këndojmë hoxhallarëve qe kishin marrë pjesë në luftë sa për sy e faqe , vetëm që të shihen se edhe ata janë “pjesë” e një historie e cila u harrua shumë shpejt .
Dhe me vendosmëri edhe pas “Marrëveshjes së Ohrit “ edhe sot e gjithë ditën ish-Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka hedhur poshtë propozimin për njohjen e shqipes si gjuhë zyrtare në të gjithë territorin maqedonas.”
Gjuha shqipe nuk ka vlerë , gjuha shqipe nuk është zyrtare edhe pse në Fyrom shqiptarët janë më të mëdhenjtë në numër. Gjuha shqipe nuk ka vlerë se na e mbushi mendjen dikush që do “ bëhemi “ turq në tokën e Aleksandërit të madh ! Gruevski u shpreh se ideja e gjuhës shqipe , gjuhë zyrtare “rrezikon që të krijojë një përçarje më të thellë etnike në Maqedoni “. E shihni , ju që mundoheni ta tjetërsoni kombin e juaj ! E ju nuk jeni pak , jeni bukur shumë që në “ koalicion” me turkun dhe sllavin ia keni zënë frymën kombit shqiptar.
“Thënë më thjeshtë, gjuha shqipe përdoret në shkresa zyrtare vetëm në rajonet që kanë një përqindje të konsiderueshme popullsie shqiptare.-thotë Gruevski “ po , ku atëherë ? askund , se së shpejti me ndihmën e “ Besës” nuk do të flitet më shqipja.
Por nuk është Besa vetëm aty janë edhe patriotët tjerë Ali Ahmeti dhe Menduh Thaqi , të cilët Shkupin iu lëne maqave e e krijuan “kryeqytetin “e shqiptarëve në Tetovë . T`ishin bartur së paku në Dibër , aty ku edhe Gjergj Fishta mbante shpresa për një qendër të pa thyer shqiptare.
Por jo, Shkupi i Bajram Daklanit ,Hasan Prishtinës,Bajram Currit mbeti në duar të sllavëve dhe të atyre që xhamia iu është më e shenjt se shkolla, edhe atyre që asaj pjesë të Shkupit i kanë dhënë pamje të Kandaharit .
Zhdukja e planifikuar e shqiptarëve të Maqedonisë ! Po ,po e planifikuar dhe e heshtur nga hartuesit e saj.
Për derisa arabët filluan projektin miliardësh ‘Beogradi nën Ujë’ , turqit po na e forcojnë “Besen”, e po na e dobësojnë shpirtin e 2001-shës. Nuk na duhet Shkupi në Ujë , por shqiptarët mbi tokën e tyre të stërlashtë dhe krenar mbi te.
Më duhet të them se në vitet 1968 e deri në vitin 1990 , shqiptarët e Maqedonisë , vendorët pra ishin më vendor se sa që janë sot.
Sibela Asimovska është ankuar “ Manastiri ka nevojë që Shqipëria dhe Kosova ta kthejnë kokën pak nga ne, dhe te hapin konsullatë. Shkolla shqipe është ne nivel te ulet Sa i përket gjuhës shqipe, shume pak e flasin gjeneratat e reja. Ne vend se ne gjuhen shqipe, ata shkojnë e ndjekin kurse te gjuhës turke gratis, te financuar nga Turqia Të mos flasim per institucionet qe tradicionalisht janë etnike deri sot. Pa asnjë shqiptar është Biblioteka Nacionale me shume pak libra shqip, kurse ne Arkivin shtetëror, duhet te jesh hero qe te marrësh një informatë për te kaluarën tonë shqipe “shkruan Lajm” Shqiptarja e Manastirit me porosi prekëse: Na duhet ndihmë nga Shqipëria dhe Kosova” Sa keq , por Sibelës duhet thënë që Luigj Gurakuqi , Ndre Mjeda . Gjergj Fishta , Bajram Daklani, Hasan Prishtina , Bajram Curri kanë vdekur .
Po mirë , ju “ vendim marrësit” në qeverinë e Maqedonisë ( pozitë dhe opozitë) , ju miliarderët që plonci po iu pëlcet nga apetiti madh, ju profesorët shqiptar , ju hoxhallarë ( he mos qofshi ! ) a nuk e shihni se zhdukja e shqiptarëve është e planifikuar .
Kam dhimbje vetëm për ata shqiptarët ortodoks që e patën guximi të thonë : “ Ne jemi shqiptar ! “ , kurse ju të tjerët të mashtruar , të kërcënuar dhe te shantazhuar duhet të bëheni turq . Mjerim !