Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Kryetari në Drenas

| E enjte, 01.12.2016, 06:26 PM |


KRYETARI NË DRENAS

 

Kryetari i shtetit na erdhi,

na erdhi në Drenas,

të parën ka partinë-

kushtetutën e lë pas.

Mori pak mundim

edhe sot sikur dje

në fushatë pë PDK,

me lutje për votim

"ta zgjedheni Ramizin

se është dosti ynë ...".

J.Z.  1 dhjetor 2016

 

 

RAMA YNË

 

Rama ynë, kryeministri

ngado shkon fjalë t'mëdha lëshon,

çka thotë sot, nesër " harron ".

Si n' Preshevë si n' Kuvend

gra e fëmijë i lë pa mend.

Kohët ikën ai vazhdon

zhurma e fjalëve nuk pushon.

Gjuha e Ramës si tehu i shpatës,

në Samitin e Mërgatës,

si Qemali prej ballkoni,

flet e flet si Ciceroni,

Pse s'i themi puna e mbarë?!

Arën mos e lë pa farë,

atë që mbolle,

kur do të dalë....?

J.Z. 20 nëntor 2016

 

 

HERË ME SHALË...

 

Nuk ndërron moti

me diell e me shi,

sikur ndërrimet

në parti.

Turr e vrap pa u ndalë,

herë me shalë,

herë me samar,

Kësi lojtarësh

kemi shumë

sikur peshqit

nëpër lumë..

Ngadalë bien

ma shpejt zgjohen,

as nuk skuqen

as nuk turpërohen.

J. Z. 15 nëntor 2016