Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kalosh Çeliku: Partive prapa u vjen historia

| E hene, 28.11.2016, 09:51 PM |


PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE

PRAPA U VJEN HISTORIA

(Urim Festiv në Ditën e Flamurit).

NGA KALOSH ÇELIKU

Frikë, sot të kesh të vijë Nëntori kuqezi në Shkup. Edhe, pse: gjatë sistemit komunist, mezi e kemi pritur me zemër e shpirt, Festën e Flamurit kombëtar kuqezi. Nëntor, të cilit sot i turren përmbrapa, politikanë të arratisur, kakademikë, shkrimtarë oborri e intelektualë të rrejshëm. Flamur, për të cilin gjatë sistemit komunist, vetëm pse e kemi fshehur si shqiptarë nën jakën të setres, i kemi hëngër më së paku, pesë vjet burg. Dënim tjetër na ka pritur pas dere, nëse e kemi nxjerrë në dhomë, ose të valojë mbi çati të shtëpisë.

Edhe, atë: Frika e arrin kulminacionin gjatë “ndryshimeve demokratike”, Nëntori i kuq kur vjen para zgjedhjeve parlamantare në “dorë të popullit” shqiptar: Gjaku i shqiptarëve, ndizet zjarr. Copë - copë i bëjnë lodrat. Dajret e çiftelitë. Fytas rroken shoqi me shoq për vdekje, ose liri deri në “fitore” për jetë argati në “pushtet”. Urtakët e popullit shqiptar, e kanë thënë moti kohë, se: shqiptarët, janë popull” që  shpejtë ndizen në oxhak me flakë, por edhe e aq më shpejtë shuhen pranë dromaxhakut me kokë gjarpëri, ende pa dalur  te pragu i derës, në Lëmë.  Mos e them haptas publikisht (e thashë), edhe unë si autor i këtij shkrimi publicistik: Bukën e misërit rrëzë Çukës, ende pa u pjekur në çerep dhe nën saçin me shpuzë mbi kurriz pranë oxhakut, në prani të fëmijëve duke fërkuar barkun me duar, mos e nxirrni para kohe në sofër! Shkaku, se: Prapa na vjenë Historia.

Unë shkoj edhe më larg, përtej maleve si autor i këtij shkrimi publicistik: Shqiptari është si Kryengritësi i veprave të mia artistike letrare erotike - satirike, nuk do t’ia përmed emrin e vërtetë artistik Heroit kombëtar, pas Sënderbeut. Shkaku, se: jam me pak “moral” tradicional, brez pas brezi shqiptar. E basoj se, e kuptuat simbolin dhe porosinë historike si lexues besnik i librave të mi artistik. Fjalën e kam krejtë në tjetër vend, armën e vetme strategjike luftarake me të cilën meriton të krenohet shqiptari. Nuk është “hanxhari”, “alltia”, mauzerri. Aqmëpak, topi i Mic Sokolit. Është, Kryngritësi shqiptar historik. Aqsa, më shumë t’ia përgëdhelësh kokën, ai e çon kryet për Liri. Atij, duhet t’i bish me tokmak vathe në kokë, që ta ulë kryet. Përsëri, nuk e ulë kokën, maleve e fushave kërkon Liri. Sarajeve të Pashait, nateditë u bie me shokë. Besim hyjnor, në të cilin unë besoj se, një ditë patjetër shqiptarët me këtë Kryengritës do të hipin në Baba Tomor.

Qyteti, padashtas gjatë këtyre festave kombëtare e merr krejtë një pamje tjetër festive. Rrugët gjatë këtij muaji historik, gjoja sipas mundësive pastrohen për çdo ditë nga bërlloku para derës Shtëpisë?! Flamuj kombëtar kuqezi, qafë për qafe  me diellin me rreze në çdo bandere (shtylla) telefonike e elektrike. Askushi, nuk na dënon pse e kemi nxjerrë mbi çati të shtëpive dhe nëpër Çarshi të Shkupit. Pamje festive, që nuk e ka Komuna e Çairit para Vitit të Ri në pritjen e Babadimërit, si komunat tjera të “vëllezërve”, në Shkup. Shkaku, se: Babadimëri me thesin plotë dhurata në shpinë edhe për fëmijët shqiptar, nuk guxon të vijë në Shkup si shqiptar, se: e grushtojnë “muslimanët” në mes të ditës si “i dërguar i Shejtanit”.

Përkundër, moti manifestimeve të vdekura arsimore e kulturore në këtë Shtet të “përbashkët demokratik”, që gjatë gjithë vitit kanë qenë në gjumë të thellë arushe, këtë muaj gjatë kësaj dalldisje politike shqiptare parazgjedhore, jerm zgjohen nga varri sa për sy e faqe. Zhurmë kulturore për të bërë në “Shqiptari” nëpër Bit - Pazar me moton “patriotike”: “vëllazërim - bashkim”. Gjatë kësaj fushate parazgjedhore, ndonjëri çirret edhe për Shqipëri Etnike. Thirret në UÇK. Fundekrye veshur me petka partiake fundamentaliste me “besë” e pa besë. Gati në çdo çajtore e qebaptore gjatë një manifestimi “multikulturor”. Fat pati, Institucioni i vetëm kulturor gjysmëshqiptar: Teatri Shqiptar, që gati tre vite ka shpëtuar nga këto organizime kulturore e fetare. Nuk ka shfaqje teatrore, nuk ka akademi përkujtimore për dëshmorët e luftës, nuk ka ilahi të festave fetare. Një Zot e di, kur do të nis me punë, Çerdhja e “nacionalistëve” shqiptar, në Shkup. Drejtori i tij “kryengritës” si komandant në Shkup, i zbritur nga mali me “bagazh” lufte me disa mandate e poste partiake, tashti garon për deputet i popullit shqiptar?!

Partizanët e Partive politike, gjatë festave kombëtare shqiptare për çdo vit me flamuj partiak kuqezi e “pushtojnë” Shkupin. Them, vetmevete: po, sikur paratë e harxhuara për gjithë ato shtabe partiake nëpër qytete e katunde, salla sportive të “vëllezërve”, autobusë me firmën e tyre partiake në ballë për “fitore”, bilborde e shalla të partizanëve me mbishkrime partiake përqafe, sot t’ia jepnin gabimisht arsimit dhe kulturës shqiptare?! Vërtetë, populli shqiptar nuk do të kishte Dimër për Ditën e Nesërme. Qindpërqind, do t’i kishte godinat e tyre shkollore, tekstet dhe lektyrat shkollore. Revistat dhe librat për fëmijë. Dhe, votat e meritura demokratike si parti politike shqiptare. Tek, atëherë do t’i kishin “hallall” me shpirt e zemër, votat e këtij populli liridashës shqiptar edhe në atë jetë - Parajsë, përetaj varri, në Xhehnem.

Rrufjanët, nuk janë larg tyre si nëntokë policore letrare.: “me armik e për armik”. Përvojë pune kanë, që nga sistemi komunist. Borxhin politik, duhet kthyer miqëve të tyre “strategjik” ideologjik nga Shqipëria e IRJ e Maqedonisë, që me vite i raklamojnë me të madhe atje në Mëmëdheun e Çajupit si zarzavate Kopështi të cilësisië së “lartë” patriotike e artistike?! E, në Shkup me vite,  kalben si mallëra me afat të skaduar nëpër tezgat e Bit - Pazarit. Mallëra ekonomik Kopështi, që Kosova moti kohë i ka përcjellë në kontenierët e bërllokut shqiptar.

Vrik e vrik, kur e shohin veten në rrezik si “patriotë” shqiptar, i vënë në lëvizje makineritë policore politike të “vëllezërve” nëpër shekuj. Aparatin burokratik të tyre nëntokësor në përkëthimin e librave të partizanëve, miq ideologjik dhe përurimin e “kryeveprave” të tyre “botërore” në prag të zgjedhjve parlamentare, në një  Çajtore të Bit - Pazarit“, në Shkup në një “gjuhë botërore”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  krah për krahu me ambasadorin e tij kosovar në Shkup, shkon edhe më larg me politikën “parashikuese” shqiptare për Ditën e Nesërme: i dekoron në Hotel “Palas” me medalje të “arta” në emër të Republikës Kosovës edhe njëqindekutadi unë “patriotë” shqiptar për Pavarësinë e Kosovës?! Mendimi im, mjaftonin të ishin pesë, ose shtatë personalitete. Burri botës, zarzavatet e Kopështit i futë në një thes kanapi me arna: patate, speca domate, kastarveca, lakëra e banane. Edhe, kunguj Stambolli. Moment, kur është dashur të dekorojë më së paku pesë, më së shumti shtatë personalitete shqiptar, që i njohin vetë shqiptarët, por edhe bota.

Megjithatë, është Koha dhe momenti i përshtashëm për tregti partiake “patriotike”. Ndoshta, në këto pazare partiake shqiptare, tregtarët rastësisht shesin ndonjë Kungull Stambolli. Hapsirë të lirë për reklama propagandistike letrare - patriotike. Hë për hë, gjejnë tek partitë politike shqiptare, që gjatë gjithë vitit me votën e popullit shqiptar e kanë nëpërkëmbur arsimin dhe kulturën shqiptare. Turr, sot bëjnë në organizimin e përurimit të librave “kryevepra” nga Tirana, në Shkup. Përmëkeq, për çdo ditë e përurojnë të njëjtën “kryevepër” letrare, matanë Urës Gurit dhe nëpër Çarshi, Tetovë, Dibër e Strugë. Domatet e tyre të kalbura, i nxjerrin mbi tavolinë. Kakademiku, si gjithëmonë në këto anë shqiptare, është shitësi i mallit me “vlerë artistike”, në rolin e policit ”artistik” mbarëkombëtar. Mungonte DoktorZiu, prodhuesi i domateve të skaduara artistike, t’u bëjë reklamë ekonomike specave të kalbur djegës. Reklamën propagandistike, e merr në dorë tregtari i rastit policor, flet për speca djegës të kalbur, e harron se mbi tavolinë sot shiten domate të kalbura kopështi. Kalorës të arratisur shëtisin nëpër Bit - Pazar. Fatkeqësisht, që Shkupi historik sojin e këtij niveli artisik tregëtar “shqiptar”, e ka sot me qerre nëpër Bit - Pazar. Çfarë shkrimtarësh janë këto kalemxhinj e pyes veten, që nuk i do Tirana  e Prishtina e i do Shkupi?!

Pajtohem, deri diku me realitetin politik shqiptar. Vështirë, sot nuk e kanë këto kalorës të arratisur me “kryevprat” e tyre letrare të fotografohen para kamerave televizive,  në Shkup. Hallin, e kam te Skënderbeu i cili ka mbetur sokaqeve të Bit - Pazarit, që nuk e lënë rehat “turqit” e sotshëm të Shkupit, duke ia zbuluar pusinë, pas ferre. Edhe, një kat e hipin me gjithë kalë e shpatën në brez më lartë si “roje” Çarshie, në Bit - Pazar. Padyshim, ta nxjerrin në shenjë si “nacionalistë” shqiptar. Përsëri, vitin e ardhshëm ta shalojnë në rrugë me të katra mes varrezave të automobilave, edhe gjatë zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Fushatë parazgjedhore, e Nëntorit të kuq me “flamuj kuqezi”, me të cilin partitë politike shqiptare do të kenë me çka ta mbyllin vitin e  “sukseshëm” politik (2016) para kamerave televizive para syve të popullit.

Mëkot, Poeti e ngriti zërin me një protestë poetike, në Shkup:

 

Ringjallja e Skënderbeut

 

Erdha t’ju shoh nga varret

çka keni bërë kaq vjet?!

A jetoni në Liri,

apo ende e doni Robërinë.

 

Asgjë, s’paskeni bërë, o burra

Përveç, këngëve me çifteli...

 

E, unë autori i këtij shkrimi publicistik siç duket, kotnasikoti pres Heroin tonë kombëtar partitë politike shqiptare, Nesër të hipin në Kalanë Dardane. Arsye, gjatë gjithë jetës ka qenë burrë i kalave. E, kurrë i sokaqeve të turkut. Ose, siç thotë shpesh populli shqiptar: Prit me muaj, e pritë me vjet, pushka e Lilës s’po kërset.

Partitë tona politike shqiptare: me “fe, besë e pabesë dhe Zot”, Skënderbeun e shëtisin vite me radhë me gjithë kalë me shalë nëpër Çarshi. Kërçova, ende e mbanë fshehur në podrum, nuk e nxjerrë atje ku e ka vendin si hero shqiptar, ku ai moti kohë e kishte fituar me shpatë e gjak Kalanë si Hero kombëtar shqiptar legjendar, pas Luftës Dytë Botërore, në Kërçovë. Tekefundit, së paku t’i japin një kovë ujë nga bunari (pusi) Kalit të tij historik. Ose, hudhin një krah bar nga Livadhi, atit të tij besnik në grazhd.

Frikë kam se, një ditë Skënderbeun nuk do ta shoh në Shkup. “Turqit” e Shkupit, kokën do t’ia shpiejnë në Stamboll, trupin në Shkup, e kalin në Rusi.

Partive Politke Shqiptare, prapa u vjen historia...