| E diele, 24.08.2008, 06:58 PM |
Gjithçka e shënuar me saktësi. Më shumë se 15 faqe të kartelave mjekësore zbulojnë gjendjen e vërtetë shëndetësore të poetit. Nga data e shtrimit, ecuria e sëmundjes, përmirësimet, vizatimet e mjekëve për mushkëritë e dëmtuara të poetit, deri te pika e shuarjes, botohen për herë të parë në përvjetorin e 70-të të vdekjes së Migjenit. Kopjet autentike janë marrë nga arkivi i përgjithshëm në
Nga Adriatik Kallulli
Mbushen plot 70 vjet nga ndarja e Migjenit. Më 26 gusht të vitit 1938, poeti mbyll sytë në sanatoriumin e Torre Peliçes, pranë Torinos. Për herë të parë, në këtë përvjetor botohet kartela mjekësore–klinike e Millosh Gjergj Nikollës, Migjenit. Janë kopje të nxjerra pas shumë kërkimesh në arkivat e Torinos. Në fakt janë dy kartela. E para fillon që nga dita e tij e shtrimit, më 14 shkurt të vitit 1938 në sanatoriumin e San Luigit në Torino. Faqet e kësaj kartele mbyllen me datën 11 gusht të ’38-ës kur poeti u zhvendos në sanatoriumin e Torre Peliçes. Këtu
Kartela
..”Unë – Djepi juaj, ndoshta vorri juej” Ka një mori njerëzish që, me të mësuar se i ka kapur një sëmundje e rëndë që konsi
derohet e pashërueshme për kohën, bien dita-ditës shpirtërisht, gdhihen të ngrysur të sulmuar nga psikoza e saj dhe i dorëzohen pesimizmit e fatalitetit. Ka të tjerë që e përballojnë atë me kurajë të vërtetë, duke jetuar e punuar sikur të mos u ketë ndodhur asgjë, të merakosur vetëm për faktin nëse do të jenë në gjendje ta kryejnë misionin që i kanë vënë vetes apo kosa e rreptë e vdekjes do t’i rrëmbejë sakaq. Migjeni u përkiste këtyre të fundit. Edhe pse qysh në fëmijëri dhe adoleshencë u breshërua nga një mori vdekjesh të më të afërmve të tij: nëna, vëllai, babai, gjyshja, i përballoi ato me trimëri dhe u përfshi në rrugën më të vështirë të jetës, në atë të idealistit dhe vizionarit. I shëmbëllen kësisoji atij lisit shtatlartë që edhe pse “tundet dhe përgjaket në pasion të viganit, thërret me zë të lartë: “Jetë! Jetë unë due! – e frymë merr prej fellit.”
Sëmundja fatale për kohën i kishte bërë paralajmërime të serta edhe në vitet e shollës, në seminarin e “Jan Teologut” në Manastir, kur në vitin e katërt në tremujorin e dytë nuk e ka ndjekur fare procesin mësimor dhe ku në regjistrin përkatës ka këtë shënim domethënës: “nxënësi nuk ka nota në tremujorin e dytë, në pjesën më të madhe të lëndëve dhe në sjellje për shkak të sëmundjes”. Biografët e hollësishëm, sidomos të viteve të seminarit, Dr. Petro Janura dhe studiuesi Rinush Idrizi, japin fakte dhe detaje kuptimplotë për këtë periudhë të sëmundjes së tij, kur ai ishte vetëm njëzet vjeç. “Milloshi e kishte fare të qartë tani gjendjen e tij shëndetësore, por përpiqej të flakte mërzitjen, dhimbjen, ankthin… Në vitin e pestë ai do të jetë vazhdimisht nën kontrollin e mjekut, por do të shkëputet pak nga shkolla”, dëshmon Rinush Idrizi në biografinë “Migjeni”.
Ashtu si shumë seminaristë të tjerë, Milloshi doli i sëmurë nga vitet e qëndrimit në seminar. Ushqimi i varfër, veshja e papërshtatshme dhe i ftohti drithërues i Manastirit i kishin shkaktuar një varg bronko-pneumonish dhe pleurit. Pas ardhjes në Shkodër, me 24 Dhjetor 1932 dhe gjatë shërbimit si mësues në Urakë, ku shkonte e kthehej përditë me biçikletë në Shkodër, sëmundja e tij u përkeqësua. Në një takim që kam pasur me motrën në Shkodër, Jovankën, me dhimbje të thellë, më ka kumtuar shprehimisht “Im vëlla, aso kohe rrinte te na. E mbanim në pëllëmbë të dorës, si një vlla që na kishte mungue në shumë vite” në nji nga ditët kur shkonte e vinte në Urakë, në nji çast kur ishim vetëm më thotë: “qysh sot e tutje, tanë enët e mia duhet me i mbajtë veç. Unë jam i smuem dha kam qitë gjak”. Bamë çmosin me e afrue në Shkodër dhe ia arritëm qëllimit. Por tim vëlla vazhdonte të binte. Me Cvetkën që nuk i asht nda për asnji çast, vendosëm me shkue tek doktori që e kuronte këtu në Shkodër. Doktor Bastrija (Qallimi) na priti si jo ma mirë. I thamë se jemi shumë të shqetësuar për shëndetin e vëllait tonë, Milloshit. Tanë kohën mbi libra e shkrime. As flen, as pin, as han, ndonëse bajmë të pamundurën me i gatitë sillën ma të shijshme. Na dëgjoi me vëmendje, u mendue paksa dhe na tha këto fjalë që më kanë mbetë thellë në kujtesë: “Milloshit s’keni ç’i bani as ju, as unë. Ai e ka vetë në dorë shëndetin e vet. Le të heqë gajlet për miletin dhe ripërtëritet shumë shpejt.”
Sëmundja
Në vitet 1934-1935, edhe pse i kishte të shpeshta momentet e astemisë, pakësim të oreksit, kollë dhe hemoptizi, punonte me një përkushtim shumë të veçantë për të përgatitur dorëshkrimin “Vargjeve të Lira”. Lexonte me vëmendje tërë shtypin e kohës, nisi të shkruarit në të me pseudonimin Migjeni dhe redaktonte e kompozonte tërë strukturën e vëllimit poetik “Vargjet e Lira”. Një vepër e menduar deri në detajet më të mira, e plotë, unike, harmonike, me motive, kumte, vizione të jashtëzakonshme, me inovacione tepër të guximshme në përmbajtje dhe formë, me theksa të fortë identiteti dhe me kohën brenda si rrallë në libra të tjerë. Ndërkohë që çoi dorëshkrimin në shtypshkronjën e “Gutemberg”, në Tiranë, si një intelektual dhe qytetar i rangut të parë vuri në lëvizje që të gjithë ata bashkëkohës që i quante miq dhe që i çmonte për qëndrimet progresiste. Nuk e la për asnjë çast pas dore çështjen e shëndetit dhe kujtonte shpesh thënien e një plaku të mençur, në Shkodër: “Ruaje
I këshilluan ta ndërronte Shkodrën me Pukën dhe gjatë vitit shkollor veror 1936, u ndje disi mirë. Ia doli mbarë që të gjitha përgjegjësive të shumta dhe tepër kohëngrënëse, të kryemësuesit dhe vazhdonte me intensitet veprimtarinë si krijues. U pezmatua
Kartela
Në këtë sanatorium ka qëndruar nga 14 shkurti i vitit 1938 deri më 11 gusht të po atij viti. Në të gjitha informacionet e deritanishme, si datë e shtrimit është dhënë gabimisht muaji mars. Ka qenë edhe kjo pasaktësi që na e vështirësoi shumë gjetjen e kartelës klinike, që siç duket mban datën 14.02.1938. E jo vetëm kjo, por edhe diçka tjetër shumë-shumë kuptimplotë. Për të shkuar deri te kartela klinike duhet gjetur më parë emri, mbiemri dhe të dhënat e tjera bazë në regjistrin themeltar të sanatoriumit për vitin 1938. U ngulitëm duke kërkuar nëpër të më shumë se dy ditë radhazi dhe krejt rastësisht syri më kapi midis atyre fletëve të mëdha, me emra fatzinjsh: Millosh Scutari, “Millosh shkodrani”, pra. Nuk jemi në gjendje ta shpjegojmë përse ky ndryshim sinjifikativ i mbiemrit. Mandej ishte shumë më e lehtë gjetja e kartelës nga zonjat e nderuara të administratës: Chiara Piero dhe Favarina Bruna, që kërkuan në arkivin e përgjithshëm. Në sanatoriumin e Torinos ku Migjeni qëndroi për gati gjashtë muaj(14.02.1938-11.08.1938) vizitohej gati përditë nga e motra, Olga, por edhe nga një varg studentësh shqiptarë të atjeshëm, ku do të veçonim: Jakov Milen, Anthim Konomin, Selaudin Bektheshin, Spasse Gushon, Hektor Zaharin dhe të tjerë. Ata na kanë folur e lënë kujtime për Milloshin e mrekullueshëm, për atë humorin e tij të mprehtë dhe për jetën e tij në spital. Kur Migjeni u transferua në spitalin klimaterik të Torre Peliçes, këta studentë-miq të Olgës dhe të Migjenit kishin ikur që të gjithë në atdhe për të kaluar pushimet verore ndërmjet dy viteve shkollorë. Në Torre Peliçe shëndeti i tij u përkeqësua çdo ditë e më shumë dhe përveç matjes së temperaturës nuk ka asnjë asistencë tjetër mjekësore. Mjekët tashmë e dinin fundin e dhimbshëm dhe s’kishin përse shtireshin qoftë ndaj pacientit, qoftë ndaj së motrës së përkushtuar. Ja si e përshkruan e motra, Olga atë dy javësh që qëndruan atje: Milloshit i pëlqeu shumë ky vend dhe tha se do të dilte ta shëtiste sapo të çlodhej nga udhëtimi. Por nuk e shëtiti kurrë...Për dy ditë mundi të dilte nga pak në kopshtin e sanatoriumit, të tretën pati një krizë aq të fortë sa kërkoi oksigjen. Dy javët e tjera ndenji në shtrat pa lëvizur, me pak ose aspak ushqim, duke folur përherë më rrallë, krejt i ndërgjegjshëm për ç’ka ndodhte me të...”. Atëherë u mbyll në vetvete dhe me një rezinjacion të çuditshëm priti çastin e kobshëm, natën e 26 gushtit 1938, kur u shojt si në gjumë”.
Qe shuar krejt i vetëm, veç me motrën pranë, një “uragan i vërtetë”, më i madhi poet i vendit tonë në këto kohë, një “shkëndi e shkëputur nga zjarri i votrës” shqiptare, një këngëtar i madh i vuajtjes, mjerimit dhe ringjalljes. Një poet i madhësisë së parë, një “Luan i ndrymë në kafaz”, plotësisht i vetëdijshëm potencën mendore, intelektuale dhe poetike: “Thellë teme kangët e mia jesin../ e unë jam vullkani që fle i fashitun,/ por kur të vijë dita të gjitha ka me i qitun/ në njëmijë ngjyra të bukura që nuk vdesin.”
Ditët e fundit të Migjenit
Grafiku i temperaturës ndal në fillim të datës 26 gusht. Mjekët nuk shënojnë asgjë tjetër për gjendjen e studentit-poet. Për 15 ditë nuk ka matje peshe, vëzhgim të oreksit, frymëmarrjes apo zemrës. Gjithçka ishte e paracaktuar. Migjeni po kalonte orët e tij të fundit. Në gjashtë faqe mbyllet jeta e tij. Poshtë datës së hyrjes, mjekët shënojnë 26 gusht 1938. Përbri një kryq të vdekjes
Trupi i tij po e tradhtonte. Migjeni ishte në një luftë të heshtur me mushkëritë e tij. Për shtatë muaj provoi sfidën, i mbyllur në dhomat e sanatoriumeve italiane. Data 14 shkurt e vitit 1938, do të shënonte nisjen e një rruge pa kthim për poetin. Me këtë datë fillon edhe kartela e tij mjekësore e sanatoriumit “Luigi Gonzaga” në se Migjeni po përmirësohej vazhdimisht, ashtu siç lexohet në kujtimet e të motrës, Olga. “Nga data 4 deri më 9 prill, nuk ka pasur shqetësime specifike. Gjendja e përgjithshme është përmirësuar”, shkruajnë mjekët. Tashmë pesha e tij shënon 55 kilogram. E menjëherë pas kësaj, më 15 prill është vizatuar një skicë e mushkërive të tij, në të cilën tregohet se pjesa e djathtë është e prekur rëndë. Ndërkohë që të bën çudi një ndryshim i madh në peshë në datën 1 Maj. Mjekët shënojnë shifrën 99 kg (?!). Deri në 12 maj mjekët shënojnë për shqetësime të vazhdueshme të poetit. Të dhënat bëhen gjithmonë e më të pakta në muajin gusht, atëherë kur gjendja e poetit ishte përkeqësuar mjaft. Këto janë ditët e fundit në sanatoriumin “Luigi Gonzaga”. Kartela mbyllet me datën 11 gusht, vetëm me një fjali të shkruar nga mjekët. Në të njëjtën ditë fillon një tjetër sfidë për poetin. Asgjë nuk ka ndryshuar nga shëndeti i tij. Përveçse është transferuar në Ospedale Valdese-Torre Peliçe. Kartela
Poeti në kujtimet e së motrës
Më 1932, mbasi mbaroi seminarin e Bitolit, im vëlla, Milloshi, njëzet vjeç, u kthye në Shkodër. Megjithëse ka qenë gjithmonë delikat, këtë mot dukej shumë më mirë se kurdoherë. Menjëherë kërkoi bursë për të vazhduar mësimet, por nuk i dhanë. Vetëm pas dhjetë muajve, kur u shtetëzuan shkollat, e dërguan mësues në Vrakë, 7 km larg Shkodrës. Udhën për në fshat shtrëngohej ta bënte ditë për ditë me biçikletë, në shi e në vapë, dhe me atë pak ushqim që merrte me vete për drekë.
Kur e njohën mirë banorët e Vrakës, nisën ta duan e ta nderojnë, por strapacat e mëdha që hoqi muajt e parë ia zgjuan sëmundjen e mushkërive. Gjithë përpjekjet që t’ia priste hovin me transferimin e tij nga një fshat malarik në Shkodër në një vend malor si Puka, ku shërbeu më 1936 dhe 1937, nuk i sollën dobi. Në verën e vitit 1935, mjekët e Tiranës e këshilluan të shtrohej në ndonjë sanatorium. Për në Golnik nuk i dhanë pasaportë, dhe në Athinë, për mungesë ekonomike, nuk ndenji veçse një muaj.
Më 22 dhjetor 1937 erdhi në
Milloshit i pëlqeu shumë ky vend dhe tha se do të dilte ta shëtiste sapo të çlodhej nga udhëtimi. Por nuk e shëtiti kurrë...Për dy ditë mundi të dalë nga pak në kopshtin e sanatoriumit; të tretën pati një krizë aq të fortë sa kërkoi oksigjen. Dy javët e tjera ndenji në shtrat pa lëvizur, me pak ose aspak ushqim, duke folur për herë më rrallë, krejt i ndërgjegjshëm për çka ndodhte me të...”
Sanatoriumi
Në foto tregohet sanatoriumi i “Shën Luigjit” ku Migjeni ishte i shtruar nga data 14 shkurt e vitit 1938 deri në datën e daljes, 11 gusht. Poeti do të qëndronte në këtë sanatorium deri sa gjendja e tij filloi të përkeqësohej. Pjesën tjetër do ta kalonte në sanatoriumin e Torre Peliçes.
Shuarja
Në faksimile tregohet kartela e dytë klinike e poetit. Ajo i përket sanatoriumit të Torre Peliçes. Fillon nga data 11 gusht ’38 dhe përfundon më 26 gusht. Përbri kësaj date dallohet kryqi që shënon edhe ditën e shuarjes së Migjenit. Kjo kartelë ka shumë pak të dhëan mjekësore. Shënohet vetëm grafiku i temperaturës.
Dokumenti
Në këtë faksimile dallohet faqja e parë e kartelës klinike të Migjenit, mbajtur në sanatoriumin “Shën Luigji” të Torinos. E nxjerrë nga regjistri themelor i spitalit, ajo botohet për herë të parë për lexuesin shqiptar. Në të, mjekët kanë shënuar të dhëna të detajuar mbi gjendjen shëndetësore të poetit.
Shënimet
Mjekët kanë ndjekur në vazhdimësi gjendjen shëndetësore të studentit shqiptar. Në fletët e brendshme të kartelës, ata shënojnë muaj pas muaji të dhënat e sëmundjes. Skica, grafi apo grafikë të temperaturës tregonin se gjendja e tij ishte rënduar. Një fjali e vetme në datën 26 gusht ’38 u jep fund vuajtjeve të Migjenit.