| E shtune, 19.11.2016, 07:21 PM |
E
përkëdhelura e Behxhet Pacollit Mimoza Kusari-Lila lazdrake folkloristike në politikë!
Shkruan Asllan Dibrani
Bredhja e saj nga një parti në tjetrën, ep një sinjal apozicional të një politikanje të pa qëndrueshme. Kjo politikane popullsite, sikur nuk e pa një gabim të shtypit dhe politikës tonë gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA , qe i dhanë një pasqyrë të keqe shqiptarëve me vlerësimet edhe përkrahjen vetëm krahut tjetër të zonjës Klintoni. Shtypi dhe politika jonë kombëtare nuk është dashur të japin opinione paraprake,kur popullin amerikan, ne i kemi miq cilido qe të fiton jemi pre Amerikës,por edhe ata jane pro Kosovës. Falë atyre jemi ku jemi sot! Në këto kohë alarmante të bësh krahasime të figurave politike me kryetarin e ish-partisë së saj, Behgjet Pacollin, dhe presidentin e sapo zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është një skandal ne vete politik!?.
Pse e themi këtë?
Sepse erdhi si edhi në kryet të ShBA-ve zoti Donald Trump, qe pritet të jetë një figurë dominonte e ndryshimeve rrënjësore në arenën botërore. Të qohesh ne këto momente të bësh krahasime ironike kjo është e pa justifikueshme dhe shumë e dëmshme për politiken kosovaro-shqiptare. Ne, duhet ta përshëndesim cilin do qe ta qet në krye populli amerikan, nga e cila duhet të përpiqemi tu përshtatemi politikisht si një popull mik që jemi.
Zotin Pacolli, as Donald Trump si miliarder biznesmen, nuk duhet të ironizohen!?
Zotin Pacolli, as Donald Trump si miliarder biznesmen, nuk duhet të ironizohen, por përkundrazi duhet të çmohen dhe të nderohen qe pritet të bëjnë ,kthesa në zhvillimin ekonomik, por edhe politik. Dy vendet tona si Amerika, ashtu edhe Kosova janë bërë poligone të krimit të organizuar nga të huajt ,plaçkitës dhe degradues të shoqërisë sonë .Këto vijnë si pasojë e tolerancës nga një politike e gabuar e SHBA-ve dhe Kosovës ndaj ekstremizmit islamik që po e rrezikon dhe shkund rruzullin botëror me barbarizmin e vet. Liria aq e madhe ndaj grupacioneve terroriste në Kosovë e importuar nga jashtë, ne po e paguajmë shumë shtrenjtë, meqë Kosova morri një epitet të keq ndërkombëtar me këto grupe që erdhën dhe e infiltruan rininë tonë me gjëra të pa vlera, duke i rekrutuar që të bëhen mercenar luftërash në vendet e huaja.
Kur flasim për këtë figurën e Mimoza Kusari-Lila,të gjithë e dimë, se zoti Pacolli e rriti nga askushi, në një figurë politike deri sa ia bëri “Paçavër” kapitalin e Behxhet Pacollit me miliona Euro. Madje, madje edhe në shumë udhëtime zyrtare duke ja paguar edhe hotelet luksoze nëpër Evropë e Botë...
Pandashmëria e saj nga Behgjet Pacolli, që ai e afroi rreth vetes, dhe e bëri deri ne zëvendëspresidente, kur ja ndali taxhinë kaloj ne pozicionin e tradhtisë ndaj partisë AKR.. Ajo nën sqetullat e Behxhet Pacollit arriti të bëhej kryetare e Gjakovës që fyen shtresën intelektuale të gruas. Me injorancën dhe pa pjekurinë e saj shpesh ka rënë ndesh me shoqërinë kosovare.
Marketingu i Mimoza Kusarit si shpallja e pavarësisë e Çamërisë nëpër kafenetë e Hagës !?
Modestia bujare e Behxhet Pacollit me milionat e derdhur për Mimoza Kusarin-Lila,siç po duket po kalon në mashtrim primitiv nga një politikane injorante edhe e pa kulturë duke e ruajtur sëmundjen e vjetër shqiptare qe nga koha bizantine, në tavolina ,në beteja dhe në momentet vendimtare shqiptarët ja kthejnë bërryl njeri-tjetrit.
Ajo në kohët e fundit sikur ju ka rritur mendja të formoj edhe parti politike , që akoma nuk arriti ta promovoj sot nesër, që një vit e më tepër. Por vetëm fjale boshe dhe propagandë duke e lodhur opinionin akoma me këto parti të pa vlera, që i formojnë nëpër kafene siç ndodhi edhe shpallja e pavarësisë e Çamërisë nëpër kafenetë e Hagës !
Ajo që e tradhton sot bukëdhënësin e saj Behxhet Pacollin, sikur të arrit kjo në krye të ndonjë institucioni a thua çka do ti bëjë popullit?. Dihet se Gjakova me taksat e mbledhura nga fabrikat e Behxhet Pacollit po jeton! E përkëdhelura e Behxhet Pacolit Mimoza Kusari-Lila lazdrake folkloristike në politikë dhe te tjerë si kjo , mos ti përbuzin njerëzit e vizioneve siç është zoti Donald Trump dhe Behxhet Pacolli. Fjalët e pa matura të tyre po peshojnë në kurrizin popullit shqiptar!!!