| E shtune, 12.11.2016, 07:11 PM |
ATYRE
QË U BESOI KY POPULL, ATA E VRANË DHE E VODHEN...
NGA AGIM GASHI
Askund në këtë botë të vogel, nuk vrapojnë, si vrapuan strukturat e dyshimta shtetrore, që pas vrasjes së Astrit Deharit të merren gjirimiet e kamerave të burgut, të prehen e shkurtohen ato pamje filmike ku u nevoiten atyre, dhe si senzacion me titull bombastik dhe ekskluziv „ Kjo është e vërteta për vdekjen e Astrit Deharit“, të shpërndahen në mjetet e informimit, madje edhe jashtë Kosoves.
Kjo gënjeshter, ky „lajm“ bizar dhe këto tmerre me metoda të KGB-së dhe UDB-së, vetëm sa e acarojnë situaten edhe ashtu të acaruar, pas fillimit të likuidimeve të djelmoshave e studentëve të këtij shteti të brishtë e të shkalafent nga kriminelët të cilët që nga çlirimi nuk u ndalen ta shkallmojnë. Ky shtet e kjo popullatë e pafajshme por edhe e paditur nuk e dinte se kush ishin atdhetarët për mirë e kush për keq të këtij shteti. Populli besonte në „çlirimtarët“, madje u besonte verbërisht se disa njerz janë më të „dashurit“, më „besnikët“, më puntorët, pa menduar se një ditë mu këta do t´u dalin dardhë me bisht, dhe se mu këta do ta humbnin besimin aq fort, saqë populli sot i quan me epitetet më të rënda e deri te vrasës e kriminel, madje edhe tradhtarë të shtetit e popullit.
Astrit Dehari paska bërë „vetëvrasje“ mu si Dino Asanaj i cili ia „mori“ vetës jeten duke bërë harakiri me 11 herë rënje thike në trupin e tij. Dhe tani, ky popull është aq i hutuar, saqë edhe gjërave të vërteta më nuk u beson.
„Rrezik“ pat bërtitë Rrahmani. „O ujku ndër dele“. Dhe fshatarët, të armatosur vrapuan të ia shpëtojnë delet Rrahmanit. Kur u afruan te kopeja, panë Rrahmanin që buzqeshte me gënjeshtren që ua kishte gatuar bashkëfshatarëve.
Dhe, pas disa ditësh, ujku sulmoi me të vërtetë delet e Rrahmanit.
Rrahmani hypi mbi një shkëmb, dhe derisa nuk plasi duke kërkuar ndihmë: „O ujku ndër dele“. Tani ishin fshatarët që qeshnin poshtë në fshat derisa ujku prente delet e Rrahmanit. Ata meendonin se Rrahmani përsëri po gënjen.
Shteti ynë u formua me gënjeshtra e më gënjeshtar si Rrahmani, me hajna e vrastar, me njerz të pa shkolluar që nga paslufta, e tani me doktor shkencash pothuajse të gjithë, e që pos „shkencës“ së krimit dhe hajnisë, gjë tjeter nuk dinë.
Rasti i Astrit Deharit dhe shumë raste tjera, do të kryheshin më shumë suksese, kur shteti do ti merrte vrastarët e vërtetë dhe ti hudhte para drejtsisë. Po nuk u bë kjo, atëherë një grupi kriminal të installuar në shtetin tonë, do t´ua shofim sherrin siç ua pamë që 17 vite, edhe nja 17 e më shumë vjetë tjera. Kështu e me këta njerz, Kosova sdo ti shofi as BE-në, as NATO-n e as asociacionet tjera ku aderojnë shtetet demokratike pa krim e pa hajni.
Familjes së Astritit edhe njëherë ngushllime për birin e tyre, me porosinë që të mos dorzohen, deri në zbardhjen e së vërtetës finale.