Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Poeti Met Fidani në Florida

| E diele, 06.11.2016, 09:12 AM |


Luan Kalana, SHBA

 

POETI   MET  FIDANI   NE  FLORIDA

 

Kur takova poet Met Fidanin ne Florida ,

Devolli luginë e artë dhe Gramozi i bardhë,

sikur kuvendoni ulur  kembekryq  ne tavolinë,

edhe dallget e bregut belebëzonin,

ishte Oqeani apo Devolli,qe këndonin.

 

Me zbrazi nje thes arar me kujtime,

per Nikolicen ,vendejindjen   alpine,

per komshinjte vellezer te Arrezes trime,

per miqtë e vjeter, te gruas time,

bejelert e Vishocice,Bujarin e Bekimen.

 

Me shfletoi Antologjine e vuajtjeve me mundime,

nje Odise pune me persekutime dhe internime.

Me foli me nostalgji per Korçë e rinisë,

per Dvornin e bukur te dashurisë,

per njezet vjet pune skllaverire

në Greqinë mikpritese,por te skllaverisë.

 

Ku s'e ngamë fjalën rrugeve te jetes ,

per letrsinë koleget,poetet e vjetër,

nuk gjetente prehje malli e muza,

e dini ?!-veçse vellezer ,dolëm dhe miq,

me  bejlerët e gruas  ,krushq te vjetër !