| E premte, 04.11.2016, 09:40 PM |
Cili na është ky Fatos Lubonja?
Nga Fahri Xharra
E njihni Fatosin? , ka shumë sish por unë e kam fjalën për Fatos Lubonjën figurën më markante publicistike të Shqipërisë . E njoha Fatosin nga shkrimet serbe , ku në kohët më reja nuk ka shkrim të tyre e të mos ceket Fatosi ynë , “krenaria” e Shqipërisë;referenca kryesore e serbëve dhe hoxhallarëve aty ku shtrembërohet historia . Pra, ky është Fatosi .
Në anët tona e kemi një paragjykim ( ndoshta është edhe e vërtetë ) që të porsalindurit ia ngjisim emrin , duke aluduar në vetitë dhe karakterin që ai emër ta ndjekë fëmijën tërë jetën . Ka edhe asi prindërish që nuk ia qëllojnë aspak; ose zgjedhin emër qesharak ose thirren në ndonjë Sulltan si për shembull Mehmet apo Murat apo Sylejman dhe në këtë mënyrë e “zhvlerësojnë “ “ madhështinë “ e idolit.
Fatosit , Fatos Lubonjes pra kurrë nuk i bie e saktë ; ose i është i vogël , ose i madh . Ose i trashë ose i hollë . Kryesorja është që atij të mos i përshtatet asgjë .
Ku ishim tek emri ; ky njeri i vuajtur nëpër burgjet komuniste e që pastaj doli po nga burgu me “ një thes librash “ të cilat i kishte lexuar gjatë tërë kohës së “ vuajtjes” të impresionon me aftësitë e tija mohuese . Thuaj se është i porositur .
Aha , gati harrova , në “Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe “(1981. Tiranë), në faqen 458 e gjeta spjegimin për emrin Fatos “Nxënës i ciklit të ulët të shkollës tetëvjeçare deri në moshë nëntë vjeç,deri sa të hyjë në organizatën e pionierit” Sa keq , se si prindërit ia kanë ngjitë këtë emër që ( sipas botëkuptimeve të vjetra ) ai të mbetet gjithmonë fëmijë. Fëmijët në atë moshë janë engjëj ore , të pafajshëm , pa djallëzi , pa hipokrizi.!
Por ky “ heroi” e 25 viteve të demokracisë me emër është fëmijë e me bindje dhe shkrime një djall i porositur , i keq , antikombëtar dhe trazovaç i pashembullt .
(“Fatos Lubonja: S'ndjej asgjë për Himnin Kombëtar,Skënderbeu nuk më bën përshtypje Tema "A janë shqiptarët sot më patriotë"? i ka ndarë në dysh analistët e politikanët në një emision televiziv, Opinion. E më ekstremi ka qenë shkrimtari Fatos Lubonja i cili ka thënë se nuk është patriot, as nacionalist dhe nuk ndjen asgjë kur e dëgjon Himnin Kombëtar të shqiptarëve. "Nuk jam patriot, as nacionalist. Edhe kur e dëgjoj Himnin nuk ngritëm në këmbë dhe as që më bën përshtypje. Bile të gjitha himnet e vendeve tjera thirren mbi ideologjitë që bënin krime e vranin njerëz nën thirrjet e nacionalizimit. Njëjtë veproi Stalini, Hitleri e Enver Hoxha" ka thënë Lubonja.
Ai me tëj përbuzje ka shfaqur edhe ndaj Heroit të shqiptarëve, Skënderbeu duke thënë se nuk i bën përshtypje një përmendore e njeriut mbi kalë. Për të është parësore të jetë një qytetar i ndershëm që punon mirë, dhe një aktivist i të drejtave të njeriut.”)
Fatosi na thotë këto ditë : Të thuash Himara ka qenë gjithmonë Shqipëri është të bësh akoma historiografinë e Enver Hoxhës dhe kjo është turp për një kryeministër, për një intelektual. Janë procese historike që duhet t’i njohë një intelektual, aq më tepër një politikan që duhet të ketë parasysh edhe diplomacinë sepse injoranca të prish punë edhe për imazhin”, tha Lubonja.
“ Të thuhet që Akropoli është në këmbë falë shqiptarëve është injorancë jo vetëm pse nuk njihet historia e Panteonit, por…. Por edhe për sa i përket vizionit për kufijtë e shteteve tona. Në kohën në fjalë nuk kishte Greqi dhe as Shqipëri por Perandori Osmane. Kur u krijua Shqipëria, gjithë kjo zonë për të cilën flitet dhe Vorio-Epiri e Himara ka qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Popullsia ishte e përzierë dhe nuk kishte kufi të ndarë. U bënë luftat ballkanike që u krijua Shqipëria për 1 mijë arsye. “ - ju faleminderit mediave shqiptare që ia dhatë mundësinë Lubonjës të na korrigjojë historinë .
Në anët tona e kemi një paragjykim ( ndoshta është edhe e vërtetë ) që të porsalindurit ia ngjisim emrin , duke aluduar në vetitë dhe karakterin që ai emër ta ndjekë fëmijën tërë jetën deri në pleqëri . Ka edhe asi prindërish që ia qëllojnë shumë mirë ; ia paskan ndjellë Fatosit që ai të ngelet gjithmonë fëmijë deri nëntëvjeçar .