| E premte, 04.11.2016, 09:41 PM |
Klinton
kurorëzohet President ne ditëlindjen e gjuhës së shkruar shqipe
Nga Azgan Haklaj
E nderuar znj Hillari Klinton, mike e shquar e Kombit Shqiptar!
Nentori eshtë muaji i bekuar i shqiptarëve, por tani do të jetë i bekuar edhe për ju , për Amerikën, demokracinë, paqen dhe prosperitetin e kombeve të lira dhe demokratike.
Znj Klinton;
Me 28 nentor 1443 heroi ynë Kombtar Gjergj Kastrioti atleti i Krishterimit dhe mbrojtesi i qytetrimit Evropian shpalosi në Krujë flamurin e lirisë.
Me 28 nentor 1912 u shpall indipendenca e Shqipërisë pas 5 shekujsh pushtimi osman.
Me 28 nentor 1944 Shqipëria u çlirua nga nazistët gjermanë.
Nesër eshtë një ditë e shenuar për shqiptarët dhe për të gjith? luftëtarët dhe disidentet antikomunistë ne mbarë botën.
38 klerikë katolikë te vrarë barbarisht nga diktatura komuniste do të lumturohen nga Ati i Shenjt? Papa Françesku.
Ata u sakrifikuan per vlerat me të larta të humanizmit, të besimit tek liria dhe vlerat e saj.
Perballë togave të pushkatimit ata shqiptuan me krenari fjalët:
Rroftë Shqipëria dhe Krishti Mbret dhe ashtu si Jezusi 2000 vjet më parë deklaruan se janë te pafajshëm dhe i falin persekutorët e tyre.
Shpirtat e tyre ashtu si dhe shpirti i Shen Terezes luten per Amerikën dhe fitoren tuaj sepse askush si një grua dhe një nënë nuk mund ti ndiej dhëmbjet e botës.
Zonja Klinton:
Para 2200 vjetësh ne kishim një mbretereshë me emrin Teuta.
Ajo i udhëhoqi me lavdi paraardhësit tanë Ilirë dhe sot qindra vajza shqiptare mbajnë me krenari emrin e saj.
Ky është një motiv më i madh për të besuar tek ju ashtu siç besoj Anglia tek mbreteresha Viktoria siç besoj India , Atdheu i Budës tek Indira Gandi , Argjentina tek Huanita Peron, Gjermania tek Anxhela Merkel.
Poeti Kombtar i shqiptarëve Ndre Mjeda ne vitin 1907 i drejtohej Kombit tuaj fisnik me vargun lapidar;
Lirinë keni ju , ne hekurat kemi.
Bilbili i gjuhës shqipe Naim Frasheri duke evokuar vlerat e perëndimit të cilit ne si komb i perkasim prej mijra vitesh shprehej me vargjet davidjane;
Dielli lind nga perendon.
Ky është lejtmotivi i shqiptarëve dhe orjentimi i tyre shpirtror dhe politik ne mijëvjeçarin e Ri.
10 miljon shqiptarë të Ballkanit dhe komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe shqiptarët kudo ne botë luten dhe besojnë tek fitorja juaj ne zgjedhjet e 8 nentorit.
Xhorxh Uashingtoni, themeluesi i SHBA dhe heroi Juaj Kombtar kishte në damarët e tij gjak shqiptar nga nëna e tij bija e Kosovës
Marije Balaj.
Ne krenohemi me emrin e saj ashti siç krenohemi me bijën tjetër shqiptare Shen Helenën, nënen e Kostandinit te Madh i cili çertifikoj krishtërimin si fe zyrtare të Perendorisë Romake.
Ne krenohemi me Shen Jeronimin perkthyesin e parë të bibles ne gjuhën latine, me Papa Klementin e 11-të Albani dhe me Niketë Dardanin autorin e hymnit të famshem te Krishterimit(Te-Deum,)
Ne shqiptarët si komb i lashte e fisnik që perkujtojmë 800 vjetorin e shtetit të Arbrit na bashkon me Amerikën endrra e liris?.
Ne ndajmë me Ju vlerat me të larta qytetare njerzore dhe humane, tolerancën fetare,perkujdesjen ndaj familjes e njerzëve në nevoje besimin tek Zoti dhe tek një e ardhme me e sigurt per të gjitha kombet demokratike te cilat kanë ne themelin e tyre shtetin e së drejtës liritë dhe të drejtat njerzore.
Martin Luter King i famshem thoshte unë kam një enderr, ju jeni pjesë e endrrës së tij që Amerika të ketë per her? te parë një presidente grua.
Zoti e bekoftë fitoren tuaj dhe ju ndriçoftë rrugen per ta drejtuar Amerikën dhe botën mbarë në rrugën e lirisë paqes e progresit
Ju kurorëzoheni presidente pikërisht n? ditëlindjen e gjuhës së shkruar shqipe.
Me dt 8 nentor 1462 prelati Pal Engjelli shruajti formulën e pagzimit.
Unë të pagëzoj n? emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjtë.
Znj Presidente mire se vini ne Shqiperi
Unioni Artistik i Kombit Shqiptar do ju presë me kenget dhe vallet mahnitëse të cilat i kemi ruajtur me fanatizëm prej shekujsh e mijëvjeçaresh sepse ne të drejtën ton? zakonore te njohur si kanuni i Princ Lekë Dukagjinit thuhet;
Shtepia e shqiptarit ështe e Zotit dhe e mikut.
Ju jeni tashmë jo vetëm mikja por motra e shqiptarëve kudo ne bot? qe kur shqiptuat ne Parlamentin e Shqipëris? shprehjen historike:
Amerika ka qenë me ju ne 100 vjetët e fundit dhe do të jete me ju edhe për 1000 vitet e Ardhshme.
Presidentët Uillson, Klinton dhe Ju si presidente e re e SHBA jeni te gdhendur perjetësisht në shpirtin dhe zemrat e shqiptarëve.
Mbeteni trinia e shenjtë e Kombit Shqiptar.
*Mjeshtër i madh, ish deputet i Kuvendit të Shqipërisë
President i Unioni Artistik i Kombit Shqiptar