Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Ura e Qashif Hanit

| E hene, 31.10.2016, 09:00 PM |


Demir KRASNIQI

 

URA E QASHIF HANIT

 

22 Tetori, n’ këtë ditë t’ bukur t’ Vjeshtës –

Gëzim të madh iu  solli  banorëve t’ Veleshtës !

Ura e Qashif Hanit , sapo është ndërtua –

Banorëve  t’ Veleshtës n’ përdorim u lëshua !

 

Kjo urë e ndërtuar n’ lagjen  Veleshtare –

Është donacion i Familjes  humanitare  ,

T’ veprimtarit t’ shquar të çështjes kombëtare ,

Të ndjerit Qashif Hani – krenari shqiptare !

 

Këtë premtim  Qashifi  e kishte dhanë për së gjalli ,

Por vdekja e pamëshirshme nga vepra e ndali !

Familjarët ia quan në vend amanetin ,

Atij ia pastë falur Zoti i Madh xhenetin !

 

Familjarët e veprimtarit dhe humanitarit –

Ia quan në vend amanetin e Qashif Hanit !

Ata i siguruan mjetet financiare –

Ekskluzivisht nga burimet e tyre familjare !

 

Për këtë punë me vlerë dhe humanitet 

Mori vesh Veleshta , fshat edhe qytet !...

Atë që Qashif Hani  e la  amanet –

Ndërtimi i urës u bë  realitet !

 

Për këtë urë , fshatarët edhe qytetarët –

Shprehën admirimin për gjithë familjarët !

Për djemtë dhe bashkëshorten e  trim  Qashif Hanit –

Trashëgim këtë urë që ia lanë vatanit !

 

N’ prerje të shiritit në këtë përurim –

Familjarët e Qashifit shprehen falënderim !

Nëna Miqereme , bashkëshortja Sebajete –

Premtimet e dhëna  u banë  realitete !

 

Familjen e  Qashif Hanit për këtë donacion –

Bashkësia e Veleshtës e falënderon !

Me një pllakë t’ mermerit  do ta përkujton –

Për jetë Qashif Hanin nuk do ta harron !

Gjilan, më 22.10.2016.