| E hene, 31.10.2016, 01:27 PM |
Jusuf Zenunaj
RRIQËR KELMENDI
Rriqër Kelmendin
lum që e ka vendi,
i shkathët sa s'ka më
për politikë e atdhe,
mirë me Serbinë e vjetër,
jo keq me Kosovën e re.
Sa majtas, sa djathtas,
kur t'është nevoja
lojë luan edhe në mes,
turpin s'ia bajnë valixhet
euro e dollar me thes.
Si rriqëri n'trup të gomarit
vetëm për dyditë,
në partinë e re
mbas kryeministrit u ngjit....
J.Z. 29 tetor 2016