| E shtune, 29.10.2016, 08:19 AM |
HANKO
HALLA NË KUVEND
A s'më thua hallë ç'deshte n'Kuvend ?
Nuk më rrihet dot, s'më zihet vendi - vend.
Gjumï s'më merr natën as ditën,
si trastën e lypsares na e bënë politikën.
I dituri e i padituri si gjelat mbi pleh,
si n'politikën e vjetër ashtu edhe në t're.
Si mali me pak del e me shumë arinj.
Kuvendi ynë ashtu është përzi.
Loja me pushtet na e solli varfërinë
skamjen e tradhtinë....
Na janë mbyllur sytë
lumi po na merr,
të larat e t'palarat
në fushë po i nxjerrë....
J.Z. 28 tetor 2016