Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Afrim Caka: Çfarë është shteti?

| E premte, 28.10.2016, 06:04 PM |


ÇFARË ËSHTË SHTETI?

Nga Afrim Caka

Liria është shpirti i shqiptarit.

Egziston një Dardani në Ballkan që kufizohet me vetveten. Ku të papunët më së shumti punojnë! Këtu ku historia përseritet çdo ditë, ku më të pasurit janë njerëzit që kurr nuk kanë punuar… Këtu ku të mençurit i deklarojmë të çmendur dhe çmendurit të aftë. Këtu ku ligjet janë të paligjshme, ndërsa e ardhmja është gjendje normale. Aty ku proceset gjyqësore zgjasin më shumë se jeta…

Shteti nuk është popull. Shteti është vetëm shërbëtor i popullit dhe ai duhet të veprojë si shërbetor i popullit. Por edhe nëpunësi shtetëror më i pa rëndësishëm sillet në atë menyrë sikur të kish pushtet mbi gjithë shtetin. Këtyre njerëzve u duhet hequr kjo mundësi. Në këtë drejtim, korrupsioni nuk ka asgjë të përbashkët me ngadalësin, dembelizmin dhe me inferioritetin mendor të kretinit, gjëndra tiroide e të cilit ka defekt serioz në trurin e pushtetarëve. Ç’është e vërteta, ndonjëherë ne mund të na duket se nga inferioriteti i bënë vetëm pacientët të etshëm për pushtet, ky është përcaktimi më i kuptueshëm i pacientit dhe i shkon më mirë për shtat të gjithë atyre që, në përgjithësi, quhen të till. Kjo formë qeverie e ka gjithmon karakterin e tiranit, sepse zotërojnë pushtet të dhunës e mashtrimit, por, përderisa janë zgjedhur dhe të pranuar nga shumica në heshtje nga subjektet e tyre, ato janë tipare të agresivitetit dhe i HARROJNË DETYRAT E VETA.

Gjëja me e habitëshme është se kjo çështje e pavarësisë ish nisur nga këta “pushtetar të prontos” kishin shkruar historinë e Dardanisë, se historia fillon me ne… e jo me Skënderbeun…! Këtu ku analfabetët shkruajnë historinë. E cila nuk përputhej me historinë e shqiptarëve, meqenëse historia e tyre ishte një gënjeshtër dhe e fshihte të vërtetën. Në mënyrë pompoze përshkruhej se si pushtetarët do të kujdeseshin për kufijtë dhe flamurin! Të gjithë pushtetarët duhet të kenë virtytin e qytetarit të mirë, kështu dhe vetëm kështu, shteti mund të jetë i përkryer, por ata që nuk e zotërojnë virtytin e qytetarit mirë, nëse nuk supozojmë se në shtetin e mirë të gjithë qytetarët duhet të jenë të mirë.

Tetëmbëdhjetë vjet kundër vetvetës! Pushteti shtiret si shërbetor i popullit, kjo thjesht hipokrizi. Ai bëhet zot i popullit, pronar i popullit, kurse turmës që i brohorisinë kjo i duhet.

Gënjen ftohtë ai; dhe ja çfarë gënjeshtre rrëshqet nga goja e tij:

“Unë jam shteti, unë jam ky popull!”.

Shtet qyhet më i ftohti prej të gjithë përbindëshave me dy këmbë. Ai gënjen në mënyrë të ftohtë… Të gjithë pushtetarët gënjejnë, herët apo vonë, do të bien në mashtrimet e tyre. Dhe, mëgjithatë, askush nuk i kushton vëmendje këtyre politikanëve dhe nuk duhet besuar, sepse përseri këta zullumçar bien në llumin e gënjeshtrës. Për të krijuar një gjykim të drejtë për raste të tilla të paqarta, ne duhet t’i vlerësojmë politikanët nga pikpamja psikologjike. Në psikologjin e politikanit një gjykim i tillë mund t’i shërbejë shtetit dhe i të mirës së universal të shqiptarëve. Nëse shoqëria shqiptare e pranon këtë pikëpamje si bazë çrrënosjen e kultit te edipit, ne mund ta marrim me lehtësi vendime për problem konkrete.

Pushteti bëri shumë njerëz të pa ngopur, lakmitarë e hajdutë, ata janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm të kënë pushtet e sundim të përjetshëm. Për hir të pushtetit ata janë gati të shesin edhe shpirtrat e tyre? Sëmundja ka qenë gjithnjë arena e një lufte të ashpër midis njerëzve të pa pangopur dhe intelektualëve. Këtu ku çdo pushtetar përqesh popullin dhe asnjëherë nuk ia dëshirojnë të mirën. Ky shtet në vend se të përparojë stagnon gjithnjë e më tepër.

Burimi i të gjitha të këqijave te pushtetarët “modernë” përdorin të gjitha mjetet e manovrat për të mashtruar popullin e për t’i bërë ata të besojnë se ne jemi “kështjella e demokracisë së vërtetë” bartës së zhvillimit dhe të zbatimit krijues të kushtetutës.

Ai që do të kërkojë në thelbin dhe cilësitë e llojeve të ndryshme të kësaj qeverie, duhet së pari të përcaktojmë “?farë është shteti?”. Në ditët e sotme në Dardani, kjo është një pyetje e diskutueshme. Disa thonë se shteti ka kryer një veprim të caktuar, disa thonë se shteti është vetëm i Hashimit pashës dhe Isa naçallnikut; të tjerët thonë se këta e kanë shndërruar në oligarki e tirani. Dhe ligjvënësit apo i pari shtetit lidhet tërësisht me procese të hapura dhe në dëm të shtetit; me një kushtetutë apo qeveri, e cila është në shërbin të popullit e shtetit. Pra shteti është një përbërje, si çdo tërësi tjetër e përbërë nga shumë pjesë; këta qytetarët, të cilët përbëjnë shtetin. Ai, që është qytetar në demokraci, nuk mund të jetë i tillë në oligarki, duke përjashtuar ata që janë bërë qytetarë ose që e kanë fituar emrin e qytetarit në ndonjë mënyrë tjetër rastësore, pasi banorët e huaj dhe ardhacakët janë sllavët, turqit, romët, ashkalit e egjiptasit të cilët gjithnjë janë në kundërshtim me kombin tonë.

Përpara se të fillojnë detyrën e tyre presidentët, kryeministrat, ministrat dhe deputetët e zakonshëm e bëjnë betimin: Të gjithë ata betohen se do të luftojnë për Atëdhe, do të luftojnë për të vërtetën dhe vetëm për të vërtetën. Por pothuajse është e pamundur të gjesh një politikan, i cili nuk gënjen dhe mashtron. Natyrisht, ata gënjejnë e mashtrojnë me të tillë pamje nuk u bëson më njeri. Por gënjeshtrën është e pamundur ta fshehësh përjetësisht. Herët apo vonë, ajo zbulohet. Ajo i ka këmbet shkurta.

Shteti aktuale duhet të përfshij vetëm emrat e atyre. Por historia e vërtetë këtij shteti përbëhet prej atyre që kurrë s’kanë krijuar asgjë, por vetëm kanë shkatërruar, prej emrash hajdutësh dhe zullumçarësh. Kurse ata që kanë ngritur kurthe për njerëzit dhe e quajtën këtë shtet-shkatrrues: duke u impunuar mijëra shantazhe, kërcnime, korrupsion, pasiguri e varfëri të skajshme të gjithëve...