Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Gashi: Me juve erdhi Liria

| E shtune, 23.08.2008, 03:40 PM |


ALBUMI I GJASHTE I AGIM GASHIT

 

Ky album i këngëtarit dhe rapsodit të popullit Agim Gashi është realizuar në vitin 2002 me ndihmën e kompanisë “Eni Reisen” të vllëzërve Bytyqi.

Kësaj radhe nuk do të shkruajmë për muzikën e Agim Gashit, as për jetën dhe veprimtarinë e tij, e cila është mjaft e pasur, por duhet theksuar se Agim Gashit nuk i ka shpëtuar asnjë ngjarje e rëndësishme pa e futur  në veprimtarinë e tij  muzikore, me qëllim që ato ngjarje të ruhen dhe përkujtohën edhe në këtë mënyrë.

Ky album ka gjithsej nëntë këngë, ku mjeshtri Gashi u këndon figurave madhore shqiptare, si dhe një valle instrumentale e kompozuar nga vetë autori.

 

27 TETOR 2002

 

(Kushtuar dëshmorit të Demokracisë Ukë Bytyçit)

 

N´tanë Arbninë sot qielli ngryset,

Deti i madh nuk ka qetësi,

Prap po i vrajnë burrat e mdhej

Për me ra Kosova n´tzi.

       Zogjët sot e ndalen kangen,

       Lulet ma aromë s´po lshojnë,

       N´maje t´Sharrit vajtojnë Zanat,

       Ukë Bytyçin e lotojnë.

 

N´mes të ditës krisi pushka,

Prap e ngrehë gishtin tradhtari,

Tue nai vra kokat e kombit,

Ndalen gurrat e thahet bari.

      Qan Kosova e qan me lot

      Ndalni´e  krimin thot e mjera

      Mos ma vritni krenarin,

      Mos me mbillni me varre t´reja.

 

Spo mlanë plagët me i sherue

Për çdo ditë varre tue m´shtue,

Spo m´lanë sytë me i hapë ksaj stine,

Tue mi vra po bijtë pas shpine.

        M´shkelin n`votat e lirisë,

        Tue ja shtue plagët Arbnisë,

        Të pa burrat sa ma ska ,

        Mbulojnë fytyrat mos me u pa.

 

O mor Ukë o Ukë Bytyçi,

Krenari e Kombit ishe

Komandant n´luftë me trimni,

Per me te vra vlla në liri!

      Grua e fëmij të mbetën vetëm,

      Nuk t´kanë Ty ma me qa hallin,

      Nanë e shkreta del t´kërkon,

      N´fush e n´mal me e shkymë mallin.

 

Düren, tetor 2002

 

KËNGË PËR SALIH ÇEKUN

 

Tokë e Dukagjinit

Pse po t`lotojnë lisat,

Ah ka do vjet hasmi

M`i ka përly` plisat.

 

Çu e çoje ballin

Ballin tand krenar,

Po t´vjen Salih Çeku

Djali yt ushtar.

 

Po t`vjen Salih Çeku

Bashkë me nji ushtri,

Sa hije i paska

Shqiponja m`i sy.

 

Shqiponja m`i sy

Shtati nën flamur,

- Tokën e Kosovës,

Thotë, nuk e l`shoj kurrë!

 

Del e shpraz rafalet

Trimi mbi Koshare,

- Para djem të shqipes

N`luftën çlirimtare!

 

Tokë e Dukagjinit

Pse kaq shumë qet flakë,

Kam do kroje gjaku

Nëpër 100 plagë.

 

Çu e çoje ballin

Flladite ndër gurra,

Po t`vjen Salih Çeku

Kapedan ndër burra.

 

Te rrasë e Koshres

I kuq del nji krue,

Zemra Salih Çeku

Nis me t`gurgullue.

 

Nga zjarri me plumba

Trimi jep bekime :

- Gjaku im t`u baftë

Dritë Kosova ime!

 

Sa t’ ka Dukagjini

Ujë, lisa e gurë,

Oooooh

Vorr i Salih Çekut

Nuk rrafshohet kurrë!

 

 

KENGE PER AGIM RAMADANIN

 

N´rranza t´Karadakut

Pranë Idriz Seferit

Rriti  ´i  djal Kosova

Me Sy të Skyfterit.

 

Rriti  ´i  djal  Kosova

Që ia mban flamurin

Del n´Koshare serbit

M´kufi ia shkul gurin.

 

Ngjiten përmbi male

Zhegra e Gjilani:

Të lumt dora pushka

Agim Ramadani.

 

II

 

E shkul gurin trimi

E shkul bukur flet,

Gur i toks sime

Do të  bahem vet.

 

Ku po i qan pritat

Ku po e qet dorën,

Me bij të shqiponjës

Malit ia shkun borën.

 

Ngjiten përmbi male

Zhegra e Gjilani:

Të lumt dora pushka

Agim Ramadani.

 

 

III

N´rranza të Shkëlzenit

Skuq do kroje bore,

Si rjedh i kuq Drini

Për luiri Kosove.

 

Drejt Isë Boletinit

Bacë Idriz Seferit,

Me flamur në dorë

Shkon nga fusha e nderit.

 

Ngjiten përmbi male

Zhegra e Gjilani:

Të lumt dora pushka

Agim Ramadani.

 

 

Këngë për Ahmet Krasniqin

 

S´u skuq Bari as Selaniku

Kur nji trim nga jeta iku,

Iku trimi nën hije t`Nanës

Kur e vranë në mes Tiranës.

 

Tash sa vjet  për kob t`Shqipnisë

Shprazen plumbat e tradhtisë,

Si në gjoks t`Hasan Prishtinës

Të Ramë Bllacës, Ahmet Shtimes.

 

Djalë kreshnik  bir i Kosovës

Kishte gjak t`Aziz Zhilivodës

Kishte besën që kurrë s`e prishi

Koloneli Ahmet Krasniqi.

 

II.

Njiqind vjet nën kamë t`Serbisë

Dergjen krahët e Shqipnisë,

Dergjet koka që kurrë s`duron

Kah len dielli e perëndon.

 

Se mbi malet e Qyqavicës

Ngjiten trimat e Drenicës,

Shpërthejnë plumbat e lirisë

Tek ia kthejnë pushkën Serbisë.

 

Djalë kreshnik bir i Kosovës

Kishte gjak t`Azis Zhilivodës,

Kishte besën që kurrë s`e prishi

Komandanti Ahmet Krasniqi.

 

III.

O Ahmet, Ahmet Krasniqi

Gjoksin tand po kush e prishi,

Kush të vrau midis t`Shqipnisë?

- Do djem t`ligj­- klysh të  Serbisë.

 

Si kur vritet Bajram Curri

Gjon Serreqi kur thehet guri,

Si kur vritet pa i dalë fjala

Trimi ynë Jusuf Gërvalla.

 

Djal Kreshnik bir i Kosovës

Kishte gjak t`Aziz Zhilivodës,

Drejt Koshares e drejt Pashtriku

Ndër sy trimash Ahmet Krasniqi.

 

 

BEKIM BERISHES

 

Kulla të Junikut

Që s’u dridhët kurrë,

Për Bekim Berishën

Ma jepni nji gur.

 

O ma falni gurin

T’ia ruej kujtimin,

Si nderoi flamurin

Ta nderoj unë trimin.

 

Sa t’ka dritë Kosova

Sa t’ ka gurë e lisa,

Lule çel kujtimi

Te Bekim Berisha.

 

II.

Kur turren Kosovës

Bandat me çetnikë,

Ju del n’pritë Abeja

Djalë zemërçelik.

 

Nëpër lufta botës

Plumbi kund s’të zuni,

Veç nër qiell Kosove

Ku merr emën guri.

 

Sa t’ka dritë Kosova

Sa t’ ka gurë e lisa,

Lule çel kujtimi

Te Bekim Berisha.

 

III.

Kulla të Junikut

Me shtatin e hijshëm,

Nji frengji ma falni

Për Bekim Berishën

 

O t`ia la te vorri

Gurin me frengji,

Djalit të Kosovës

Që ra për liri.

 

Sa t’ka dritë Kosova

Sa t’ ka gurë e lisa,

Lule çel kujtimi

Te Bekim Berisha.

 

 

LUAN HARADINIT

 

Fushat e Kosovës

I ka vesh blerimi,

Ku ma ke ti vorrin

Luan Haradini.

 

Ku ma ke ti vorrin

Ku ma ke ti gurin,

A t`ka marrë prapë malli

N`qiell me pa flamurin.

 

Flamuri i shqipes

Gjaku yt ku ra,

I shpaluem bukur

Po valon pa pra.

 

II.

Ku i shpove pritat

Kush të bani za,

A t’çoi Mic Sokoli

Për Kosovë me ra.

 

A t’çoi Mic Sokoli

Smajl Hyseni vetë,

Që në brigje Shtimjes

Ranë tash 100 vjet.

 

A folën me malet

Nga kjo fushë Kosove,

Me ta ru’jt ty vorrin

Me nji gur Tropoje.

 

III.

Fushat e Kosovës

I ka vesh blerimi,

Ku ma ke ti vorrin

Luan Haradini.

 

Ku ma ke ti vorrin

Ku ma ke ti gurin,

A t`ka marrë prapë malli

N`qiell me pa flamurin.

 

Flamuri i shqipes

Gjaku yt ku ra,

I shpaluem bukur

Po valon pa pra.

 

 

PËR FEHMI E XHEVA LLADROVCIN

 

Sot më duhet ta ndal gjamën

Se me lot kam vadit kangën,

Këtë kange zjarri me fllad bjeshke

Për nji trim e `i sy trimneshe.

 

A ndigjon Fehmi Lladrofci

Ti martir në tokë martire,

T’lehtë e ke këtë dhé Kosove

Me trimneshën Xhevahire.

 

Kur Kosovën mbuloi flaka

Erdhe zog nga dhena t`largta,

Erdhe zog si t’kishte hije

Për atdhe për dritë lirie.

 

A ndigjon Fehmi Lladrofci

Ti martir në tokë martire,

T’lehtë e ke këtë dhé Kosove

Me trimneshën Xhevahire.

 

Ku kanë djemtë Drenica, Llapi,

Nis bajlozat Beogradi,

Zani yt e çon n’kamb gurin

Pushka jote ja u ndal turrin.

 

A ndigjon Fehmi Lladrofci

Ti martir në tokë martire,

T’lehtë e ke këtë dhé Kosove

Me trimneshën Xhevahire.

 

 

Kur me tanke t’rrethojnë ty

Pak të duket nji ushtri,

M’i çon fjalë trim Skënderbeut

Unë po bi’ për nder t`atdheut.

 

A ndigjon Fehmi Lladrofci

Ti martir në tokë martire,

T’lehtë e ke këtë dhé Kosove

Me trimneshën Xhevahire.

 

  

KENGE PER MIC SOKOLIN

 

Kah  merr frymë toka arbnore

Kanga buron edhe prej gjolit,

Brenda maleve a jashtë në fusha

Ku ashtë vorri i Mic Sokolit.

 

Mic Sokoli nji krah shqiponje

Në këtë tokë nuk ka kund varr,

Mic Sokolin gjylja e topit

N´qiell e hodhi e bani zjarr.

 

Mic Sokoli nji lulkuqe

Kur blerimin sjell pranvera,

Mic Sokoli aromë shiu

Sa here grunin e pjek vera.

 

Thua n´gji e futi qiellin

Kur pushtoi grykën topit

Kalorsisë së rreptë Osmane

Ia theu turrin e galopit.

 

Përsëri në tokë arbnore

Ku ndriqon dielli rrezear,

Nga nji pjesë të Mic Sokolit

E ka n´zemër çdo shqiptar.

 

 

PRESIDENT RUGOVA

 

Lum Kosova që ka nji djalë

N´kohë të randa që i du’l n`ballë,

Lum e lum po ban Kosova

Qofsh me jetë Ibrahim Rugova!

 

            Lumja nana n’dritë që t’qiti

            I lum pragu që të rriti,

            Lum e lum populli që t’dha

            Lum e lum Vatani që t`ka.

 

Kah u nise me nji grusht dhe

Për liri e për atdhe,

Sy me sy me burra t`botës

Me ja  pru dritën Kosovës.

 

         Lumja nana n´dritë që t´qiti

         I lum pragu që të rriti,

         Lum e lum populli që t´dha

         Lum e lum Vatani që t´ka.

 

Ku ma k`i oxhakun, gurin

Gjithmonë nalt e mban flamurin,

Pri e pri po t’ thotë Kosova

N’ballë të kam President Rugova.

 

         Lumja nana n´dritë që t´qiti

         I lum pragu që të rriti,

         Lum e lum populli që t´dha

         Lum e lum Vatani që t´ka.

 

 

VALLE INSTRUMENTALE

(kompozuar nga Agim Gashi)

Përgatiti: G. Marku