| E shtune, 22.10.2016, 08:06 AM |
Varg
po vijnë katunde e fjalë
Nga Mustafë Rugova
Ortë e bardha m'kane çu fjalë
pse nuk knon ti mor djalë?
Qysh me knu kur za nuk kam
nisja nisja e fjalë mos ban.
Ojna oreve nuk jau bana
o sa shpejt dul edhe kanga
I knova Mrizit e Qafes s'Qyqes
Hajles së bukur e Gjeravices.
Gurit t'kuq e Shkelzenit
Mariashit e Likenit
Me thote ora, ora e lume
tash me knu rend per katune.
E ku ka bre ma shyhret
se me knu per vend te vet?
Shume fjale t'mira une kam ni
per Rugoven shpi per shpi.
Per Dugajivin e Kuqishten
dy katunde t'pa kurrkund çifte
E per Pepaj e Reke t'Allags
per trimni e burra t'fjals.
Dhe per Stankaj e per Shkrelin
trima t'çartun e zemerhekur
Dy katune midis Rugove
Shtupeqi i math e i vogel.
Tanaheret e deimida
fyt per fyt jane pre me shka
E per Llaz, Boge e Llutove
te pashoqe ne krejt Kosovë.
Mos kujtoni që harrova
dy katune qe si perkujtova
Fshatin Malaj me Koshutan
per burrni e gjithçka kanë.
Tan k'to fjale qe i bashkova
hallal mu s'ma ban Rugova
mos me knu per çikat tona
qe si ka Parisi as Roma.
tybe n'zotin as krejt Evropa
Naç per dokë e per t'mara
all te kuqe e si orebardha
Sikur moti ne legjenda.
here te buta e her te egra
e mas shumti si burrnesha
Lum Rugova qe i ka rrite
shume ma t'mira se PERRITE!
-Per ZemraShqiptare, nga Hollanda, Tetor 2016-