Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Kalana: Kryqëzata e Emigrantëve

| E enjte, 20.10.2016, 06:30 PM |


Luan Kalana

 

Kryqëzata e Emigrantëve

 

Ne ushtarë të Kryqëzates te Emigrantëve,

për kafshatë dhe Paqe,kemi pushtuar Botën,

nuk plaçkitim,por kështjella ndërtojmë,

gjakun dhe eshtrat lemë, për të "pangopurit"!

 

Thesaret dhe arin e vjedhin të pasurit,

per ne s'mbeten as thërime,por lëmoshë,

kështu qenka shkruar për brezi tonë,

mos vuajnë me vonë,fëmijet tanë.

 

Rrugeve pa mbarim,endemi  shtegëtarë,

kerkojme mallin dhe shpesën e humbur,

njeres skelet  te shperfytuar kemi mbetur

të lodhur nga skamja, të dermuar nga dertet.

 

O gjallë a vdekur,dy rrugë janë ne jetë,

se qytezat e varezave me lule na presin,

per liri e paqe,zerin ta ngremë deri ne retë,

ushtare te Kryqezates te Emigranteve mos vdesim !