| E shtune, 23.08.2008, 07:22 PM |
Fetnete Ramosaj
Krimet serbe në Kosovë
PA APOLOGJI
Me fakte kundër shpifjeve
SULME TË PANDËRPRERA, GODITJE EDHE ME RAKETA “LUNA”
Prej datës 22 deri më 26 maj 1998 forcat serbe ndërmarrin një sulm të gjerë përgjatë magjistrales Deçan ? Gjakovë, kundër fshatrave Prejlep e Rastavicë, për të depërtuar në zonat e kontrolluara nga UÇK?ja, me ç’rast në Prejlep, më 24 maj sulmojnë edhe njësitë e ushtrisë serbe, por nuk mundën t’ia arrijnë qëllimit. Duhet theksuar se forcat serbe gjatë ofensivave kundër Prejlepit shpesh janë maskuar edhe me uniforma me amblema të UÇK?së, mbase duke e patur parasysh se në këtë vijë të frontit luftimet zhvilloheshin në afërsi. Sërish më 3 qershor, forcat serbe fillojnë sulmin për të depërtuar në Prejlep nga drejtimi i shkollës fillore që gjendet në fillim të fshatit, me ç’rast luftime të rrepta zhvillohen mbi fshatin Prejlep, tek Ura e Bajramhasanëve në magjistralen Deçan – Gjakovë. Aty, gjatë luftimeve, bien dëshmorë tre luftëtarë të UÇK?së: Rexhep Musë Mazrekaj (39), Selmon Tahir Dukaj (37) dhe Ahmet Ismet Baqaj (32) të tre nga Drenoci, trupat e të cilëve mbetën mbi dhe në vendin e vrasjes deri në fundshtatorin e atij viti. Ndërsa më 5 qershor 1998, Prejlepi dhe Rastavica sulmohen edhe me aeroplanë luftarakë. Forcat serbe në Prejlep, fillimisht sulmuan me mjete të blinduara që hynë tek Ura e Bajramhasanëve (nga drejtimi i Deçanit) dhe tek “24 Gurët” (nga drejtimi i Gjakovës) si dhe me forca të shumta të këmbësorisë. Ndërsa rreth orës 13, Prejlepi u bombardua njëkohësisht nga katër aeroplanë luftarakë. Sulmi zgjati gjatë tërë ditës. Njësitë e UÇK?së bënë një qëndresë vërtet heroike, ku u shkatërruan edhe tri blinda. Në këto luftime vriten pjesëtarët e UÇK?së, Jeton Zeqir Dabiqaj (23) e Beqir Haxhë Qufaj (21) ndërsa në luftimet e zhvilluara dy ditë më vonë bie dëshmor edhe Gazmend Selmon Lokaj (23), nga Prejlepi. Nga magjistralja Deçan – Gjakovë, prej vendit të njohur me emrin Bunari i Fushës (mes fshatrave Carrabreg e Prejlep), në mbrëmjen e 11 qershorit ’98, ushtria serbe, për herë të parë që nga fillimi i luftës në Kosovë, lansoi katër (4) raketa tokë?tokë të prodhimit rus të tipit “Luna”. Flaka e motorëve të raketave u pa në gjithë pjesën Perëndimore të Kosovës. Raketat goditën fshatrat Gllogjan dhe Irzniq. Në vijën e frontit në Prejlep luftimet nuk u ndalën asnjëherë. Këtu duhet përmendur edhe konfrontimin e rreptë me këmbësorinë serbe e cila sulmoi në orët e hershme të 28 qershorit 1998. Në këto luftime, organet e MUP?it serb të Deçanit, pranojnë se është vrarë polici Pero Tintor (1971) nga Senti, pjesëtar i MUP?it të Kikindës. Ndërsa më 10 korrik ’98, në luftimet e zhvilluara në Prejlep vritet polici i MUP?it të Pançevës, Petar Rajkoviq (1976). Edhe gjatë ofensivës më të rreptë të forcave serbe të ndërmarrë gjatë muajit gusht ’98, kundër të gjitha pozicioneve të luftës në rajonin e Dukagjinit, Prejlepi qëndroi I palëkundur. Edhe përkundër përdorimit të makinerisë së rëndë luftarake dhe forcave të shumta të këmbësorisë, forcat serbe nuk mundën të thyejnë rezistencën. Kështu, më 2 gusht 1998, në orët e hershme të mëngjesit këmbësoria dhe mjetet e blinduara serbe u përpoqën të depërtojnë në fshatrat Rastavicë e Prejlep, ku bie në vijën e parë të frontit në Rastavicë, dëshmori Rexhep Brahim Kadrijaj (24), nga Rastavica. Forcat tona i pritën me zjarr njësitë serbe dhe i zbrapsën rreth mesditës. Me këtë rast, sipas raporteve zyrtare serbe, janë vrarë policët: Nenad Bellosheviq (1973) nga Cirkolezi, Elvis Shunjeviq (1969) nga Rijeka, Miomir Stojanoviq (1955) nga Peja dhe Damjan Jovanoviq nga Peja, të gjithë pjesëtarë të MUP?it serb të Pejës. Ndërsa janë plagosur policët e MUP?it të Pejës: Lubisha Maksimoviq, Nebojsha Paviçeviq, Zoran Tmushiq, Petko Miliçeviq, Mlladen Martinoviq, Dragolub Vukiçeviq dhe policët e MUP?it të Deçanit: Milko Nikoliq e Marko Radovanoviq si dhe Gjorgje Karan, polic i MUP?it të Beogradit. Edhe përkundër dështimit të sulmit të datës 2 gusht, forcat serbe sërish më 9 gusht sulmojnë vijën e frontit Prejlep – Carrabreg. Këtë ditë, sipas burimeve serbe, në luftimet e zhvilluara në Prejlep, vritet polici Zdravomir Bukiliq (1970) nga Kollashini, polic i MUP?it të Deçanit ndërsa plagoset polici Radulle Sedllareviq. Të njëjtën ditë në luftimet e zhvilluara po në Prejlep vriten policët: Zoran Gjokiq (1970), Srgjan Drashkoviq (1967) dhe Bojan Kociç (1975), policë të MUP?it serb të Leskovcit.16 – Ndërkaq nga ana e UÇK?së, më 9 gusht, në vijën e parë të frontit në Carrabreg bie dëshmor eprori Sokol Muzli Sejfiaj (28), nga Gllogjani. Më 11 gusht ’98, në luftimet e zhvilluara në këtë vijë të frontit, në Gerdaja (mes fshatrave Prejlep e Carrabreg) bien luftëtarët e UÇK?së, Maxhun Malë Çekaj (57), komandant i shtabit lokal të UÇK?së së fshatit Irzniq, Gëzim Shaban Dervishaj (19) dhe Naser Muzli Idrizaj (31). Në Gerdaja, më 2 shtator 1998, vritet nga forcat serbe edhe pjesëtari i UÇK?së, Kadri Selim Latifaj (1977), nga Prejlepi, trupi i të cilit u gjet pas një muaji. Ndërkaq, më 20 nëntor 1998, në Prejlep, gjatë konfrontimit të forcave policore serbe me një njësi të UÇK?së vriten policët: Zoran Vrbashki (1973) nga Verbasi, pjesëtar i MUPit serb të Suboticës; Janosh Çizmadia (1953), polic i MUP?it të Novi Sadit, Igor Vus (1973) dhe Çaba Padkaji, policë të MUP?it serb të Kikindës. Në pranverën e vitit 1998, Kosova de fakto ishte territor i pushtuar nga Serbia dhe po përballej me terrorin e gjenocidin më të egër që po ushtrohej nga të gjitha segmentet e shtetit serb. Edhe sekretarja amerikane e Shtetit, zonja Medlin Ollbrajt, më 2 prill 1998, në Uashington, deklaroi se Kosova është një territor i pushtuar. Këso kohe numri më i madh i forcave serbe u koncentrua në rajonin e Dukagjinit, për ndërmarrjen e operacioneve të pandërprera luftarake, me qëllim që ta shuajnë çdo shkëndijë rezistence por edhe ta pengojnë depërtimin e armatimit nga Shqipëria. Sepse kështu do t’i jipej goditje rezistencës shqiptare në mbarë Kosovën. Me theks të veçantë, operacionet ndëshkuese ishin të drejtuara kundër popullatës civile, për ta vrarë e masakruar dhe dëbuar nga trojet e veta. Aty ku mundën të depërtojnë, forcat serbe vranë e masakruan mizorisht. Këso kohe, në këtë anë, rasti më i rëndë ishte masakra e kryer në Lybeniq të Pejës. Lidhur me këtë rast, në raportet serbe thuhet se rreth orës 8, të datës 25 maj 1998, në rrugën magjistrale Deçan – Pejë, në afërsi të Lybeniqit, është sulmuar me armë zjarri vetura “Golf” që po udhëtonte në drejtim të Deçanit, me ç’rast janë plagosur Momçilo Antiq, pjesëtar rezerv i MUP?it të Deçanit, Slobodan Vukoviq, punëtor i “Elektro?Kosovës” dhe Dimitrije Radoviq, pensionist.17 Mirëpo, siç u dëshmua më vonë, ky “sulm” nuk ishte asgjë tjetër pos një improvizim, të cilin policia serbe e shfrytëzoi si pretekst për masakër, të cilën e përsëriti sërish në prill të vitit 1999.
16 Libri Zloçini…, i cit. më lartë, f. 160; adresën http://www.mup.sr.gov.yu, e cit. më lartë.
17 Shih Zloçini…, vep. e cit. më lartë, f. 42.