| E diele, 16.10.2016, 08:27 AM |
DASMA MBRETËRORE
NGA BAJRAM CANAMETI
Bekim i dasmës mbretërore
Në zemër të kombit trokiti,
Erdhën shqiptarët nga hapësirat
E princ Leka në mirëseardhje i rriti.
Urimin e shpërndan kënga buçitëse
Nëpër shtigjet e hapësirës shqiptare,
Rrugë, pemë,male dhe re valëvitëse
Përcollën tingujt e saj krenare.
Na grish dasma të dalim nga hallet,
Zemrën të shfletojmë me dashuri,
E bashkë me zemrën edhe urimi s`ndalet
Për princin dhe dasmën e tij.
Princ Leka dhe princeshë Elia,
Të bukur si yjet në qershor,
Gjëmon kënga, çiftelia
Dhe cyrlja e klarineta me tinguj gazmorë.
E bukuir dita,i pastër ajri,
Blerimi qelibar,kristal,
Priste priste Tirana mbretët të ardhur,
Nga Maroku në Skandinavinë e bardhë...
Çifte aristokratësh ndonjëherë
S`ishin mbledhur në këtë qytet,
Me një thjeshtësi plot vlerë
Se edhe Shqipnia kish princ e mbret...
Nga Çamëria e Labëria,
Nga Kosova e Presheva,
Vërshonin njerëzit me të mira
Princ Leka:Mire se të gjeta...
Në çdo kënd të vatrës shqiptare
Aty ku shqip i thonë bukës e lirisë,
Vinin të lashtat valle,
Dhe tingujt e melodisë...
Besimi ndez zjarrin e shpresë
Rrembat e gjakut buçasin,
Dhe një bukuri i jepet jetës
Nga madhështi e dasmës...
Dhe vjen një zë i largët na thërret
Në ajrin e kësj feste tradicionale
Vjen ai dhe na thotë me fjalën mbret
Shqipnia është Etnike ,as e vogël as e madhe...
Farkëtohet fjala e temperohet,
Krahët merr medimi në fluturim të tij,
Dhe e artë gjithnjë kujtohet
Kur Shqipnia kish mbretëri...
+++
Ikën më tutje mendimi në shekujt
Ndalet në tokën ilire,
Ngrihen viganë në parafytyrë mbretërit,
Të lartë si kreshtat alpine...
Të ndritshëm ishin si ylli,e Iliri,
Grabosi,Taripi e Bardhyli,
Mbretër që nuk u humbet emri,
Viganë e të fortë ,të ndritshëm si dielli.
Biri i Bardhylit ishte Kleitos,
Me famë ish e me lavdi,
Tridhjetë vjet Glaukos,
I famëmadhes Ilri...
Aleksandri ,Pirro,Pleurati,
Zemërluanë rrufe në stuhi,
Më ngjajnë janë në dasmë
Pamje krenarë e me madhështi...
Agron i lavdishëm,Teuta ,Genti
Mbretër të famshëm lavdi plot,
Prej tyre në dasmë sikur vendi,
Shkëlqen më fort...
Progon e Dhimtri që ngritën Arbërinë
E Gjergj Kastrioti -Skënderbeu,
Balshat e fuqishëm me Lekë Dukagjinë
Topijat e Aranitët,burra dheu...
Zahariajt, Skurajt e Gropjanët
Princër të lartë e të pushtetshëm,
Bushatllinjtë ,Zogollët e Toptanët,
Një gjerdan princash e mbretërish...
Ju vini mbretër në këtë dasmë
Ashtu siç jeni,madhështor,
Ngriheni lart siç e keni hak,
Në rrëmba të gjakut arbëror...
Seç m`u kujtuat në këtë dasmë
O krenari të popullit tim,
Teksa buçet kaba e lashtë
E hidhet vallja e syri ndrin,
I princit Lekë princeshës Elia,
Dhe sa të ftuarve u ndrin syri,
Se kombi bëri dasmë të mirë,
Për princeshë e princ xhevahiri...
Jo vetëm populli vjen në dasmë
Mbretërit ilirë e mbretërit e botës,
Se shqipot gjithnjë kanë klas,
E nder i ngrenë Kurorës...
Se shqipot dinë të nderojnë
Në instikt të tyre mirë e dinë,
Ndaj muzikat melodojnë e gjëmojnë
Dasmë kemi e me gaz të ngremë dollinë...