Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Dashuria është e shenjtë

| E diele, 16.10.2016, 08:25 AM |


DASHURIA ËSHTË E SHENJTË

 

Nëse m’ donë me të vërtetë –

Lumturi do t’ kesh në jetë !

 

Nëse m’ donë me shpirt e zemër –

Do t’ kesh dritë e do t’ kesh emër !

 

Nëse m’ donë sa për reklamë –

Kurrë në jetë nuk do t’ kesh famë !

 

Nëse m’ donë veç sa për shtrat –

Kurrë n’ këtë jetë s’ do t’ jesh rehat !

 

Nëse m’ donë për interes –

Do t’ jetosh gjithmonë me stres !

 

Nëse m’ donë për pasuri –

Kurrë s’ do t’ kesh n’ jetë dashuri !

 

Nëse m’ donë sa për kurorë –

Herë do kurë ke me u bë horë !

 

Nëse m’ donë për dokument –

Herë do kurë kanë me t’ lanë mentë !

 

Nëse m’ donë veç sa për letra –

Herë do kurë do t’ zbardhet mjekra !

 

Nëse m’ donë sa për azil –

Herë do kurë bahesh rezil !

 

Nëse m’ donë veç sa për viza –

Herë do kurë do t’ ikë kërthiza !

 

Dashuria është e shenjtë –

Zoti t’ vret me ba me rrejtë !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 13.10.2016.