Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fran Gjoka: Problemet e fillimitvitit mësimor

| E diele, 09.10.2016, 09:44 AM |


PEDAGOGJI

PUNA INDIVIDUALE DHE E DIFERENCUAR ME FËMIJËT, AVANTAZHET PSIKOLOGJIKE E PEDAGOGJIKE.

(Problemet e fillimitvitit mësimor dhe detyrat që u dalin mësuesve)

NGA FRAN GJOKA, LEZHË

Rritja e përgjithshme e nivelit te shkolles, sipas standarteve që kërkon shoqëria demokratike dhe tregu i punes, ku në themel ka konkurencën, shtron nevojen e permiresimit dhe te reformimit shumëplanesh të arsimit dhe të sistemit të edukniit. Masat e marra vitet e fundit nga strukturat drejtuese të të gjithë niveleve janë një garanci dhe një shans me shumë që shkolla jonë t'i bashkangjitet shkollave që ofrojnë cilësi të kënaqëshme shërbimi per komunitetin, nxënësit dhe aktorët e tjerë të interesuar. Natyrisht strategjia nuk pranon që të shkërmoqet çdo gjë e ndërtuar nga breza të tërë mësuesish e edukatorësh dhe të fillohet nga e para dhe per të gjithë elementët e reformes. Kjo do të ishte një aventurë me pasoja per të ardhmen e vendit, të kulturës dhe të formimit të brezave.

Në mes shumë elementëve të reformes, që kerkon përkujdesje e vëmendje të veçantë nga drejtuesit e të gjithë niveleve, studiuesit dhe mësuesit, është edhe përmirësimi i metodologjisë së mësimdhënies / mësimnxënies, përdorimi shkallë - shkallë i metodave që kanë në qëndër nxënësin, që nxisin e vëne në lëvizje të mënduarit aktiv, krijues dhe kritik të tyre. Çdo reformë është e komprementuar pa filluar ende nëse niveli i mësimdhënies nuk i përgjigjet kërkesave të reja që shtrojnë tekstet dhe programet e reja dhe alternative, që tashmë kanë filluar të zbatohen edhe në arsimin tonë pasuniversitar. Nëse, ne, mësuesit, duam të gjykojmë per cilësinë e mësimdhënies dhe të mësimnxënies, le të shohim shkallën e angazhimit gjatë procesit mësimor të nxënësve, cilësinë e vetëveprimit dhe të pavavësisë së tyre në përvetësimin e koncepteve, fakteve, ligjeve, rregullave, formulave, dukurive natyrore e shoqërore etj. Atje ku flet vetëm mësuesi dhe nxënësit bëjnë sikur dëgjojnë, ku nxënësi nuk kontribuon në pasurimin e temës së mësimit që ka per të paraqitur e përforcuar mësuesi me informacionin që ai zotëron përmes literatures që ka studiuar dhe që mund të ketë marre përmes mjeteve dhe teknologjisë moderne të konuinikimit, si rregull, mësimi është jashtë standarteve, përvetësimi i dijeve nga nxënësit është në nivele të ulëta, mendimi i tyre nuk mprehet dhe bota e tyre emocionale varfërohet. Vetëm me mendim të zhvilluar, zbulohen ide që vëne në lëvizje shoqërinë, që e emancipojnë atë. Si përfudim paraprak, në çdo orë mësimi ku nuk marrin pjesë aktive dhe gjatë gjithë kohës të dy palët ( mësuesi dhe nxënësit ) ora e mësimit është e dështuar.

Dihet se pjesë shumë e rëndësishme e mësimdhënies dhe e mësimnxënies është edhe përmirësimi i gjithë sistemit të strukturës së orës së mësimit, zëvëndësimi i mekanizmit të punës ballazi me të gjithë klasën me punen me grupe sipas niveleve që ata paraqesin, ku diferencat janë të dallueshme nga kushdo mësues me pak përvojë dhe me një formim profesional të pranueshëm. Është i njohur edhe fakti se ndryshimet në metodë janë të ngadalta. Ato nuk pasqyrojnë asnjëherë ndryshimet e shpeshta dhe të shpejta të arsimit në përmbajtje, në organizim dhe në legjislacion. Per arsyen e thjeshtë se metodologjia në tëresi dhe ajo e mësimdhënies në veçanti është shumë më konservatore se elementët e tjerë që lidhen me reformimin e shkolles. Është kjo arsyeja që trainimi dhe vetëtrainimi i punonjësve pedagogjik mbetet detyrë parësore, imperative dhe permanente per të gjithë faktorët dhe aktorët e interesuar per sektorin më të rëndësishëm per zhvillimin dhe kulturimin e shoqërisë, per emancipimin e saj dhe kultivimimin e vlerave demokratike.

Problemi që shtrohet para nesh, mësuesve, është i thjeshtë dhe lidhet me atë se pse është e domosdoshme puna e diferencuar me individë dhe grupe nxënësish dhe sa mundësi organizative dhe teknike kemi per ta realizuar atë me efektivitet ?

Para se gjithash një mësues me formimin akademik dhe profesional të kënaqëshëm duhet të njohë se paku në vija të përgjithshme problemet psikologjike dhe dinamiken e zhvillimit të përsonalitetit të moshës me të cilën punon, baticat dhe zbaticat e formimit të karakterit, krizat që kalojnë femijët deri sa maturohen dhe e formojnë përsonalitetin e tyre, ndryshimet fiziologjike e biologjike që grupmoshat pësojnë në momente të caktuara të zhvillimit, ndryshimet e rritjes si dhe problemet sociale që ata mbartin nga ambjenti familjar dhe mjedisi nga kanë ardhur etj.

Dihet se per arsye të diferencave në zhvillimin mendor, të traditës e mjedisit familjar, të kulturës së ambjentit ku është rritur fëmija, të cilësisë dhe të normave e Standarteve që plotëson shkolla nga mund të ketë ardhur nxënësi, të nivelit të ulët ekonomik dhe të problemeve të tjera sociale, nxënësit e një klase nuk kanë të njejtiri formim, nuk e zotërojnë lëndën në të njëjtin nivel, nuk përqëndrohen sa dhe si duhet në mësim» kanë interesa të llojeve të ndryshme e pse jo edhe të ekstremeve per dijen dhe shkollën, mundet që të kenë sjellje e mënyra komunikimi të ndryshme, dëshira nga më të habitshme e force vullneti të niveleve të diferencuara. Në këto kushte rritjeje e zhvillimi aspak të njëjtë, është e natyrshme që edhe disnivelet në qëndrime e pjesëmarrje në mësim dhe në përvetësimin e programeve mësimore janë të ndryshme. Nëse mësuesi ecën me mendimin e punës ballazi ( me të gjithë nxënësit ), pa diferencime, i sjellim pasoja shumë të dëmshme vetë fëmijëve dhe shkoìlës e së ardhmes së shoqërisë. Kjo per arsyet e mëpopshtmë :

Në tërësi kurrikula, pavarësisht nga korigjimet që asaj i bëhen hera - herës, është e ndërtuar mbi bazën e niveiit mesatar të nxënësve. Sado e rinovuar të jetë ajo, në asnjë shkollë dhe në asnjë vend nuk i plotëson kërkesat e të gjithë grupeve të nxënësve. Ja pse është e domosdoshme mjeshtëria pedagogjike e psikologjike e mësuesit, aftësia e tij per ta adaptuar tekstin me nivelin e grupeve sociale që përbëjnë klasën dhe me shkallën e formimit dhe të interesave të nxënësve.

Puna ballazi bëhet jo efektive dhe pa interesa per së paku dy grupe jo të vogla nxënësish që ndodhen në çdo klasë të çdo shkolle:

A - Per nxënësit me prapambetje në mësime, të cilet nuk e ndjekin dot tekstin dhe shpjegimin e mësuesit që t’i afrohet nivelit mesatar të nxënësve dhe të tekstit. Eksperienca dhe përvoja kanë treguar se ne raste të tilla nxënësit me dobësi shpërqëndrohen, humbasin dëshirën për shkollën dhe dijen, stresohen nga që nuk e ndjekin nivelin mesatar të kurrikulës dhe të metodës së mësuesit dhe mundet që ta braktisin mësimin, pasi nuk e ndiejnë vetën të afte të përballojnë kërkesat. Mundet për defekte të sistemit të punës së tyre, por edhe të defekteve të shkollës nga kanë ardhur, të problemeve e vështirësive të tjera me të cilat ata janë ballafaquar e ballafaqohen në jetën e tyre të përditshme sociale e familjare.

I njëjti fenomen ndodh edhe me nxënësit shumë të mire që ka klasa, ku si rregull, nuk ka klasë dhe shkollë që të mos ketë të tillë, pavarësisht nga grupi i vogël që mund të jetë. Nxënësit e përparuar dhe me informim të përditësuar shkencor nuk kanë interes të dëgjojnë në shkollë nivele mesatare mësimesh, të zgjidhin ushtrime e probleme që ka teksti. Për ta ore të tilla mësimi bëhen aq të bezdisshme, sa mund të mos e kenë fare mëndjen në mësim, mund të krijojnë edhe probleme e konflikte me mësuesit e shokët nëse merren me mesatarizëm dijesh e njohurish. Kjo e bën të domosdoshme punën e diferencuar si me nxënësit me dobësi të pjesëshme, ashtu edhe me nxënësit me shkallë të lartë intelekti dhe me informacion të çasteve të fundit. Niveli i problememave, ushtrimeve dhe i kërkesave duhet t'u përgjigjet formimit të nxënësve, interesave të tyre dhe jo të punohet me mesatarizma, siç veprohet sot në mjaftë shkolla dhe nga disa mësues.

Puna e diferencuar dhe individuale, e menduar mire dhe e organizuar me përkujdesje të veçantë, ka shumë vlera sociale e psikopedagogjike sidomos per grupet e mëposhme :

Së pari, për nxënësit e ardhur me dobësi nga zonat verilindore dhe që tashme jane pjesë e komunitetit të Lezhes. Ata, për arsye të ndryshme ndiehen të vetmuar në komunitetin e ri, nuk vlerësohen dhe nuk paraqiten si pjesë aktive e komunitetit. Si të thuash e kanë të vështirë të integrohen psikologjikisht dhe kulturalisht. Për pasojë ndiehen të huaj në vendin e tyre, të nënvlerësuar dhe të fyer. Origjina e tyre, mjedisi nga kanë ardhur dhe dobësitë e mbartura, paaftësia per t'u bërë pjesë e grupit i lodh dhe i streson ata dhe ju krijon mendimin se janë të huaj në vendin e tyre. Nëse ata nuk kanë përkrahjen e shkollës dhe të komunitetit të nxënësve, përbëjnë grupin më të predispozuar per ta braktisur shkollën dhe për të rënë nesër pre e krimit të organizuar.

Se dyti, nxënësit me prapambetje të mbartura nga njëra klasë në tjetrën, kanë nevojë për mbështetje psikopedagogjike, në kuptimin që ata te ndihmohen përmes punëes plotësuese duke ju siguruar mbështetje. Në përvojën time si mësues gjithnjë këtë kategori nxënësish e motivoj, ju krijoj mendimin se me përpjekje të përbashkëta ata mund të kalojnë dhe duhet ta kalojnë klasën, se edhe ata jane si të tjerët dhe se mund të bëhen njerëz të ditur, me shkollë dhe të vlefshëm për vete, familjet e tyre dhe shoqërinë. Puna ime e diferencuar me këta nxënës mbështetet në bindjen se edhe ata do të përvetësojnë bazat e programit mesimor, se edhe ata shkallë - shkallë do të bëhen pjesë aktive e orës së mësimit, se do të bëhen të pëlqyeshëm në sytë e shokëve dhe të shoqeve, të vlerësueshëm dhe të vetëvlerësueshëm. Kjo i bën ata me krahë, ju pasuron atyre boten emocionale e volitive, i bën të ndieshëm dhe kurajoz, kapërcejnë situatat e ankthit që i kanë shoqëruar dhe mendojnë se mund të bëhen të vlefshëm për vete dhe shoqërinë.

Puna e diferencuar dhe individuale krijon kushte optimale për një mësim që vë në lëvizje masën e nxënësve dhe që krijon hapësira për të gjithë, për të garantuar një sukses sado të vogël në mësim. Suksesi, sado i vogël, përbën garanci për suksese të tjera. Çdo mësues ka mundësi, sëpaku të punojë me të tre nivelet e nxënësve, çka do t'i pergatiste psikologjikisht ata per mundësitë e përvetësimit të programit, pavarësisht nga vëshirësitë dhe boshlleqet që ata do te paraqitnin. Mjafton që të evidentohen dobësitë e vrejtura dhe shkalla e tyre dhe të punohet me synime qarta dhe pune të diferencuar per t'i venë në rrugen e zgjidhjes dhe per t'i kapëreyer shkallë shkallë të metat. Një mësues i formuar profesionalisht dhe me baza shkencore është i aftë të dallojë dobësitë dhe të përcaktoje mjetet dhe teknikat didaktike e mësimore për t'i kapëreyer ato.