| E enjte, 06.10.2016, 07:32 PM |
FEJA
ISLAME DUHET TË JEPË TË PAFUNDMEN PËR KOMBIN
Nga Afrim Caka
Nëse mostoleranca është e drejtë islamit politikë, atëherë ku mbetet e drejta natyrore.
Parimi i madh, ai universal si për njërin ashtu dhe për tjetrin është e njejtë kudo: “Shefqet Krasniqi mos e bëj atë, që nuk do të doje të të bënin ty”.
Sëmundja është ky njeri. Dhe nëse nuk përballemi me shtimin e beduinëve në Dardani sy me sy, nuk bëjmë asgjë më shumë se vënia e një fashe mbi tumor kanceroz që rritet me shpejtësi.
Pyes veten: e meritonte vallë vdekjen e së nesërmes ky vend, këta beduinë të cilët deshirojnë t’i mbeten besnik sipas rregullave të islamit politikë të importuara nga turqia? Është vallë më mizore dhe e padrejtë të ndëshkosh Dardaninë ata që sot mendojnë si dikur? Kush ishte vallë që urdhëroi mostolerancën, dhe ndërtimin e qelive në kohën e “Inkuizicionit” duke caktuar hoxhallarë xhelatë autodafesh si në kohën e shpellave...
Tu heqësh lirinë njerëzore, t’i pengosh të zgjedhin një hyjni të tyren është antifetare. Nëse për të mbrojtur besimin e islamit politikë do të përdorej dhunë si në Siri, çdo shqiptar duhet t’i kundërvihet kësaj dokurie negative. Feja, me detyrim, mbulesat me ferexhe e shami nuk është fe: duhet përdorur bindja dhe jo paraja dhe detyrimi.
Megjithatë, feja është si dashria: as e komandon, as e detyron dot xhëmatin.
Hoxhallarët u shndërruan në masë e përbime, pa trajtë dhe anonime kur heqin dorë nga ligjet e shtetit Dardanë dhe i japin trajtat e shëmtuara xhëmatit. Fetarët islam duhet të përndjekin ato që i ka toleruar vetë Zoti? Të mos shtrohet asnjë lloj dhune mbi jo besimtarët islam. Ne e dimë të gjithë se feja përfaqësohet me bindje, jo me mënyrat e ashpra e me dhunë. Madje duke përdorur fjalë fyese kundër figurave tona kombëtare: si Skënderbeu e Nëna Tereze etj!
Si! Pra, çdo qytetar do të jetë i lirë të ndjekë arsyen e tij dhe të të besojë atë çka i diktonë arsya e tij e ndriçuar, ose i mashtruar? Sigurisht, mjaft që të mos prishë rendin publik dhe të mos ofendojë kulturën tonë. Sepse nuk varet nga ai vetë të besojë a mos besojë në atë fe që është antikombëtare, ama, është dorën e tij që të zgjedhë dhe të respektojë kombin, flamurin, kulturën, historinë dhe zakonet e veta shqiptare. Nëse ndonjerë prej shqiptarëve gjakhumbur këmbëngulin që, besimi në fenë katolike është krim, atëherë të gjithë shqiptarët kudo që janë do të duhet të ngremë zërin të parët, sepse edhe etrit e këtyre beduinëve e kanë përligjur atë duke i akuzuar të tjerët se janë antimusliman:
“Sadullah Bajrami, gjaku jo i besimtarëve muslimanë është i mirë për pije, muslimaët!!!”.
Këtu dallimi është i madh, që të gjitha fetë janë vepër e njeriut dhe kisha e xhamia është vepër e Zotit. Por, prisni pak ju hoxhallarë gjakhumbur: meqë islami politikë është hyjnor, mos duhet që ajo të mbizotërojë përmes urrejtjes, çmendurive, vrasjeve, dhunimeve, torturave dhe falenderimeve të bëra Perëndisë për këto vrasje? Sa më hyjnore të jetë feja islame, aq më pak i takon ndonjë hoxhe apo imami që ta kontrollojë. Nëse e ka shpallur Zoti, ai do ta ruajë pa ndihmën e këtyre beduinëve si: Naim Tërnava, Sylejman Rexhepi, Shefqet Krasniqi, Enes Goga, Fuad Ramiqi, hoxhë Mazllami, Sadullah Bajrami, Fuad Ramiqi, Drilon Bytyçi, Gëzim Këlmendi, Rexhep Memishi, Irfan Salihu, Ferid Agani etj. Ne duhet ta dimë që mos toleranca ndërfetare pjell vetëm njerëz me dy fytyra dhe gjakpirësa. Sa alternativë e kobëshme! Fundja, do të dëshironim ne të mbanim një beduinë në fenë e Zotit, i cila fe ra në duart e xhelatëve dhe predikuan vetëm dhunë e tmerr?
U ngritën në emër të Turqisë, të “mungesës së nacionalizmit shqiptar” kujtojnë se janë turqë e flasin shqip, kujtojnë se, duke e përçmuar gjuhën shqipe dhe popullin e vet, janë më turqë se turqit e djeshëm, kur në të vërtetë, s’janë veç një mjerim i pafund, gjakhumbur e tradhtarë. Të detyrosh dikë të pohoj gjuhëm, kulturën shqiptare është provë e qartë se shpirti i ndonjë imami që kërkon një gjë të tillë është armik i kombit.
Shikoni ju lutem, pasojat e tmerëshme të mostolerancës në Maqdoni dhe në vendet arabe. Po të lejohet që të zhvisheshin të gjithë shqiptarët nga kultura ilire apo t’i vrisnin të gjithë të cilët nuk do të predikonin islamin politikë ku jetojnë. Pra, drejtësia ka të drejtë të ndëshkojë gabimet e kufomave anadollake, vetëm ata kur nëpër xhami krijojnë urrejtje. Dhe ato janë krime vetëm turbullojnë mendjet e xhëmatit dhe shoqërinë shqiptare. Ndërsa xhëmatin e turbullojnë sapo fillojnë të frymëzojnë fanatizmin e islamit politikë turko-arabë. Pra, drejtësia që të shmangë fanatizmin duhet të përdorë ligjet kundër terrorizmit.
Në ditët tona ka ende fanatikë në ndonjë skutë të humbur të xhamive, por kjo është sëmundje që moleps vetëm njerëz të ulët. Në Dardani, arsyeja fetare duhet hedhë rrënjë, si në mendjet e tregtarëve, ashtu edhe në kasollat e të varfërve. Këtu dyhet t’i kultivojmë frytet e saja të mira, ca më tepër nuk duhet lejuar që t’i pengojnë që të rriten. Dardania e ditëve tona nuk mund të qeveriset si në kohën e Stalinit, Erdoganit apo talebanëve. Sikur mjeshtrit e gabimeve, ata të mëdhenjtë e ligjeratave nëpër xhami e mejtepe dua të them, të paguar me para të majme e të nderuar për kaq kohë të gjatë për të shtazëruar racën shqiptare, të na urdhëronin të besojmë në paragrafët e keqkuptuar të Shkrimeve të Shenjta. Do të ishte vallë e pa vend shprehja shtazë të egra sikur këta mjeshtër të urrejtjes e mostolerancës të përdornin forcën dhe paditurinë si në Siri, Iran, Avganistan dhe vendet tjera arabe për të përhapur paditurinë e tyre trashanike, ç’do mendonin për ta njerëzit e arsimuar?
Kurrë mos u harroftë se ne jemi shqiptar Iliro-Dardanë! Nëse gjëmat e luftës nuk i shmangim dot, mos e urrejmë, mos e shqyejmë njëri - tjetrin në prehrin e paqës dhe ta përdorimin këtë jetë për të bekuar Dardaninë tonë të stërlashtë. Paçim urrejtje vetëm për tradhtarët e spiunët që rëndojnë mbi shpirtrat tanë, ashtu siç neveriten nga korrupsioni e banditizmi që rrëmbyen me dhunë frytet e punës dhe të djersës së popullit... edhe pse gjithçka që kanë bërë pushtetarët e hoxhallarët është: kthimi i tërë Dardanisë në një çmendi kolektive.