| E merkure, 05.10.2016, 07:59 PM |
Investimet vdekjeprurese
Nga Palush Domgjoni
Nxjerrja e qymyrit është e lidhur me një konsum të madh të tokës, shkaterrim të maleve, lumenjëve dhe shëndetit të banoreve. Kosova është një vend me territor shumë të vogel, nxjerrja e qymyrit në zona, ku ka afër banime, fshatra apo qytete, nuk është aspak në interes publik, por kunder tij. Ky eshte interes vetëm i kompanive, te cilat përveq fitimit të tyre, nuk kanë mëshirë, as respekt për asgje, as për ambientin, as për male, as për lumënjë, as për jetë njerëzve dhe as për jetë kafshëve. Këto janë invetsime vdekjeprurëse, sepse vrasin ambientin dhe njëriun.
Përveç kësaj edhe metalet e rënda minerare si arsenit dhe merkurit janë ato të cilat ndotin mjedisin dhe rrezikojnë shëndetin e banorëve, edhe shpesh çon në përmbytjet sepse shpesh shtretërit e lumenjve janë varrosur nga depozitimi i mbetjeve minerare në luginat. Për shembull në minierat të linjitit, që janë në fusha të thata në bujqësi, aty ka sasi të mëdha të pluhurit. Prandaj, ketu kerkohet një përdorimi i teknologjisë më efikas moderne të kontrollit te pluhurit, i cili është i domosdoshëm edhe në zonat ku janë shumë larg banimeve, c’farë në shtete siq është Kosova, një gjë e tillë nuk do respektohet edhe për shumë vite. Në këtë rast, as banorët dhe askush nuk dinë, se çfarë do bëhet aty, sepse asnjë debat nuk është bërë me banoret e asajë zone, prandaj askush nuk dijë, dhe se aty pasojat do jenë edhe për fshatra të tjerë për rreth, sepse do ju rrezikohet shëndeti direkt.
Në vende të Amerikës Latine, ku nuk funksionon shteti i së drejtës, janë shfrytëzuar depozitat e mundshme, aty fshatra të tërë janë zhvendosur disa herë, çfarë kanë çuar në konflikte me popullsinë. Në vendet ku kompanitë e mëdha arrijnë, që politiken ta dirigjojnë nga jashtë, për interesa të tyre, ndodhin këto gjëra, ndërsa populli i pa mbrojtur e vuan.
Kur qytetari nuk ka mbrojte juridike nga shtetit, kur prona dhe jeta a tij mundë të rrezikohet kurdoher, atëher kompanitë vendosin si të dëshirojnë vet.
Në Kosovë në këtë rast, për këto dy fshatra, po bëhet eksperiment me shqiptaret katolik, të cilët ,nuk kanë asnjë perfaqësim askund është më i pa mbrojturi dhe i dikriminuari në forma indirekte, që është me i rrëzikshëm se ai direkt për njëriun.
Fshatin Kusar të Gjakovës ne vitin 1941 komunistet serb dhe shqiptar e kanë vrarë, për derisa sa po feston te dielen e Pashkëve, vetem pse ishin shqiptarë katolik. Ndersa sot këte fshat po e vrasin jo serbet me, por politikanët e korroptuar, qeveritarët maskarenjë, që flasin shqipen e bastarduar dhe dirigjohen nga jashtë, nga kompani, që dëshirojnë të shkatërrojnë natyren, malet , fushat dhe jetën e njerëzve në atë zonë.
Edhe Fshati Tuqep është një fshat, që banohet me shqiptarë të besimit katolik, prandaj këtu është me e lehtë, të keqpërdoret prona e tyre, zhvendosja e tyre kudo, në ndonjë cep të ndonjë qyteti apo në ndonjë lagje, që askush nuk dëshiron të jetoj, sepse janë të pabrojtur dhe të papërfaqësuar.
Neni 46 paragfafi 3 i Kushtëtutës thotë se : „Askush nuk do të privohet në mënyrë arbitrare nga prona. Republika e Kosovës ose autoriteti publik i Republikës së Kosovës mund të bëj ekspropriimin e pronës nëse ky ekspropriim është i autorizuar me ligj, është i nevojshëm ose i përshtatshëm për arritjen e qëllimit publik ose përkrahjen e interesit publik, dhe pasohet me sigurimin e kompensimit të menjëhershëm dhe adekuat për personin ose personat prona e të cilave ekspropriohet.“. Në këto dy raste nuk është interes, publik , por është interesi i kompanise të mëdha private, që qellim të vetëm kanë kapitalin e tyre. Prandaj ekpropriimi i pronës së pronarëve të fshatit Kusar dhe Tuqep, as nuk është i nevojshëm dhe as i pështatshëm, sepse të shkatërroshë të shpronësoshë pronen private, për interes të kompanisë private dhe të demtoshë ambientin, i cili dëmton jetën për gjithë banorët e zonës për rreth është në kundershtim me interesin publikut. Në këtë rast po i bëhet përkrhaje, vetëm interesit privat i kompanise.
Edhe vet qyteti i Gjakovës, do e pësoj nga ndotja e ambientit, që do bëhët në këtë fshat, sepse në vijë ajrore është shumë afër, nuk ka largësi më shumë se 2 km, prandaj ndotja e ambientit në këte fshat, do ketë psoja edhe për shëndetin e banorëve të fshatrave për rreth dhe të qytetit. Jeta do ju rrezikohet direkt edhe fshatit Dol dhe Pjetershan, që janë fqinjë me fshatin Kusar, fshatëra, që në dhjetor ishin më të zbukuruarat në Kosovë, që i gjasonin fshatrave diku në përendim. Këtë sot këta qeveritar, dëshirojnë ta shkatërrojnë, për interesa të biznesit privat, që kapitali i tyre, nuk dijmë në cilat banka dhe shtete do deponohet.
Edhe në Evropën perendimore bëhen holumtime, behen zbulime, por nuk vritet natyre, nuk demtohet ambienti, nuk shkaterrohen fshatra, as nuk shpronesohen pronarët, për interesa të kompanisë. Zonat e gjelbërura , në përendim mbrohen, shteti i mbështet në këto zona blegtorët dhe jo shkatërrimin e tyre.
Nuk na duhen fare parrollat për ndërtime të kishave dhe katedraleve, na duhet respekti dhe tolreanca në praktikë, në jeten e përditshme. Katolikët për ditë po largohen dhe nuk do shkoj gjatë, ku as një përqind, nuk do mbesë në këtë shtet. Po bëhet eksperiment, po tëntohet üshkatërrohen prona dhe bukuri natyrore. Për veq investimev të puntorëve nga perëndim, që kanë bërë me gjenrata , me qindra mijëra euro, aty do shkatërrohen edhe male të ruajtura me gjenërata. Të shkatërrosh natyren është krim.