| E shtune, 01.10.2016, 05:00 PM |
XHAVIT GASA
VARGJE MALLI
Në dhé të huaj larg vendlindjes time,
shkruaj vargje çdo ditë fletës së bardhë,
pastaj kërkoj një pëllumb a dallëndyshe,
vargjet e mia plot mall në krahë t'i marrë.
Nëse nuk i lexon askush nuk mërzitem,
mbase jemi të harruar nga ikja e gjatë,
ne poetët flasim me pëllumba e dallëndyshe,
nëse s'na besoni pyesni Shirokën e madh.
Rrugëve të kalldrëmta nëpër botë,
mes mijëra njerzve bëjmë shetitje,
cicërima në gjuhë ndryshme dëgjojmë
S"ka më të ëmbël se cicërima e vendlindjes.
DALLGA E DETIT DO TI SJELLË
Aty në zemrën e shkëmit i mbolla fjalët,
tek damarët e malit ku vjen uji burimit,
fjalët u shumuan dhe u bënë vargje,
u rritën lëndinave pa fund mes blerimit.
Ujvare pas ujvare zbret lartësise malit,
lumi Matit shkumëzon fushës Zenishtit,
në qofshin vargjet mia në mes valësh,
dallga e detit t'mi sjellë bregut Tamizit.
SHIU VENDLINDJES
Erdhën në Londër shirat e vjeshtës,
largohet vapa e nxehtë në arrati,
shiu të lag një lloj kudo të jeshë,
sikur t'më lag shiu vendlinjes çdo ditë.
Le të bëhen sot erë vargjet e mia,
le ti marrë flladi i vjeshtës në krahë
si pikat e shiut t"i hedhë nga vendlinja,
t'veshin kostumin vjeshtës ngjyrëartë.
NË PALCË TË GURIT
Nuk u lodh kurrë së prituri ndjenja,
duke gdhendur gjurmë në palcë të gurit,
e dinte se do të trokiste vargu te dera,
trokëllime që zgjoj muzën prej gjumi.
Muza e trembur nga endrat e trishta,
oh paskam qenë në ëndër tha e gëzuar,
në krahet e sajë i mori vargjet të gjitha,
i mbolli tokave pjellore në male e fusha.
Ndjenjat bashkë me muzën,
poezine gdhenden në palcë të gurit.
SPIRANCË MALLI
Rrugëve me pluhur vere e baltë dimrash
këmbëzbathur rroba arnuar prej dorës nënës
vrapoja drejt shkollës me çantë librash
vrapoja pas xixëllonjash dritës hënës.
Sot bredh në parqe drurësh nëpër botë,
mbushur plot lule, ketra e zogj të gëzuar,
rrugët e fshatit brenda zemrës blerojnë,
vendlindja më ka hedhur spiracën e mallit.
Kur thur vargje zgjedh fjalën më të ngrohtë,
vendit ku linda u rrita dërgoj kartolina malli,
vendlinja vjen nëpër vargjet e mia si kurorë,
me vendet e bukura e njerzit zemër-kristali.
BESOVA LUMIN TAMIZ
Besova lumin Tamiz për shqiptaret foli,
për gjithcka që më tha ishte e vërtetë,
jam i sigurtë që brigjeve Tamizit Bajroni,
ka shkruar vargje e shetitur qindra herë.
Xhorxh Gordon Bajroni ky poet i madh,
kur vizitoj Shqipërinë vend shqiponjash,
nuk e lodhi aspak rruga aq shumë e gjatë,
t'i tregonte për shqiptarët Tamizit të Londrës.
Të tillë qenkan pra poetët e çdo kohe,
me penën e tyre të thurin mijëra vargje,
pranë njeri tjetrit t"afrojnë çdo cep bote,
bota pa poetë si trup pa zemër e damarë.
TË FALAT E MATIT
Paska qenë shkruar të bredh bregut Tamizit,
të shkruaj letrës së bardhë dhe vargje,
unë fshatari rritur fushave të Zenishtit,
Tamizit, nga lumi Matit t'i sjell të falat.
Zenishtin e lumim e Matit s'i kam njohur,
më thotë Tamizi ky lum i qetë e i madh,
por për shqitaret më ka treguar Bajroni,
se ishin trima, të pashëm e shumë bujarë.
Më lumturoj mua Zenishtarin kjo bisedë,
dhe unë i thashë me kënaqësi Tamizit,
për njerzit gjithë nga bota që pret e përcjell,
do i tregoj lumit të Matit e njerzve të Zenishtit.
GURËT E HURDHËS
Unë fëmijë aty kam qenë këmbëzbathur,
trupkerthi lëkurënxirë nga rrezet e diellit,
sa herë i vrava këmbët e njoma rrasës,
gurin e bardhë gjeja hurdhës ujekthjellët.
Nuk më mban mend që m'sheh i habitur.
unë këtu u rrita mësova not luajta rrasash,
ke të drejtë s'jam më fëmijë por flokëthinjur,
unë s'po gjej ujin e kthjellët e gurët e bardhë.
Rrasa ishte aty s'kishte ndryshuar fare,
s'ishte zvogluar as rritur e thinj si unë,
uji lumit s'ishte sosur përplasej për rrase
gurët e bardhë me myshk ishin mbuluar.