| E marte, 27.09.2016, 06:00 PM |
Mbi Leqet e Hotit, Malsi e Madhe, shtator 2016
FTESAT E SHTATORIT
-…Shkurt pra, nga Nanë Tereza në Hot… te Mrizi i Zanave të Fishtes, te dasma e Brashajve të Helshanit të Hasit në Rinas (!!), te nxanësi im afarist në Maminas e deri te Gjon Markokaj në Breg-Drin (sot në Washington State), është hapsira e ftesave dhe e udhtimeve të mija në ketë shtator të 2016. Pra, një reportazh i pesëfishtë që po e kalojmë pak „gurë-në-gurë“, ka “një fije per dham”, - siç thotë populli.
Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga Zeqir Lushaj
Sot po ndalem në 5 prej tyre dhe ju them me bindje se secila nga ato e meriton nga nje reportazh…, por Gezim Marku, pronari i revistes sonë simpatike po më thote, - na mbyte me reportazhe, o Zeqo; lexuesit thonë, -ju redaktoret e zutë faqen krejt per vete e s’po na leni vend per botim etj etj., ndaj sot po bej nje koalicion ftesash, pra reportazhesh, se edhe subjektet e tyre ndoshta janë edhe me mire afer njeri tjetrit… Them se te gjitha sebashku krijojne nje bashkesi më te lakmueshme e ndoshta ndjehen edhe më interesant.
-…Shkurt pra, nga Nane Tereza në Hot… te Mrizi i Zanave të Fishtes, te dasma e Brashajve te Helshanit të Hasit ne Rinas (!!), te nxanësi im afarist në Maminas e deri te Gjon Markokaj ne Breg-Drin (sot ne Washington State), eshte hapsira e ftesave dhe e udhtimeve te mija ne kete shtator të 2016. Pra, nje reportazh i pesefishte qe po e kalojme pak “gurë-në-gurë”, ka “nje fije per dham”, - siç thote populli.
Tu Nana e Globit…
Me kish ftuar sa here miku im afaristi shembullor (shqiptar ne radhe te pare por edhe malazes), Gezim Alia per nje udhtim ne Kelmend. Dhe u gjet „si pahiri‘ Dita e Shenjterimit te Nane Terezes... Per befasine time, Nana po na priste e derdhur ne shtatore bash midis Hotit ku merret kthesa djathtas per Kelmend. Madheshtore ashtu si vet jeta e saj. Dhe ne profilin e fotos, ne faqe te malit, nje Kryq madheshtor me gure bjeshke dhjetra metra i gjatë. Sabrieja me mbesen Anisa fiksohen ne foto me Nanen e Globit...ne kete dite shenjeterimi.
Ne dolem deri ne Qafe te Bordolecit ne rrugen e re qe meriton fjalet me te mira por reportazhi per sot fillon e maron ketu...te NANA. E ku ka ma mire se ne midis te fisit te pare në HOT? Edhe ma madheshtore se ne Shen-Pjeter po me duket sot ketu në dheun e vet.
Nga monumenti i Nanes... te Mrizi i Fishtes.
Miku im poeti e publicist lekbibas shqiptaro-amerikani Pal Neçaj sot rreth 80 vjeçarë me zonjen e tij te nderuar Prenden kishin ardhur nga NY, USA me pushime ne Shqiperi. Une isha mesuar qe ne shtator ti pres Palin e Prenden ne Shengjin por sivjet diçka si befasisht „ma drodhen”.
-Per gjysem ora vjen tu shtepia jote nipi im Doda me makinë dhe ti me Sabrijen te jeni gati. Une e Prenda ju presim ne Lezhe...! Ec e prishja mikut tim te vjeter e bashkatdhetarit te „dheut“ te dyte Pal Mserrit te Perajve...
...Morem rrugen e Shkodres por kur Doda uli shpejtesin e dha sinjalin per kethim djathas i thash Palit:
-A te Mrizi i Zanave aa?
-E ku ma mire se aty o miku im Zeqir Lushaj, ma kthue Pali jo pa emocion…!
...!
Pali me Prenden e une me Sabrien jemi mesuar edhe me shaka por drojta a mos po me preket nusja e nipit te Palit Bardhja nga Poravi i Pukes kur e ngacmova Doden qe i terhoqen vemendjen do vajza simpatike duke hyre ne lokal e une i thash;
-O Dode Djali. Deri tash ishin tu Mrizi, por Zanat tash po vijne....!
Dhe plasi gazi hahahaha...
-Po per bese tha nusja e Dodes, Bardhja, - dhe i pat hije ajo fjalë.
Një dasem madheshtore, me kapuç të bardhë në Rinas...
( Epo është çikë Helshani por edhe mbesë Tropoje de‘).
Kur me thirrri kumara ime Gezim Isa Brasha ne martesen e vajzes se tij Anisa dhe me tha se dasma behet ne nje lokal ne Rinas disi u befasova. Mbesa e Dem Rexhepit te Helshanit te Hasit martohet me djalin e Malesise se Madhe te Mbishkodres (por te ramë ne Ishull-Lezhe) me Manfred Kolecin dhe e bajne ceremonine ngjitur me fushen e avjacjionit...! Po kjo?
-Po ku di une o kumar, djali e vajza aty e kan zgjedh, - me tha Gezimi.
...Shkova ne lokalin ne fjalë, qe popullorçe njihet „Dy Luanet“ dhe u befasova. Shkurt, siç ju thash edhe dasmoreve te tjere; -lokal me te mire nuk e gjen as ne Amerikë. Jo jo, as në Amerike nuk kie lokal me modern...
Nje reportazh ma i gjate se dasma duhet per kete martese, per kete familje te madhe e te nderuar, per kete nuse, Anisen inxhinieren elektronike qe e lidhi jeten me djalin malsor ne auditoret e Universitet , me Manfredin simpatik. Por ju tham ne fillim te shkrimit se reportazhi eshte i pesefishte e duhet ti bijem pak shkurt e shkurt. Ndaj në morin e qindra fotove si ne nje ansambel folklorik une zgjodha kete foto preszentuese per revisten tone ZemraShqiptare, foton me kapuç te bardhë. Ku ka me bukur se kaq, ku ka ma bukur se keshtu; - Një dasem madheshtore, me kapuç të bardhë në Rinas...
Epo është çikë Helshani por edhe mbesë Tropoje de‘. Vajze e deres se Baraktarit por edhe mbese e familjes se nderuar te Berishes, çika e Vjollces se Katarosheve.
Xhaviti, nxenesi im i shkolles fillore Selimaj, djali i Geg-hysenit
-Eeeh more bir, -me thoshte dikur im at’, -tek i miri gjithkush po kerkon një hise!
Mu kujtua kjo fjale e babes kur vizitova (mbas disa ftesash) ish-nxenesin tim shembullor te shkolles fillore Selimaj ne vitit 1967-’70 Xhavitin e Sokol Rames se Kalbaje, sot afarist i mirenjohur jo veç ne Shqiperi por deri pertej Oqeanit. Me forcat e tija ka ngritur nje fabrike modern per bimet medicinale e sot mbi 80 % te prodhimit te saja i eksporton ne Amerike.
Vizitojme fabriken ne te kater katet e Xhaviti na shpjegon me pasion gjithçka qe nga hyrja e lendes se pare e deri ne paketim direkt per ne USA.
...Ajo dite shtatori ishte e diel. Punetoret dhe vet drejtori ishin pushim. Por dikush i tha se -ish mesuesi yt mbas rreth nje ore do vizitoj fabriken tende ne Maminas.
Pa nje pa dy, u nis nga Tirana… dhe u takuam të dy palet në derë të fabrikes AlbKalustyan.
-Ma gjete shtepine në Amerikë, -i thash une me shaka? Ja edhe une ta gjeta fabriken ne Maminas.
...Xhaviti ish nxenesi im shume i respektuar eshte edhe shkrimtar e poet.
Per festen e Zojes se Merturit...tu Gjon Markokaj
E di se miku e ish kolegu im shkrimtari e poeti Gjon Markokaj me lexon kudo qe te me hasi e kudo qe te jete. E , sonte kur ta lexoje kete shkrim droj se ka me thane; -More Zeqo por edhe tek une ishe ne Shtator per festen e Zojes e nuk kam pa se ke shkrue ndonje gjë.
Eeh more Gjon Djali i Rajes. Mbas nje viti a po e kujton ndejtjen në festa e dasma se at nate e kujton gjithkush…
Keshtu pra te dashur lexues kjo foto siper, i korespondon shtatorit te shkuar ne familjen e Gjonit ne Fierze Tropoje. Sivjet Gjoni e „tradhetoj“ Zojen e Merturit e shkoj ne Washington State te nusja, te Zoja e vet, te bija e dalluar e Bugjonit te Pukes.
-E po Gezuar festen edhe atje o Gjon, bashke me vajzen tende te mire Aferditen e dashur dhe dhenderrin djalin e Curraj Eper zotin Vukaj.
...Qe‘ pra lexuesit e mi te nderuar, keto jane ftesat e mia te shtatorit, ky eshte reportazhi im „gurë-në-gurë“, e ka “nje fije per dham”.
-Nga Shengjini, fund-shtatori 2016-