Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Nacional - Çlirimtarët e Dushan Mugoshës

| E premte, 23.09.2016, 07:55 PM |


“NACIONAL – ÇLIRIMTARËT”  E  DUSHAN  MUGOSHËS...

Nga Fritz RADOVANI

?1946 – KORRIK – 70 VJETORI I DEKORIMIT NGA TITO...

KUR DO TË HAPET DOSJA E TRADHËTARIT TIRAN ENVER HOXHA ?!..

JANAR 1945 Enveri i jep urdhën me shkrim trupave që ndodheshin në Veri:

--“Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë brenda dhe jashtë kufinjve, pa treguar as më të voglën tolerancë!..”

?VITI 1946 – NGA DITARI I TIRANIT ENVER HOXHA:

?HAPNI NË SHKODER 26 BURGJE, HETUESI, QENDRA TORTURASH E VRASJESH...

?HAPNI “SEKSIONIN KATOLIK” NË DEGËN E PUNËVE TË MBRENDSHME!..

20 SHKURT 1946 Pushkatohet At Anton HARAPI OFM...(Dosja 1086), Lef NOSI dhe Maliq BUSHATI. As sot nuk ua dijmë varrin dikund në brigjet e Lanës, Tiranë.

4 MARS 1946: Pushkatohen nga Organizata “Bashkimi Shqiptar”: At Gjon FAUSTI SJ, At Daniel DAJANI SJ, At Gjon SHLLAKU OFM, Mark ÇUNI, Qerim SADIKU, Prof. Gjelosh Lulash BAJRAKTARI dhe pak ditë ma vonë Frano MIRAKAJ.

23 MARS 1946: Vritet pabesisht dijetari Don Nikoll GAZULLI.

27 PRILL 1946: Arrestohet Don Injac GJOKA dhe dënohet 8 vjet burg.

25 MAJI 1946: Vdes i izoluem Imzot Gasper THAÇI, Argjipeshkvi i Shkodres.

MAJI 1946: Arrestohet Don Nikoll Mazrreku... Ka ba mbi 37 vjet burg e interrnim...

18 KORRIK 1946: Pushkatohet Don Alfons TRACKI, Misionar nga Breslau...

12 GUSHT 1946: Arrestohet Don Pjeter TUSHA, dhe dënohet 6 vjet burg...

31 GUSHT 1946: Arrestohet Don Nikoll TROSHANI, dhe dënohet dy herë...

9 Shtator 1946: Lëvizja Antikomuniste e Postribës, e motivueme nga vetë Ata një shperthim i parakohshëm “Lëvizje....”, që mori disa qinda jetë fshatarësh e deri tek ishoficerë, intelektualë e Klerikë PA FAJ që, as nuk dinin ku bije Postriba. Mbas sa e sa muej torturash u pushkatuen dhe u mbytën ndër hetuesi Kolec Deda, Riza Dani, Cin Serreqi, Dulo Kali, Caf Dragusha, Rasim Gjyrezi, Simon Darragjati, Ingj. Fahri Rusi, Guljelm Suma, Murat Hysen Haxhija, Bilbil Hajmi, Pjeter P. Pali, Gaspër Simon Gaspri, Xhelal e Abdyl Hardolli, Prof. Kolë Prela, Avokat Paulin Pali, Avokat Muzafer Pipa, etj.

9 SHTATOR 1946: Arrestohet per “Lëvizjen e Postribës” edhe romancieri i parë i Letersisë Shqipe Don Ndoc Nikaj, 82 vjeç, nder themeluesit e Shoqnisë “Bashkimi”.

10 TETOR 1946: Arrestohet në Mirditë Don Mark BICI, dënohet 15 vjetë.

11 TETOR 1946: Arrestohet në Dukagjin At Karlo SERREQI, dënohet me vdekje, dhe mbasi i kthehet dënimi me burg të përjetshëm, vdes në burgun e Burrelit në 1954.

25 TETOR 1946: Arrestohet Don Ndre SIMONI, dënohet 10 vjetë burg...

26 TETOR 1946: Arrestohet Don Jakë ZEKAJ, per agjitacion e propagandë.

27 TETOR 1946: Arrestohen në Tiranë heren e parë Don Shtjefen KURTI dhe At Pjeter MESHKALLA SJ. Në arrestimin e dytë Don Shtjefen KURTI në 1971 pushkatohet, ndersa, At Pjeter MESHKALLA, plotson 25 vjetë burg nder kampet e shfarosjes...

28 TETOR 1946: Arrestohet në Tiranë At Pashko GJADRI SJ, dënohet 8 vjetë burg.

28 TETOR 1946:Arrestohet At Mëhill TROSHANI në Tiranë, arrestohet prap 1967.

31 TETOR1946:Arrestohet në Korçë Papa Josif MIHALI, varroset i gjallë në kënetë të Maliqit nga policët e kampit me datën 26 Tetor 1948. Punoi per unifikimin e Kishave.

6 NANDOR 1946: Arrestohet në Mirditë dhe dënohet Don Prengë QAFALIJA.

10 NANDOR 1946: Vritet pabesisht në Reç Don Luigj PICI, ishte 39 vjeç...

12 NANDOR 1946: Arrestohet në Elbasan At Petraq ISAK, bani 15 vjet burg...

12 NANDOR 1946: Arrestohen në Shkoder At Donat KURTI, Don Mark HASI, Don Anton MUZAJ. At Donati ban 20 vjetë burg. Don Antoni mbas një viti vdes, ndersa Don Mark HASI, ban 7 vjetë burg... Arrestohet prap në 1967, dhe vdes në Ballsh 1981.

Me këte grup Klerikësh dënohen: Çesk HILGEGA, Fazio TARCIZIO, Injac SERREQI, Viktor KUJXHIJA, Albert ÇOBA, Ana DAJA, Gjon KOVAÇI, Liza PALI, Elez NURJA, Shefqet LUTFIJA. Pothuej asnjeni nuk ka perfitue zbritje dënimi.

14 NANDOR 1946: I dorzohet Sigurimit Jugosllav nga Sigurimi ynë në Tuz, dhe pushkatohet atje Imzot Nikoll TUSHA (NOGA), në moshen 50 vjeç.

16 NANDOR 1946: Pushkatohet Misionari gjerman Don Zef MAKSEN...45 vjeç.

16 NANDOR1946: Rreth orës 02.00 të natës futen armët nga Sigurimi i shtetit në Kishen e Fretenve në Shkoder, si dhe në Orosh të Mirditës, dhe arrestohen Fretnit të gjithë shka ishin në Kuvend, i cili kthehet në Burg dhe thirrej “Burgu i Kishës”...

U burgosën Imzot Frano GJINI, Imz. Nikoll DEDA, At Mati PRENNUSHI, At Çiprian NIKA, At Pal DODAJ, Don Tomë LACAJ, Don Ndoc SAHATÇIJA, At Gjon KARMA SJ,

Don Nikoll SHELQETI, At Mëhill MIRAJ, Fra Zef PLLUMBI, Fra Ndue VILA.

?Imz. Frano GJINI, Imz. Nikoll DEDA, At Mati PRENNUSHI, At Çiprian NIKA, janë pushkatue me 11 Mars 1948. Në Burgun e Kishës vazhdonin hetimet 700 të burgosun.

25 NANDOR 1946: Pushkatohen në Prizren At Bernard LLUPI, Kol PARUBI, Marije SHLLAKU dhe Gjergj MARTINI, akuzue nga UDB per “Katoliçeskaja Banda”.

2 DHJETOR 1946: Mbytet në tortura dijetari At Bernardin PALAJ.

4 DHJETOR 1946: Arrestohet At Leon KABASHI dhe dënohet 20 vjetë burg.

4 DHJETOR 1946: Arrestohet At Alfons ÇUNI, per armë të futuna nga Sigurimi.

6 DHJETOR 1946: Arrestohet Imz. Jul BONATTI, dhe mbytet nga Sigurimi në manikomjo të Durrësit në vitin 1951, kur ishte i dënuem me 5 vjet burg.

10 DHJETOR 1946: Arrestohet At Sebastjan DEDA. Dënohet 5 vjet burg.

11 DHJETOR 1946: Arrestohet At Aleks BAQLI, dënohet 10 vjet burg...

?Kanceri i Popullit Shqiptar asht komunizmi! Ndersa, metastazat janë Sigurimi i shtetit dhe Akademia e shkencave... që shkatrrojnë trunin dhe trupin e njeriut...

?Nëse realizohet “Rilindja”, ajo tregon se Populli Shqiptar nuk sherohet kurrma!

?KA EDHE NGA “ATA” QË AS KËTE... NUK E QUEJNË GJENOCID !!

?Sami FRASHERI ka shkrue:

“Kalben njerëzit e ndershëm, atje ku lartësohën kriminelët !”

Melbourne 2016.