| E enjte, 15.09.2016, 08:05 PM |
Dali
Emërllahu dhe vepra studimore e tij “Edukata estetike”
Nga Tefik Selimi
Thonë, e bukura gjendet kudo në natyrë. Ajo gjendet tek njeriu, në natyrë, kosmos e kudo tjetër. Ajo e ka ermrin e bukur ose madhërishme. Pse jo? Është bukuri e gjithçajës. Kjo është art i të bukurës. S’ka më të bukurën! Rroftë E BUKURA! Ajo ka “fuqi” dhe na rrëmben. Na rrëmben dhe na krijon madhështi në jetë. Për këtë “fenomen” të estetikës, pra të bukurën, janë marrë disa estetë, shkrimtarë, artistë e filozofë. E bukura ka ekzistuar qysh heret. Kush ka jetuar me të bukurën, e ka ndjerë vetën si pjesë të saj.
Andaj, shumë poezi, poema, përralla, tregime, romane e forma të tjera arti, janë krijuar nga autorët të ndryshëm nga “fenomeni” e bukur. Prandja, këtë “fenomen” me kohë e ka trajtuar edhe profesori ynë i nderuar, z. Dali Emërllahu, i cili, kur flet për të bukurën, ai s’di të ndalet dhe fjala e tij shkrihet përtej të bukurës apo të madhërishmes. Ai është nje personalitet atraktiv, i cili, gjuha, mendja, qëndrimi dhe përkushtimi i tij ndaj “fenomenit” e bukur, duket se e qartëson duke folur si zog dhe fjala e tij peshon dhe ka vend. Ai sa kohë fliste për librin e tij “Edukata estetike”, sikur mendimet e tij krijoheshin me fakte dhe me fjali plot mendime të qëndrueshme. Secila fjalë e tij zinte vend në atë “kuvend” me pak shokë.
Andaj, ditë më parë, në selinë e Lëvizjes “Vatra”, në Gjilan, e takuam Profesorin e nderuar Dali Emërllahun, i cili, për atë kohë sa qëndruam me te e me disa shokë të tjerë, na la përshtypjen e njeriut ta madh të dijes. Ai, nga kjo Lëvizje u nderua me mirënjohje speciale si doajeni i shkencës, dijes, njeriut që i dha kuptim të drejtave legjitime të popullit të Luginës.
Dali Emërllahu është një emër i përveçëm i shkencës së edukatës estetike. Ai, ndonëse në moshë, akoma punon dhe s’ndalet dot. Ai është një profesor i kalibrit evropian, një njeri që tërë jetën e jetoi dhe veproi për interesat e kombit shqiptar kudo që ndodhet. Gjersa bëmë një pushim në një pijetore mu në qendër të qytetit, Gjilanit, profesorit të nderuar i bëmë disa pyetje: si e ndjen vetën në këtë moshë të shtyrë? E, ai pa hezitim na tha se, unë e jetoj jetën me shkollarë të rinj, studentë, të cilët më gëzojnë kur shoh se bëjnë punë të mbarë e të suksesshme. “Unë jam i një kohe tjetër. Jetoj akoma me ligjërata, me libra me shënime, të cilat i ruaj dhe jam tejet “fanatik” që nuk i japi kujdo.
Në pyetjen se çka keni botuar gjer më tani? Profesori Dali Emërllahu tha se, gjer më sot i kam botuar këto tekste Universitare, si janë: “Metodika e edukimit, Prishtinë -1997, “Bazat e metodikës së punës edukative” Prishtinë, 1998, “Praktikumi metodik për lëmin e edukimit punues”, Prishtinë, 1996; “Metodikën e edukimit punuese e pooteknike (doracak), Prishtinë -1996; “Nocioni i edukimit” (përmbledhje punimesh), Prishtinë 1998; “Reforma universitare” (botim i veçantë), Prishtinë, 1996; “Vështrim global i çështjes së edukimit punues”, Prishtinë -1984 dhe “Edukata fizike (qasje monografike) Prishtinë, 1998. Jo vetëm kaq. Dr. Dali Emërllahu, profesor, që nga viti akademik 1968/69 është mësimdhënës i pedagogjisë (dhe i metodikës së edukimit punues) në Universitetin e Prishtinës (SHLP Prishtinë, Fakulteti i Arteve, Fakulteti i Kulturës fizike). Ai aktualisht është profesor i Pedagogjisë së përgjithshme I, II në Fakultetin e Mësuesisë të UP-së.
Profesori Dali Emërllahu ëshë ligjërues i lëndës së pedagogjisë në Fakultetin e Arteve të UP-së dhe në Universitetin e Tetovës. Gjer më tani, ky profesor ka më shumë se 200 njësi bibliografike si dhe është pjesëmarrës në disa simpoziume shkencore brenda dhe jashtë vendit.
Ai (dr. Dali Emërllahu), profesor i Edukatës Estetike, i cili, për kohën sa qëndruam tok, na fliste për të vërtetën e jetës. Ai shtoi se, gjer më tani është munduar ta studiojë fenomenin e edukatës estetike. Tha se, “E kam filluar punën në studimin e edukatës estetike nga Platoni, Aristoteli e filozofë të tjerë. Por, akoma nuk e kam përfunduar këtë “projekt” të nisur. Sepse, kjo fushë e dijes është mjaft e gjerë dhe komplekse, për faktin se, estetika, si fenomen i së bukurës, do jo vetëm përkushtim e studim të thellë, por edhe të bindje e fakte të së vërtetës që eksizton.
Ai tha se, një një kohë, edhe Aristoteli, filozof i madh grek, duke shtuar për të bukurën dhe të vërtetën, ka thënë: “E dua Platonin, por të vërtetën më shumë”. “Edhe unë jam nisur rrugës së “gjetjes” së vërtetës. Pse jo? E dua punën, por edhe dua edhe shkencën, sidomos edukatën estetike. Këtë lëndë e ligjëroj në Fakuletin e Edukimit. Tek kjo fushë e mrekullueshme, unë e gjej një qetësi shpirtërore. Jetoj me të bukurën ose të madhërishmen. Prandaj, mundohem që këtë fushë të dijes ta interpretoj ashtu si e di apo si e kuptoj. Me rëndësi është se, kur njeriu flet për këtë art të të bukurës, pra për edukatën estetike, s’ka se si mos e ndjen vetën të jesht i tillë që e adhuron dhe e vlerëson tej mase”.
Ia bëjmë nga afër një pyetje profesorit të nderuar, Dali: si “flasin” librat e juaj në këtë drejtim të estetikës? Ai përgjigjet: “Edhe unë, duke u munduar ta shpërfaqi një pjesë të edukatës estetike nëpër tekstet e mia, sidomos në librin tim me titull “Edukata estetike”, aty shihet qartë se unë posedoj një fuqi të vullnetit të palodhshëm për të dhënë nga vetja atë që kam mundësi ta bëj. Jam munduar ta them një të vërtetë të bukur të jetës, ajo që ekziston në mes nesh, edhe pse e bukura nuk ka kufij. Ajo jeton dhe “shija” e saj e “bukur ka jetuar e jeton edhe sot anë e kënd kosmosit njerëzor”.
Pyetja e dytë ishte: Cila është porosia e librit të tuaj “Edukata estetike”? Profesori, u përgjigj: “Unë këtë libër ua kam dedikuar studentëve të fakuletit të mësusisë dhe kjo lëndë ligjërohet në mënyrë monografike. Pra, dua ta përjellë porosinë tek të tjerët se, “të gjithë ata që dëshirojnë t’i zgjerojnë njohuritë e tyre për edukatën estetike, pra që të kenë njohuri për estetikën, kjo fushë magjepëse e artit, të së bukurës e të madhërishmes, të sublimes, pra për mënyrën e sendërtimit të edukatës estetike etj, aty e gjen”.
Rodhi pyetja tjetër: “Kjo fushë, të cilën e keni studiuar dhe e keni avancuar në praktikë me vepra, a është e vështirë dhe si e interpretoni këtë? “Po, tha profesori Dali Emërllahu, - unë në studimet e mia kam bërë përpjekje që të bashkërenditen arritjet bashkëkohore të teorisë dhe të praktikës pedagogjike në këtë fushë tejet të rëndësishme, por edhe të ndërlikkuar e daliakte edukative. Unë kam bërë përpjekje që të interpretoj qasjet e doktrinave të shumëllojshme estetike-artistike të autorëve të ndryshëm me të arriturat bashkëkohore. Prandaj, që në fillim kam shtuar se, çështja e së bukurës (siç thotë Sokrati): “e bukura është e çuditshme”. Ka këtu akoma çështje të hapura. Sido që të jetë, edukata estetike është fenomen që ekziston në mes njerëzve. Ajo duhet të adhurohet dhe të shpërfaqet në praktikë.
Aty për aty lindi pyetja tjetër: Si e keni ndarë librin e juaj “Eduakta estetike? Dali Emërllahu, profesor tha edhe këtë se, “librin tim në fjalë e kam ndarë në shtatë kaptina, si janë: E I-ra, e cila trajton me çështjen e përcaktimit të dhe të përkufizimit të të edukatës estetike; e II-ta trajton nocionet dhe kategoritë themelore (estetiko-artistike) të edukatës estetike; e III-ta i kushtohet “Mbështjetjes historike të edukatës estetike”; e IV-ta shkoqit çëshjen e “Rëndësisë dhe të detyrave të edukatës estetike”; e V-ta, trajton “Përmbajtjen dhe mundësitë e sendërtimit të edukatës estetike”; e VI-ta është kaptina më serioze, e cila në vete ngërthen tematikën “Supozimet metodike për sendërtimin e edukatës estetike”dhe e VII-ta trajton çështjen “ e bartësve dhe të faktorëve të edukatës estetike. Kjo është tërësia e veprës sime, e cila po interpretohet dhe po çmohet mjaft mirë tek lexuesi ynë, i cili i është qasur me kohë kësaj rruge të edukimit estetik”, ka shtuar Dali Emërllahu, profesor.