| E hene, 12.09.2016, 09:18 PM |
Shahin Ibrahimi
Shikimet e fundit
Shikimet e fundit më lanë pershtypje
Nga pa fuqia shpesh herë dremisje,
Mesazhe, keqardhje, dhuroje në ikje
Ndoshta mendoje, kobin që po na priste.
Kthej kokën kujtoi buzëqeshjen e ëmbël
Ndërsa ti më prekje lehtë me dorë,
Nga ai vështrim më rrethojnë veç engjëj
Pranëshihja, imazhin tënd mbi dëborë.
Një dritë parajse mbaje me vete
Na ndriçonte kudo si pa kuptuar,
Shpitrin do djeg si trup komete
Të jemi gjithmonë pranë të bashkuar.
Përballuam dallgët që na fali jeta
S`të ndala dot të thurnim ëndrra pleqërie,
I lutem parajsës, të të thotë si u treta
Me ty pranë, largoja çdo trill çmëndurie.
Një mjegullnajë pa dalje le prapa
Si vetë jeta në të cilën ne kaluam,
Qetësinë e lodhjeve do shijoje e para
Se fëmijët, në themele të sigurta drejtuam.
Lëviz i vetëm ballë djersitur
Në këto ditë Gushti, ajri s` më mjafton,
Në foto njerëzve, sa shumë ju je dhimsur
Por një zemër, për ty ende po pulson.
Tani që s`të shoh më përqark shtëpisë
Pyes veten, pse pranë teje qeshja pa reshtur,
Qënia ime sot, po merr formën e mërzisë
Një lemëz po më afron, psherëtimën e vjetër.
Nuk mbeti zemër dhe gjethe pa u dridhur
Atë ditë dhe qielli tregonte dëshpërim,
Zgjata dorën të të largoja pamjen e hidhur
Shikimin e lamtumirës, ma dhe si ngushëllim.
Një ditë më dole para mes mërzisë
Sa shpejt më mbushe shpirtin me dritë,
Zemra gufoi dhe rendi pas dashurisë
Të të plotësoja, qoftë dhe një dëshirë.
Pranë njëri tjetrit, do të ndanim mërzinë
Asgjë në të ardhmen, sdo na bëj të qeshim,
Nga dhimbja drurët ndjejnë lakuriqësinë
Se mbi trishtim, pranverat s` çelin.
Tani ngjaj si dru pa gjethe e frut
I kafshuar në kockën pa mish,
Të ardhmen do ta kaloj me mund
Kujtimet po më kafshojnë:- Ta dish!
Kushtuar bashkshortes, qe u nda nga ne pak dite me pare.
I ndjefte shpirti qetesi.