Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zejdush Kastrati: Cka ka te keqe nese keshillon?

| E diele, 04.09.2016, 08:30 AM |


Sqarim

Cka ka te keqe, nese keshillon ... ?

Nga Zejdush Kastrati

Me  Adem Grabovcin, njihemi perafersisht,  tani e 10 vite.Nuk na perafron asgje tjeter, por arsye kryesore,   per mua si gazetar qe percillja Qeverine dhe Kuvendin e Kosoves,  ishte,  se  pata degjuar  (jo vetem nga nje i aferm i imi) se gjate qendrimit ne hetuesi por edhe ne burg, ne kazamatet serbe,   jane te rralle ata shqiptare,  qe i kane qendruar tortures dhe dhunes serbe,  sikur Adem Grabovci,  andaj edhe respekti im, kuptohet nuk  mungonte dhe nuk do te mungoj,  per ate periudhe kohore.

Me kujtohet,  se intervisten e pare,  e pata realizuar,  me Ademin,  deri sa ai ishte zevendesminister i Infrastruktures, (  ate kohe punoja ne Rrokum TV), dhe meqe flitej me te madhe per Shik-un, arrita qe nga ky bashkebisdim mbi 4o minutesh, te nxjerri para opinionint gjera,  per te cilat ate kohe edhe hezitohej e friksoheshin,  qe  te flitej. Pas perfundimit te intervistes,  ishte paksa i rezervuar,  dhe per ta qetesuar i thash se eshte koha qe te flitet haptas per cdo gje.Pse mos te flitet per Shik-un, kur  njerez te UDB-se  e sherbimeve tjera antishqiptare po veprojne e  sillen me komoditet neper Institucionet qe nga Presidenca..., kurse,  nese Shik-u, ka ba pune  per te mire te vendit,  atehere,  hapni letrat, more burr, se pse keni mbajt burg,  e edhe  pse keni luftu...?

Edhe gjate dy mandateve si shef i grupit paralemntar te PDK-se,  me Ademin,  kam pas nje bashkepunim shume te sinqert e korrekt, ekskluzivisht vetem ne sferen e performaces se tij    mediale, perkatesisht komunimin me opinionin.Jam munduar gjithnje(dhe nuk pendohem fare) qe ne raport me opinionin dhe mediat,  te jet shume i hapur,  te komunikoj lirshem  bindshem,    pa perjashtuar asnje medium,  por edhe te reflektoj nje pozitivitet ne shoqerizim me gazetar-e, per cka edhe mendoj,  se ia ka arritur qellimit.

Qe ne start, i pata  then, (por edhe me vone) se nese,  je pjese e skenareve dhe veprimeve qe bien ndesh me ligjin, une nuk jam me ty,  dhe mos llogarit ne mua, sepse  minsitria ku je,   eshte ne agjende te  hetimeve marramendese. Kurre  dhe asnjehere,  nuk kam kerkuar benefite, nderhyrje, intervenca,  ndonje tender, ngritje ne pozite,  apo per ndonje perfitim personal, edhe pse disa here, personalisht,  dhe ne prezence edhe te disa te tjereve,  me ka thene,   se” je i vetmi gazetar,  qe  po me ndihmon dhe te falenederohem  pafundesisht...”, ka deklaruar, disa here, Ademi.

Jane raste te rralla,  qe nuk me ka konsultuar kur ka marre pjese ne debate e intervista,  kur ka dale ne konferenca per shtyp, dhe siq eshte degjuar edhe nga pergjimi,  ne takatin tim, une kam dhen mendimin tim (dhe fare nuk pendohem per ate cka kam ba per te)dhe  gjithnje e kam sygjeruar qe te kerkoj nivelin,  kur shkon ne debat, meqe dihet boterisht, se  Adem Grabovci ka perfaqesur subjektin politik me te votuar ne Kosove,  (pos qe po del vertet se eshte edhe shef i shefave), andaj fuqia e votes te percakton edhe vendin ku duhet te ulesh ne debate televizive, por edhe ne konfernca per shtyp.

Sa i perket akuzave, duke me prezentuar si “sherbetor” i “Prontos”, per hir te opinionit,  dua te sqaroj  se  ne aspektin e  kooperimit dhe dhenjes se ndihmes per te performuar sa me mire,   dhe gjthnje ne interes te opinionit, une si gazetar,  kam insistuar edhe ne takim e kontakte edhe gojore por edhe permes telefonit, edhe  me shume deputete tjere te subjekteve politike,  jo vetem te PDK-se, por edhe LDK, W, Nismes,  AAK-se, dhe te tjereve, por edhe ne takim me Kryeparlamentarin Veseli,  edhe me Thacin sa ishte kryeminister,  edhe Isa Mustafen sa ishte kryetar komune, por edhe tash si kryeminister, (kam shkru opinione ne kete derjtim) qe te ndryshojne qasjen ne raport me median dhe opinion  e gjere  publik....sepse eshte ne interes te tyre, por edhe te Kosoves.

Ne pergjimin,  te publikuar,  nga “Isajderi.com”,  per asgje nuk i bie pishman,  sa i perket komunikimit me Adem Grabovcin,  dhe  per ate cka i kam then atij,  kurse gjuha qe kam perdorur ne raport me disa lidere,  eshte totalisht e papranuar dhe ndiehem shume keq, (por edhe une jam Kosove),  dhe,  ky eshte realiteti e kjo eshte shoqeria jone kosovare, ku bej pjese edhe une(me perjashtime) ne te cilen po jetojme, por vlersimin per Visarin e Luten,  si lidere politik, edhe tani , pese vite pas ketij komunimi,  e kam,  edhe me te fuqizuar.

E bera kete sqarim, jo per te ndryshuar opinionin me demagogji e inskenime, as per tiu kundervu edhe atyre reagimeve dhe mesazheve qe me kane ardhur si kritika,  vrejtje e besa edhe ofendime, pas  publikimit te  pergjimeve, por me te vetmin qellim:Per Adem Grabovcin,  por edhe shume te tjere qe koontribuan  per kete Kosove,  deri me  1999, ua hjeki kapuqin, e pas kesaj date, per gjithe ata qe e ban m..,  jam ne gjendje,  te participoj,  per ti quar,  aty ku e kane edhe  vendin.

Gjithashu, sherbetor medial,  as i Adem Grabovcit,  e as askujt tjeter,  nuk jam dhe nuk do te jem kurren e kurres,  dhe ate me kurrfare cmimi, edhe pse sherbetoret e sotem  medial dihen  sepse nuk jemi Kine...Ata flasin kthinave,  birucave e pas shpine, por edhe aty, ku kryhet nevoja!!!!